Urgjencë 24 Orë

Urgjencë 24 Orë

Urgjencë 24 Orë

Në bashkëpunim me ICU (terapinë intensive), sallën e hemodinamikës, sallat e operacioneve, maternitetin, laboratorin, imazherinë e avancuar dhe invazive bashkë me përkushtimin maksimal të stafit të mjekëve dhe infermierëve e bën qendrën tonë spitalore unike në cilësinë e ofruar dhe shpejtësinë e përgjigjes mjekësore.

Shërbimet

1. Urgjenca 24 orë.

Shërbim mjekësor 24 orë nga staf i kualifikuar, trajnuar në diagnostifikimin sa më të shpejtë të pacientëve me mbështetjen e teknologjisë më të fundit imazherike CT scan, RM (renozancë magnetike) në ambientet e saj si dhe 2 laboratorë 24 orë.

Dy ambulanca të pajisura në mënyrë moderne për të kryer transporte me siguri maksimale bashkë me një staf mjekësor të specializuar për emergjenca të shkallëve të larta.

Një helikopter mjekësor i cili mundëson transporte për distanca të mëdha me personel mjekësor që ofron trajtim intensiv.

Personeli përbëhet nga ortoped, kirurgë të përgjithshëm, neurokirurgë, kardiologë, kardiokirurge, mjekë të përgjithshëm të trajnuar brenda dhe jashtë vendit në dhënien e ndihmës së shpejtë në kushte ekstreme tek adultët dhe fëmijët (Tirana 2) si dhe në triazhimin sa më të shpejtë të pacientëve.

Shërbimi në shtëpi është një risi e kësaj qëndre drejtuar të gjithë pacientëve që e dëshirojnë këtë shërbim por veçanërisht për rastet onkologjike, të dializës, post-kirurgjikale (stad rehabilitimi), moshat e treta, pacientët me sëmundje të rënda kronike të cilat i bëjnë joaktiv dhe në nevojë për një shërbim të tillë.

2. Qëndra e traumës

Urgjenca përbën një hallkë esenciale në pritjen dhe menaxhimin e traumës bashkë me njësitë e terapisë intensive dhe ekipit kirurgjikal.

Në ambientet e të dy urgjencave ne kemi përkatësisht Tirana 1 CT scan dhe RM(rezonancë magnetike) dhe Tirana 2 CT scan.

3. Qëndra e strokut

Në spitalin tonë priten çdo muaj rreth 30 – 40 raste me aksidente cerebrovaskulare të cilave u jepet mundësia të trajtohen në mënyra të ndryshme kirurgjikale apo me fjalën e fundit të imazherisë invazive, atë të stentimit të arterieve cerebrale apo sklerotizimit të tyre.

4. Qëndra kardio-vaskulare

Kjo qendër është një nga shtyllat e suksesit të Spitalit Amerikan me një numër rekord rastesh të   diagnostikuar dhe trajtuar me sukses.

Urgjenca dhe stafi i saj ka një rol esencial në pritjen e triazhimin në kohë të shpejtë të këtyre rasteve.

Laboratori i hemodinamikës është ngushtësisht i lidhur me urgjencën, terapinë intensive dhe sallat e kirurgjisë kardio-vaskulare.

Në këtë qendër bëhet e mundur trajtimi i aksidenteve kardiake me stentim apo kirurgji të hapur. Trajtim kirurgjikal apo me imazheri invazive i aksidenteve vaskulare si Disekacioni i Aortës (çarja e aortës), tromboza e arterieve periferike, tromboembolia pulmonare etj.

5. Qëndra e Pediatrisë

Ndodhet në Spitalin Amerikan 2. Në këtë qendër urgjenca menaxhohet nga mjekët pediatër, neonatologë me suportin e dy terapive intensive përkatëse dhe një staf mjekësor shumë i përkushtuar për këtë kategori delikate pacientësh.

Spitali Amerikan, Në gadishmëri të plotë, u ofron shërbim shëndetësor te gjithe banoreve.

Urgjenca është shëmbëlltyra e suksesit apo dështimit të një institucioni shëndetësor.

Stafi i urgjencës është në angazhim maksimal në çdo orë të ditës dhe natës, për të përballuar urgjencat edhe pse është kohë pushimesh.

Urgjenca është një portë e parë “pritëse”, për çdo të sëmurë.

Spitali Amerikan do të ofrojë një shërbim akoma më të specializuar në sektorin e tij të urgjencës, falë trajnimit të stafit nga mjekë gjermanë.

Kështu mjekët e urgjencës së spitalit amerikan do të ofrojnë një shërbim të specializuar për menaxhimin e emergjencave kardike, atyre respiratore por edhe një kujdes profesional për traumat e pësuara nga aksidentet.

Urgjenca e spitalit amerikan në bashkëpunim me një sërë shërbimesh të tjera si terapia intensive, salla e hemodinamikës, laboratorët dhe imazherinë e avancuar ofrojnë një shërbim profesional dhe efektiv 24 orësh në 7 ditë të javës.