Burimet Njerëzore

Politika e punësimit

“Mund të kesh strategjinë dhe ndërtesën më të mirë në botë, por nëse nuk ke zemrat dhe mendjet e njerëzve të cilët punojnë me ty, asnjëra nuk merr jetë.”

– Renee West

Burimet Njerëzore janë themeli i suksesit të një institucioni. Burimet Njerëzore nuk janë vetëm departamenti i proçesimit të burokracirave administrative por përpjekja e vazhdueshme për maksimalizimin e potencialeve të të gjithë punonjësve të skuadrës.

Fryma e punës në Spitalin Amerikan është një frymë perëndimore me në qëndër pacientin. I gjithë stafi i këtij spitali, është dinamik dhe nis që nga bankat e universiteteve e deri te profesorët ndërkombëtarë me tituj të fushës së Mjekësisë. Mund të duket luks të punosh me më të mirët por shëndeti vjen mbi të gjitha.

Stafi i Spitalit Amerikan, duke qënë dinamik është një staf gjithnjë në rritje. Punësimi i të rinjve është një nga politikat e spitalit, punësimi i stafit të huaj gjithashtu, duke sjellë kështu zhvillimin e botës perëndimore në mjekësinë tonë. Përgjatë punës ndërthur energjinë e motivimin për profesionin e punonjësve të rinj me pagabueshmërinë e eksperiencës.

Jemi të hapur për çdo bashkëpunim dhe aplikim.

Së bashku, përqafojmë jetën!

Vendet vakante

Infermier/e (Tiranë)
Infermier/e (Durrës)
Infermier/e (Fier)
Teknik/e Laboratori
Teknik i Sallës Operatore
Koordinator/e Tirana 3

Formular aplikimi

Ju lutemi printoni dhe plotësoni me dorë formularin e mëposhtëm, më pas skanojeni dhe  dërgojeni atë në adresën [email protected] duke specifikuar pozicionin për të cilin jeni të interesuar.