Dr. Kristi Morcka

Dr. Kristi Morcka

Edukimi

1970- 1972 Specializim për mjek familje

1976 – Specializim në Reumatologji,(vleresohem me notën 10) Në Spitalin Universitar Tiranë

Specializim në Sëmundjet e Brendshme,(vleresohet me notën 10). Në spitalin Universitar Tiranë

1984 – Specializim në Departamentin e Reumatologjisë të Spitalit Universitar “Lund dhe Malmoe”,Suedi

1984 – Vizitë studimore në Departamentin e Reumatologjisë të Spitalit, Universitar “Goteborg dhe Karolinska” Stocholm, Suedi

Ka ndjekur Kongresin Europian të Reumatologjisë të përvitshëm, si dhe kongreset panelenike të përviteshme. Ka marrë pjesë në akreditime me pikë maksimale në 7 samite Ndërkombëtare të sëmundjeve autoimmune nga teoria në mjekim. Në një nga këto sëmundje ka qënë dhe lektor

Eksperienca në Punë

1972-1975 – Mjek në rrethin e Krujës

1976-1990 – Pedagog në QSUT në lëndën e sëmundjeve të brendshme dhe më pas në Reumatologji

1990-1994 – Në laboratorin kërkimor imunologjik të Universitetit të Janinës për punë kërkimore, njëkohësisht në Departamentin e Reumatologjisë të këtij Universiteti

1994-2010 – Mjek Reumatolog në Athinë në konsultat ambulatore të specialiteteve, si dhe gjatë këtyre viteve ka qënë bashkëpunëtor i jashtëm në Universitetin e Athinës. Fakulteti i Mjekësisë, Klinika Reumatologjike

Mbas njohjes së titullit “Doktor i Shkencave Mjekësore” ka punuar dhe në Spitale Jopublike

2011-2016 – Drejtor mjekësor i Spitalit Hygeia Shef i Departamentit Intern dhe Urgjencës

Veprimtari kerkimore-shkencore

Gjatë gjithë kësaj periudhe ka botuar mbi 45 punime, kryesisht në revistat mjekësore të Fakultetit të mjekësisë deri në vitin 1990 dhe më vonë jashtë vendit.

1984- Titulli “Kandidat i Shkencave Mjekësore”

1995- Grada shkencore “Doktor i Shkencave Mjekësore”

2004- Titulli “Profesor i Asociuar”

Botime

Në vitin 1985 ka botuar tekstin e Raumatologjisë për studentet e Fakultetit të mjekësisë në Tiranë.

Përkthim dhe përshtatje e kapitullit të Reumatologjisë të librit Harrison në vitin 1989.

Është anëtar i Shoqatës Panelenike të Reumatologjisë si dhe anëtar i shoqatës së mjekëve të Shqipërisë.

More Doctors From: ,