ORL

ORL

ORL

Departamenti i Otorinolaringologjisë kujdeset për të gjithë ata pacientë që vuajnë nga problemet me veshin,hundën, kokën dhe qafën. Ky departament bashkëpunon me ekspertë të audiologjisë, endokrinologjisë, oftalmologjisë, neurokirurgjisë, dermatologjisë, alergjisë dhe imunologjisë, neurologjisë, kirurgjisë plastike në varësi të situatave dhe problematikave që shfaq pacienti.

Kirurgët tanë të Otorinolaringologjisë kanë trajnime dhe eksperienca të avancuara kirurgjikale, të tilla si në: kirurgji robotike transorale, transplantet e laringut dhe enën e vogël të gjakut (microvascular).

Shërbimet:

DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI I SËMUNDJEVE TË VESHIT
Trajtimi dhe rehabilitimi i pacientëve me ulje dëgjimi bëhet në sajë të mbështetjes së një departamenti modern audiologjie. Në shërbimin tonë kryhen operacione për riparimin e membranës timpanike të çarë, zëvendësimin i kockëzave të veshit me proteza (Kirurgjia e stapesit, Osikulopastika) dhe gjithë procedurat e tjera kirurgjikale të veshit. Implementimi i ‘Implantit Koklear’ (Veshi Bionik) që konsiderohet si arritja më e rëndësishme e viteve të fundit është objektivi ynë i afërt.

DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI I MARRJES SË MENDVE
Videoelektronistagmografia dhe testet kalorike përdoren për vlerësimin e gjendjes së pacientëve me marrje mendsh. Marrja e mendve e shkaktuar nga pozicioni është shkaku kryesor i marrjes së mendve dhe trajtohet suksesshëm me manovrën e ripozicionimit.

DIAGNOSTIKIMI TRAJTIMI I SËMUNDJEVE TË HUNDËS
Shumë probleme të lidhura me marrjen frymë nga hunda, të cilat në mënyrë të konsiderueshme dëmtojnë cilësinë e jetës dhe shkaktojnë parehati tek pacienti, diagnostikohen dhe trajtohen suksesshëm në shërbimin tonë, duke përdorur dhe teknika endoskopike dhe mikroskopike. Gjithashtu në shërbimin tonë kryhen dhe operacione të kirurgjisë kozmetike të hundës.

DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI I APNESË SË GJUMIT
Spitali ynë ofron laboratorin e gjumit për diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjumit, gërhitjen dhe apnenë e gjumit. Këto sëmundje trajtohen me anë të pajisjeve të presionit pozitiv, ndërhyrjeve me radiofrekuencë në hundë, qiellzën e butë dhe rrënjën e gjuhës dhe metoda të tjera kirurgjikale.

DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI I ÇRREGULLIMEVE TË ZËRIT
Kordat vokale të pacientëve me çrregullime të zërit ekzaminohen me metoda endoskopike. Më pas kryhen teknika të terapisë së zërit për pacientët me çrregullime funksionale të zërit, si dhe ndërhyrje kirurgjikale për sëmundje të shkaktuara nga probleme organike.

DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI I TUMOREVE TË KOKËS DHE QAFËS
Në spitalin tonë kryhen ndërhyrje kirurgjikale me teknika moderne për tumoret e kokës dhe të qafës, si dhe ndërhyrje kirurgjikale të lidhura me rikonstruksionin kozmetik dhe humbjet funksionale të lidhura me kirurgjinë për këto tumore.

OTORINOLARINGOLOGJIA E FËMIJËVE
Tonsilët, infeksionet dhe tumoret e veshit – hundës – grykës diagnostikohen dhe trajtohen gjithashtu pranë spitalit tonë.