IVF

IVF

Nëse doni të keni një fëmijë…

Çiftet që paraqiten në një institucion shëndetësor për fekondimin in vitro, mund të kenë fëmijë duke iu nënshtruar një trajtimi, pas përcaktimit të një diagnoze të saktë përpara procesit të fekondimit in vitro.

Për rrjedhojë, fekondimi in vitro është metoda e fundit e trajtimit që zbatojnë mjekët në rastin e problemeve të sterilitetit.

Fekondimi in vitro në katër hapa:

Pacientët iu nënshtrohen fekondimit in vitro, i cili është një trajtim i rëndësishëm për problemet e sterillitetit, atëhere kur metodat e tjera të teknologjisë ndihmëse të riprodhimit kanë dështuar.

Hapi i parë është stimulimi i vezoreve  për të krijuar folikula të shumëfishta. Në këtë fazë, sigurohet rritja folikulare e vezoreve. Qëllimi është rritja e sasisë së vezëve qelizë nga 1-2 deri në 10-15.

Kur gjykohet se pjekuria folikulare është e mjaftueshme, për një periudhë prej rreth 10-12 ditësh, aplikohet një mjekim i posaçëm që shkakton ovulimin brenda 36 orëve nga kryerja e procedurës së nxjerrjes dhe kryerjes së injeksionit nëpërmjet përdorimit të teknikave transvaginale me ultra tinguj.

Procedurat e fekondimit dhe rritjes së embrionit kryhen në laboratoret e fekondimit in vitro. Një nga faktorët më të rendësishëm që kushtëzon suksesin e procesit të fekondimit in vitro është që laboratoret dhe mjedisi të jenë të sterilizuara. Fekondimi në laboratore kryhet me metodat in vitro (Fekondim In-Vitro) dhe ICSI (Injeksioni Intracitoplazmik i Spermës). Shpesh, preferohet më shumë metoda e mikroinjeksionit, për shkak të mundësive më të mëdha të fekondimit.

Embrionet, të cilat mbikëqyren e kontrollohen rregullisht pas fekondimit, transferohen në uterusin e pacienteve 72 orë nga përfundimi i procesit të nxjerrjes. Dymbëdhjetë ditë pas këtij transferimi kryhet një test shtatzanie për të parë nëse pacientja është shtatzënë.

Fundi i lumtur i shtatëzanisë është më pranë me ekipin tonë profesionist…

Për trajtimet e sterilitetit dhe fekondimit in vitro është shumë e rëndësishme jo vetëm mbështetja nga teknologjitë më të fundit, por edhe mjekë, infermiere dhe një personel me përvojë dhe i specializuar. Kur të gjitha analizat dhe ekzaminimet e kryera gjatë periudhës së diagnostikimit të sterilitetit e deri në procesin e trajtimit mbikëqyren e kontrollohen nga profesionistë me përvojë, mundësitë për rezultate pozitive janë më të mëdha.

Personel profesionist dhe me përvojë në fushën e shëndetit të gruas dhe fekondimit in-vitro

Spitali Amerikan, Departamenti i Obstetrikë-Gjinekologjisë ofronshërbime nga një ekip i suksesshëm i specializuar dhe me mjete tëteknologjisë më të fundit.

Nëvend të metodave të zakonshme e klasike të trajtimit, pacientët iunënshtrohen trajtimit vetjak, që përcaktohet në bazë të rezultateve tënjë sërë analizave të hollësishme të kryera nga Shërbimi iObstetrikë-Gjinekologjisë.

Klinika është e pajisur me mjetet eteknologjisë më të fundit e të përparuar, me qëllim që të gjejëzgjidhje për nevojat e pacientëve. Që prej fillimit të shtatzanisë dhederi në lindje, në klinikë kryhen të gjitha proceset e analizave,vizitave dhe trajtimeve nga mjekët, infermieret dhe personeli ynëprofesionist e i specializuar.

Duke pasur një gamë të gjerënjohurish dhe përvoje në trajtimin e sterilitetit, ekipi ynëprofesionist ka siguruar mjetet e teknologjisë së fundit, me qëllimrritjen e shkallës së suksesit.

  • Vlerësimi klinik i fertilitetit
  • Vlerësimi laboratorik i fertilitetit
  • Trajtim në humbjen e përsëritur e shtatzanisë
  • Induksion i ovulacionit (stimulim i proçesit të rritjes dhe pjekjes së vezës)
  • Inseminim intrauterin artificial
  • Intra-Cytoplasmatic sperm injection (Injeksion intracitoplazmatik i spermatozoidit)
  • Trajtim i indertilitetit mashkullor
  • Testicular sperm extraction – TESE (ekstraksion testikular i spematozoideve)
  • Percutaneous epididymal sperm aspiration  – PESA (Aspirim perkutan epididimal i spermatozoideve)
  • Testicular sperm aspiration – TESA (Aspiracion testikular i spematozoideve)
  • Diagnozë gjenetike pre implantacion (PGD
  • Krioprezervim i embrioneve
  • Krioprezervim i spematozoideve
  • Laparoskopi diagnostike / operative
  • Histeroskopi diagnostike / operative

More Doctors From : IVF