Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Medical Departments
  • Doctors
  • Locations
  • Updates
  • Patient Resources
  • About Us
    • Chairman
    • Human Resources
    • FAQ
    • Contact
  • AlbanianAlbanian
  • Medical Departments
  • Doctors
  • Locations
  • Updates
  • Patient Resources
  • About Us
    • Chairman
    • Human Resources
    • FAQ
    • Contact
  • AlbanianAlbanian

Pyetjet më të shpeshta

American Hospital > About Us > Pyetjet më të shpeshta
Ku ndodhet Spitali Amerikan?
Spitali Amerikan në Tiranë ka 3 degë.

Spitali Amerikan 1 ndodhet pranë S.U.T, Rruga Lord Bajron, Tiranë. Shiko në hartë

Spitali Amerikan 2 ndodhet në Rrugën e Dibrës, (përbri QSUT) Tiranë. Shiko në hartë

Spitali Amerikan 3 ndodhet në Rrugën Sabaudin Gabrani, Nr. 2, Tiranë. Shiko në hartë

Si mund të rezervoj një takim?
Për të rezervuar një takim me mjekët tanë ka 3 mënyra:

  • Nëpërmjet numrin tonë të telefonit 04 235 7535. Në këtë numër do të merrni informacionin e duhur për shërbimet dhe çmimet përkatëse. mund të merrni të gjitha informacionet e nevojshme lidhur me shërbimet që ofron spitali ynë. Qendra jonë e kontakteve punon 24 orë në 7 ditët e javës
  • Nëpërmjet adresën online rezervime.spitaliamerikan.com
  • Nëpërmjet direct message në rrjetet tona sociale në Facebook dhe Instagram.
    Cili është orari i punës në Spitalin Amerikan?
    Spitali punon 24 orë në 7 ditët e javës.

    Orari i punës i poliklinikës është 08:00 deri në 16:30 nga e hëna në të premte, orar gjatë të cilit mund të kryhen konsultat dhe rezervimet për takimet e planifikuara.

    Urgjenca e Spitalit Amerikan është në shërbimin tuaj 24 orë të ditës, çdo ditë të javës. Në rast se doni të kontaktoni me urgjencën kontaktoni në numrin 068 800 8000

    A mund të paraqitem në Spital pa bërë rezervim?
    Sigurisht që mund të paraqiteni, por duhet të prisni kohën e nevojshme që mjeku të ketë orar të lirë për të kryer konsultën dhe vizitën me ju.
    Si mund të kontaktoj me urgjencën?
    Urgjenca e Spitalit Amerikan është në shërbimin tuaj 24 orë të ditës, çdo ditë të javës. Në rast se doni të kontaktoni me urgjencën kontaktoni në numrin 068 800 8000

    Ambulancat tona janë të pajisura në mënyrë moderne për të kryer transporte me siguri maksimale bashkë me një staf mjekësor të specializuar për emergjenca të shkallëve të larta.

    A mund të kryhen ekzaminime gjatë fundjavës?
    Sigurisht që po. Departamenti i Urgjencës ofron shërbim mjekësor 24 orë nga staf i kualifikuar, trajnuar në diagnostifikimin sa më të shpejtë të pacientëve me mbështetjen e teknologjisë më të fundit imazherike CT scan, RM (renozancë magnetike) në ambientet e saj si dhe laboratorë 24 orë.
    Sa kushton shërbimi në Spitalin Amerikan?
    Pacientët ambulatorë informohet për çmimet në momentin e rezervimit të shërbimit nga shërbimi i klientit. Në rast se është e nevojshme që të kryhen ekzaminime shtesë, të sugjeruara nga mjeku gjatë kontrollit, pacienti informohet se cili është ekzaminimi që duhet të kryej dhe sa do të kushtojë. Pacienti është plotësisht i informuar dhe ka të drejtë të kërkojë informacionë të plota mbi çmimin e shërbimit që do të marrë.

    Në rastet e ndërhyrjeve kirurgjikale pacienti informohet para kryerjes së ndërhyrjes mbi çmimin e operacionit duke përfshirë edhe ditët e qëndrimit në spital nga Departamenti i Koordinimit. Për çdo ekzaminim shtesë, Departamenti i Koordinimit informon pacientin dhe familjaret e tij paraprakisht.

    Pacientët e hospitalizuar vizitohen çdo ditë nga Departamenti i Koordinimit, i cili i informon për shpenzimet e kryera deri në atë moment, si dhe për çmimin e të gjitha shërbimeve që do të kryhen apo që janë rekomanduar nga mjeku.

    Me cilat Kompani sigurimesh bashkëpunoni?
    Spitali Amerikan bashkëpunon me të gjitha kompanitë e sigurimit shëndetësor privat në Shqipëri dhe gjithashtu me ato kompani europiane dhe botërore që kanë bashkëpunim me kompanitë lokale/vendase.

    • SIGAL Uniqa Group Austria
    • Eurosig Sh.a
    • Intersig – Vienna Insurance Group
    • ALBSIG sh.a.
    • Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group
    • SiCRED sh.a
    • INSIG JETE sh.a.
    • Albsig Jetë Sha

    Kompani sigurimi bashkëpunëtore internacionale

    • SOS International
    • Balkanwide Assistance
    • CIGNA
    • AP COMPANIES Global Solutions LTD
    • International SOS
    • Bupa
    • Athens Assistance
    Ku mund ta dërgoj CV, nëse dua të punësohem në Spitalit Amerikan?
    Pozicionet vakante në Spitalin Amerikan janë të publikuara në faqen tonw, nën kategorinë Burime Njerëzore.

    Stafi i Spitalit Amerikan, duke qënë dinamik është një staf gjithnjë në rritje. Punësimi i të rinjve është një nga politikat e spitalit, punësimi i stafit të huaj gjithashtu, duke sjellë kështu zhvillimin e botës perëndimore në mjekësinë tonë. Përgjatë punës ndërthur energjinë e motivimin për profesionin e punonjësve të rinj me pagabueshmërinë e eksperiencës. Nëse doni të jeni pjesë e Spitalit Amerikan, dërgoni CV tuaj në adresën [email protected] dhe Departamenti i Burimeve Njerëzore do të shqyrtojë këtë kërkesë dhe në rast përzgjedhje për pozicionin e aplikuar do t’ju kontaktojë

    • Chairman
    • Human Resources
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Contact
    © American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë