Vlerësim Ekselent
+1378 vlerësime në
Google

Rinoplastika (Operacioni I Hundës) | Spitali Amerikan

Rinoplastika është zgjedhja e duhur për personat që duan të përmirësojnë formën, përmasat ose funksionin e hundës për arsye estetike apo probleme me frymëmarrjen, duke krijuar harmoni më të mirë me tiparet e fytyrës dhe, kur është e nevojshme, duke ndihmuar edhe në përmirësimin e frymëmarrjes. Tek Spitali Amerikan, rinoplastika realizohet nga mjekë me përvojë dhe kujdes të përqendruar te çdo pacient.

Konsulta në WhatsApp
Rezervoni një konsultë online
Konsulta të personalizuara nga specialistët tanë falas.
Merrni një Konsultim Falas

Çfarë është kirurgjia e rinoplastikës?

Rinoplastika është një nga procedurat estetike më komplekse dhe më delikate, pasi kërkon një kombinim të aftësive të avancuara kirurgjikale dhe Kujdesit estetik. Hunda ndodhet në qendër të fytyrës, duke e bërë atë tiparin më të dukshëm.

Procedura mund të korrigjojë probleme të ndryshme, si forma jo e rregullt e hundës, maja e rrumbullakët ose e rënë, vrima hunde të gjera, asimetri, vështirësi në frymëmarrje, defekte të lindura apo ndryshime pas traumave. Shumë pacientë zgjedhin të trajtojnë disa nga këto probleme në një ndërhyrje të vetme.

Rinoplastika moderne shkon përtej thjesht zvogëlimit të hundës. Teknikat e sotme synojnë rezultate sa më natyrale, duke përmirësuar harmoninë e fytyrës dhe duke ruajtur ose përmirësuar funksionin e hundës.
Para dhe pas rinoplastikës në Shqipëri: rezultatet reale të pacientëve

Rezultate të jashtëzakonshme në kirurgjinë plastike në Shqipëri – Spitali Amerikan

Zbuloni rezultate me pamje natyrale, të realizuara nga kirurgë plastikë me përvojë, në një mjedis spitalor modern me teknologji bashkëkohore dhe standarde të larta të kujdesit mjekësor.

Dëshmi

Një transformim që reflekton bukurinë tuaj

Dëgjoni historitë e pacientëve tanë. Zbuloni përvojat reale të personave që i besuan Spitalit Amerikan për transformimin e tyre.

Procedura e rinoplastikës

Si Realizohet Procedura e Rinoplastikës

Rinoplastika fillon me një konsultë të detajuar për të vlerësuar formën e hundës, strukturën e brendshme, trashësinë e lëkurës, forcën e kërcit dhe funksionin e frymëmarrjes. Imazhet kompjuterike dhe fotografitë përdoren shpesh për të vizualizuar rezultatet e mundshme dhe për të krijuar një plan kirurgjik të saktë bazuar në qëllimet tuaja dhe historinë tuaj mjekësore. Para operacionit, do të merrni udhëzime të qarta paraprake që përfshijnë medikamentet, suplementet dhe ndalimin e duhanit, për të siguruar një procedurë të sigurt dhe një rikuperim sa më të qetë.

Ndërhyrja kryhet nën anestezi të përgjithshme dhe zakonisht zgjat nga një deri në katër orë, në varësi të kompleksitetit të rastit. Gjatë procedurës, kocka dhe kërci riformësohen për të përmirësuar pamjen e hundës dhe për të arritur ekuilibër, simetri dhe përmirësimin e frymëmarrjes kur është e nevojshme. Në përfundim, prerjet mbyllen me qepje të holla, vendoset një splint i jashtëm për mbrojtje dhe, në disa raste, përdoren mbështetje të brendshme për të stabilizuar hundën gjatë shërimit.

Kohëzgjatja e procedurës
1-4 orë
Qëndrimi në spital
1 natë
Qëndrimi në Shqipëri
7–10 Ditë
Transporti
Transport Privat i Përfshirë
Akomodimi
Hotel Ultra 4★
Kujdesi pasues
Kujdes Spitalor 24/7
rinoplastikë e përballueshme për meshkuj në Shqipëri

A Është Rinoplastika E Përshtatshme Për Ty?

Rinoplastika mund të jetë një ndryshim i rëndësishëm nëse pamja e hundës ose problemet me frymëmarrjen ndikojnë në jetën e përditshme dhe në harmoninë e fytyrës. Kandidatët e përshtatshëm duhet të jenë në gjendje të mirë shëndetësore, të kenë pritshmëri të arritshme dhe të kuptojnë angazhimin që kërkon kjo ndërhyrje.
Rinoplastika është një nga procedurat kozmetike më komplekse. Rezultatet mund të jenë transformuese, por zgjedhja e kirurgut të duhur është hapi më i rëndësishëm.

Tek Spitali Amerikan specialistët e rinoplastikës përdorin teknika të avancuara për të krijuar rezultate me pamje natyrale që përmirësojnë harmoninë e fytyrës, duke respektuar tiparet individuale dhe qëllimet estetike. Një konsultë gjithëpërfshirëse vlerëson anatominë unike të hundës tuaj dhe përcakton metodën kirurgjikale për një hundë të bukur, simetrike dhe proporcionale, e cila përmirëson të gjithë fytyrën tuaj.

Rezervoni një konsultë të personalizuar me një kirurg specialist

Plane trajtimi të personalizuara, të përshtatura sipas trupit dhe qëllimeve tuaja estetike, të shoqëruara me udhëzime të qarta dhe mbështetje profesionale në çdo hap të procesit.
Dëshmi

Pacientët tanë ndajnë përvojat e tyre me ju

+400,000 Klientë të Kënaqur dhe numri vazhdon të rritet

30/11/2025

Erdha nga Milano për zmadhimin e gjoksit. Në fillim isha shumë e frikësuar. Doktori më shpjegoi gjithçka thjesht dhe qartë. Rezultati duket natyral, pikërisht ajo që doja. Rimëkëmbja ishte në rregull, ditët e para pak dhimbje por normale. Shumë e lumtur që e bëra këtë.

Lexo më shumë Lexo më pak
Xhulia R.
– Milano
26/10/2025

Udhëtova nga Roma për rinoplastikë. Hunda ime ishte thyer vite më parë dhe gjithashtu nuk më pëlqente forma. Tani marr frymë më mirë dhe profili duket shumë më i bukur. Spitali është shumë modern, stafi shumë i sjellshëm. Do ta bëja përsëri këtu.

Lexo më shumë Lexo më pak
Marko T.
– Romë
05/12/2025

Bëra liposuksion në bark dhe ijë. Provova palestër dhe dieta, por asgjë nuk funksionoi. Tani trupi duket më i ekuilibruar. Ndërhyrja kirurgjikale shkoi mirë, infermierët më kontrolluan shumë herë. Tirana ishte gjithashtu një qytet shumë i këndshëm për t’u eksploruar.

Lexo më shumë Lexo më pak
Alessia P.
– Napoli
22/09/2025

Erdha nga Bolonja për një ndërhyrje kirurgjikale. Nuk doja ndryshime dramatike, thjesht të dukesha më e freskët. Rezultati ishte shumë natyral, miqtë thonë se dukem e pushuar, jo e “operuar”. Shërimi ishte më i shpejtë nga sa prisja. Ekip shumë profesional.

Lexo më shumë Lexo më pak
Stefano M.
– Bolonja
14/10/2025

Erdha nga Firence për një operacion barku pas humbjes së peshës. Kisha lëkurë të lirshme që më shqetësonte shumë. Doktori ishte i sinqertë në lidhje me shenjat dhe kohën e rikuperimit. Tani, 3 muaj më vonë, ndihem shumë më e sigurt. Kështu që ia vlejti për mua!

Lexo më shumë Lexo më pak
Laura G.
– Firence
29/11/2025

Udhëtova nga Torino për operacionin e qepallave (blefaroplastikë). Më parë gjithmonë dukesha e lodhur. Tani sytë duken të hapur dhe të freskët, por ende natyralë. Dita e operacionit ishte e organizuar mirë, ndihesha e sigurt gjatë gjithë kohës me stafin pranë meje 24/7.

Lexo më shumë Lexo më pak
Daniela S.
Torino
4.9
Vlerësimi i Google
Lexoni vlerësimet tona
Vlerësim Ekselent
436 vlerësime në
Trustpilot
Para dhe pas rinoplastikës në Shqipëri

Mirëmbajtja e rezultateve të rinoplastikës

Mbroni hundën me kujdes: Shmangni çdo goditje apo presion mbi hundë për të paktën 6–8 javë, pasi edhe goditjet e lehta mund të ndikojnë negativisht në rezultatet e ndërhyrjes.

Shmangni aktivitetet fizike: Aktivitetet me kontakt të lartë fizik duhet të shmangen për 3–4 muaj, dhe nëse luani, përdorni pajisje mbrojtëse.

Ndiqni të gjitha udhëzimet pas operacionit: Mbani kokën ngritur, shmangni fryrjen e hundës, përdorni spray fiziologjik dhe mos vendosni syze. Këto hapa janë thelbësore gjatë periudhës së shërimit.

Kini durim gjatë procesit të shërimit: Ënjtja bie gradualisht, me përmirësime të konsiderueshme gjatë muajve të parë. Ndërsa rezultatet përfundimtate marrin afërsisht një vit.

Mos u ekspozoni në diell: Drita e diellit mund të shkaktojë shenja të përhershme të indeve gjatë shërimit, prandaj shmangia e diellit dhe përdorimi i kremrave me SPF të lartë janë shumë të rëndësishme.

Kini pritshmëri realiste: Rinoplastika përmirëson harmoninë dhe ekuilibrin e hundës, por asimetritë e vogla janë mëse normale.

Teknikat e rinoplastikës së hapur dhe të mbyllur

Rinoplastika e hapur

Rinoplastika e hapur përfshin një prerje të vogël të jashtme përgjatë kolumellës (indit midis vrimave të hundës). Kjo i lejon kirurgut të ngrejë lëkurën e hundës dhe të shikoj të gjitha strukturat e hundës.

Teknika e hapur ofron akses dhe pamje maksimale dhe preferohet për raste komplekse, ndryshime të konsiderueshme, ndryshime në majën e hundës dhe kirurgji sekondare.

Shenja shumë e vogël në kolumelë shërohet duke u bërë pothuajse e padukshme. Kjo është e pranueshme nga shumë pacient, duke qenë se lejon akses më të mirë për kirurgun dhe rezultate më të sakta.

Rinoplastika e mbyllur

Rinoplastika e mbyllur përdor vetëm prerje të brendshme pa lënë shenja të jashtme. Të gjitha ndryshimet kryhen përmes vrimave të hundës pa ngritur lëkurën e saj.

Metoda e mbyllur ofron shërim më të shpejtë, pa lënë asnjë shenjë të jashtme. Megjithatë, pamja e kirurgut është e kufizuar, gjë që e bën më të vështirë kryerjen e disa ndryshimeve.

Rinoplastika e mbyllur funksionon mirë për raste të thjeshta që kërkojnë ndryshime më të vogla.

Teknikat e rinoplastikës së hapur dhe të mbyllur

Pse pacientët zgjedhin Spitalin Amerikan?

Ne flasim gjuhën tuaj

Komunikim i qartë në anglisht, italisht, greqisht, gjermanisht dhe shqip. Ne sigurojmë që të kuptoni çdo hap të udhëtimit tuaj, nga konsultimi deri te rikuperimi.

Kirurgë Ekspertë, Rezultate të Provuara

Kirurgë me eksperiencë ndërkombëtare dhe përvojë të gjerë në kirurgji estetike dhe rikonkstruktive.

Përvojë gjithëpërfshirëse e turizmit mjekësor

Shërbim i plotë gjatë gjithë qëndrimit tuaj. Organizojmë transfertat nga aeroporti, akomodimin dhe gjithë logjistikën, që ju të fokusoheni vetëm në trajtimin dhe shërimin tuaj.

Çmime Transparente dhe Kursime Reale

Çmime transparente pa tarifa të fshehura. Kurseni deri në 70% krahasuar me vendet perëndimore, duke përfituar të njëjtin standard kujdesi në një strukturë spitalore moderne.

Pse Rinoplastika Është Zgjedhja e Shumë Pacientëve

Gungë e Dukshme në Kurrizin e Hundës

Një gungë e dukshme në kurrizin e hundës, e njohur si gunga dorsale, është një nga arsyet më të shpeshta për të cilat njerëzit zgjedhin rinoplastikën. Qoftë gjenetike apo e shkaktuar nga aksidente, ky tipar mund ta bëjë hundën të duket më e madhe dhe të prishë ekuilibrin e fytyrës.

Majë Hunde e Gjerë

Një majë hunde e gjerë ose pa formë të qartë mund ta bëjë hundën të duket e rëndë dhe jo në harmoni me fytyrën. Korrigjimi i majës së hundës synon riformësimin e kërcit për të përmirësuar formën dhe definimin, duke arritur rezultate natyrale dhe elegante.

Parregullsi në Gjerësinë e Hundës dhe Vrimat e Saj

Disa persona mendojnë se hunda e tyre është shumë e gjerë ose se vrimat e hundës duken tepër të hapura, veçanërisht kur shihen nga përpara. Rinoplastika mund të ngushtojë bazën e hundës dhe të rregullojë vrimat në mënyrë proporcionale, duke përmirësuar pamjen pa ndikuar në frymëmarrje.

Hunda e Shtrembër ose Asimetrike

Një hundë e shtrembër ose asimetrike mund të ndikojë si në pamjen e fytyrës, ashtu edhe në frymëmarrje, shpesh si pasojë e faktorëve gjenetikë ose dëmtimeve të mëparshme. Korrigjimi kërkon teknika të sakta kirurgjikale për të rregulluar strukturat e hundës, me synimin për të arritur një pamje më të drejtë, më të balancuar dhe funksion më të mirë.

Vështirësi në Frymëmarrje

Rinoplastika trajton problemet e brendshme të hundës, si septumi i devijuar ose rrugët e ajrit të ngushta që kufizojnë frymëmarrjen. Shumë pacientë përjetojnë një përmirësim të konsiderueshëm të cilësisë së jetës sapo këto probleme të korrigjohen, veçanërisht kur çështjet funksionale dhe kozmetike trajtohen njëkohësisht.

Ruajtja e Tipareve Etnike në Rinoplastikë

Rinoplastika synon përmirësimin e tipareve të caktuara të hundës duke ruajtur identitetin etnik të pacientit. Qëllimi është një përmirësim natyral, pa ndryshuar tiparet karakteristike dhe pa humbur harmoninë.

Trauma ose Aksidente

Lëndimet ose frakturat e hundës mund të lënë ndryshime të përhershme në formë dhe funksion, madje edhe vite pas ngjarjes. Rinoplastika sekondare rikthen strukturën, drejton hundën dhe përmirëson frymëmarrjen, duke ndihmuar pacientët të ndihen më mirë me pamjen e tyre.

Ndryshimet nazale të lidhura me moshën

Ndërsa fytyra plaket, hunda mund të duket më e gjatë, maja e hundës mund të ulet, dhe trashësia e lëkurës mund të rritet. Rinoplastika mund të trajtojë të gjithë këto ndryshime, duke përmirësuar ndjeshëm pamjen e fytyrës tuaj.

Llojet e Rinoplastikës

Rinoplastikë kozmetike

Rinoplastika estetike primare është ndërhyrja e parë kirurgjikale në hundë, e kryer për të përmirësuar pamjen dhe harmoninë e fytyrës. Ajo korrigjon madhësinë, formën ose proporcionet e hundës, me synimin për të arritur një rezultat natyral që përshtatet me tiparet e tjera të fytyrës.

Rinoplastikë funksionale (Septoplastikë)

Rinoplastika funksionale ka për qëllim përmirësimin e frymëmarrjes duke korrigjuar strukturat e brendshme të hundës, si septumi i devijuar. Shpesh, kjo ndërhyrje përfshin edhe përmirësime të lehta estetike, duke mundësuar rregullimin e funksionit dhe pamjes së hundës në një ndërhyrje të vetme.

Rinoplastika Sekondare

Rinoplastika sekondare kryhet për të korrigjuar ose përmirësuar rezultatet e një operacioni të mëparshëm në hundë. Për shkak të indit mbresor dhe ndryshimeve në strukturën anatomike, kjo ndërhyrje është më komplekse dhe kërkon mjekë me përvojë dhe ekspertizë të avancuar në rastet riparuese.

Rinoplastika Rikonstruktive

Rinoplastika rikonstruktive synon rindërtimin e hundës së dëmtuar nga trauma, defekte të lindura, ndërhyrje pas kancerit apo procedura të mëparshme të pasuksesshme. Qëllimi është rikthimi i formës dhe funksionit të hundës, duke përdorur teknika të avancuara dhe transplante kërcore për rezultate të sigurta dhe afatgjata.

Rikuperimi Pas Rinoplastikës

24-48 orët e para

  • Ënjtje e fytyrës dhe mavijosje të konsiderueshme rreth syve
  • Bllokim i hundës
  • Presion në zonën e hundës
  • Mbrojtje e jashtme dhe tampona të brendshëm
  • Flini me kokën të ngritur
  • Aplikoni kompresa të ftohta rreth syve (jo në hundë)
  • Merrni ilaçet e rekomanduara për të qetësuar dhimbjen
  • Pushoni sa më shumë

Ditët 3-7: Java e parë

  • Nxirja në fytyrë arrin kulmin rreth ditës së 2-të ose të 3-të, pastaj fillon të zbehet.
  • Ënjtje e konsiderueshme e fytyrës
  • Tamponët e brendshëm hiqen midis ditës së 3-7
  • Splinti i jashtëm mbahet për një javë të plotë
  • Pasi të hiqen tamponët e brendshëm mund të bëni dush
  • Mos tentoni të shfryni hundët ende
  • Merrni të paktën një javë pushim nga puna
  • Shmangni plotësisht aktivitetet e lodhshme

Javët 3-4: Përmirësim i dukshëm

  • Rreth 70–80% e ënjtjes bie
  • Mavijosja zhduket plotësisht
  • Mund të merrni frymë shumë më mirë
  • Mund të rifilloni aktivitetet e zakonshme
  • Rifilloni kardion e lehtë (ecje)
  • Mos vendosni syze
  • Rezultatet fillojnë të bëhen më të dukshme

Muajt 2-3: Rruga drejt rezultateve

  • Ënjtja e madhe bie dhe rezultati përfundimtar bëhet më i dukshëm
  • Pamje natyrale e hundës
  • Frymëmarrje e shkëlqyer në rastet e rinoplastikës funksionale.
  • Mund të rifilloni të gjitha aktivitetet normale
  • Mund ta prekni lehtësisht hundën pa shkaktuar presion

Muajt 6-12: Rezultatet përfundimtare

  • Përmirësimi përfundimtar ndodh gjatë vitit të parë
  • Ënjtja e majës së hundës kërkon më shumë kohë për t'u shëruar plotësisht
  • Forma përfundimtare bëhet e dukshme pas 12 muajsh
  • Rezultatet janë të përhershme
  • Shenjat (në teknikën e hapur) janë praktikisht të padukshme
  • Transformim i plotë i fytyrës

Rreziqet E Lidhura Me Rinoplastikën

Rinoplastika është një kirurgji komplekse e cila shoqërohet me disa komplikacione të mundshme:

  • Vështirësi në frymëmarrje: Përkeqësim i frymëmarrjes si pasojë e heqjes së tepruar të indeve ose dobësimit strukturor
  • Infeksion: E rrallë por e mundshme; mund të prek kërcin nëse ndodh
  • Gjakderdhje: Gjakderdhja e lehtë është normale por në disa raste të rralla mund të rritet
  • Perforimi septal: Vend i zbrazët në septumin nazal (i rrallë por serioz)
  • Kolapsi nazal: Dobësi strukturore nga heqja e tepërt e kërcit
  • Asimetria: Simetria e përsosur është gati e pamundur por në disa raste mund të shfaqen diferenca të dukshme.
  • Korrigjim i tepruar ose korrigjim i pamjaftueshëm: Shumë ndryshim ose shumë pak ndryshim nga sa mund të dëshironit
  • Shenja: Teknika e hapur e rinoplastisë lë një shenjë të vogël dhe shenjat e dukshme janë shumë të rralla
  • Mpirje e zonës: Ndryshim i përkohshëm ose rrallë në ndjeshmërinë e hundës
  • Problemet e lëkurës: Difekte, skuqje e zgjatur, ose probleme gjatë shërimit të shenjave
  • Pakënaqësi me rezultatet: Ndonjëherë pacientët mbesin të pakënaqur me rezultatet e procedurës
  • Nevoja për një procedurë të dytë: 10-15% pacientë kanë nevojë për kirurgji sekondare
  • Dëmtim i hundës: Indi i plagës ose ndryshimet strukturore pengojnë frymëmarrjen.

Tek Spitali Amerikan, kirurgë të certifikuar me përvojë të gjerë në rinoplastikë minimizojnë rreziqet përmes teknikave të sakta, përzgjedhjes së kujdesshme të pacientëve dhe kujdesit të plotë gjatë gjithë procesit.

Zgjedhja e kirurgut tuaj është faktori më i rëndësishëm për minimizimin e rreziqeve dhe arritjen e rezultateve që dëshironi.

Shenjat Pas Rinoplastikës

Rinoplastika e hapur

Shenja e vogël në formë V-je të përmbysur në kolumelë shërohet shumë mirë te shumica e pacientëve. Brenda 3–6 muajsh, ajo zbehet dhe bëhet pothuajse e padukshme, edhe nga afër.

Vendndodhja e shenjës në pjesën e poshtme të hundës e bën atë pothuajse të padukshme nga shumë kënde.

Kujdesi i duhur për plagët, shmangia e ekspozimit në diell ndihmojnë shumë në shërimin e shenjave.

Rinoplastika e mbyllur

Teknika e mbyllur nuk lë shenja të jashtme; të gjitha prerjet janë brenda vrimave të hundës. Kjo sjell shumë përfitime estetike, por nuk është e përshtatshme në raste të komplikuara

Pyetjet e Bëra Më Shpesh

Pyetjet E Bëra Më Shpesh Rreth Rinoplastikës

Keni pyetje rreth trajtimeve estetike ose mjekësore në Shqipëri? Ne ofrojmë përgjigje të qarta dhe transparente për t’ju ndihmuar të ndiheni të informuara, të sigurta dhe komode gjatë gjithë udhëtimit tuaj mjekësor.

Ende Keni Pyetje?
Konsulta në WhatsApp
Sa e dhimbshme është procedura e rinoplastikës?

Shumica e pacientëve përshkruajnë ndjesi presioni dhe bllokimi të hundës, jo dhimbje të forta pas procedurës. Këto shqetësime menaxhohen mirë me medikamente. Për shumicën e pacientëve problemi kryesor zakonisht është bllokimi i hundës dhe frymëmarrja me gojë ecila zgjat shumë pak

Kur mund ti shoh rezultatet përfundimtare?

Ënjtja e madhe bie brenda 2-3 muajsh, duke shfaqur rreth 80% të rezultatit përfundimtar. Përmirësimi përfundimtar, veçanërisht definimi i majës së hundës, kërkon rreth një vit të tërë. Rezultatet vazhdojnë të përmirësohen gjatë gjithë vitit të parë.

A do të duket hunda ime natyrale?

Po, kur kryhet nga mjekë me përvojë. Rinoplastika moderne synon rezultate natyrale që përputhen me fytyrën, pa qenë e dukshme që keni kryer ndërhyrje kirurgjikale.

A mund të trajtoj rinoplastika problemet e frymëmarrjes?

Po, rinoplastika funksionale ndihmon në përmirësimin e frymëmarrjes kur problemi lidhet me strukturën e hundës. Korrigjimi i septumit, reduktimi i indeve të fryra brenda hundës dhe rregullimi i zonave ku kalon ajri mundësojnë rrjedhje më të mirë të ajrit, ndërsa kur vështirësitë shkaktohen nga alergjitë ose inflamacioni, ndërhyrja kirurgjikale ka efekt më të kufizuar.

A mund të mbaj syze pas operacionit?

Nuk duhet të mbani syze mbi hundë për 6-8 javë. Nëse mbani syze optike kaloni tek lentet për disa kohë. Pas rikuperimit, mund të vendosni sërish syze pa problem.

Çfarë ndodh nëse nevojitet një ndërhyrje shtesë?

Rinoplastika sekondare mund të korrigjojë rezultate jo të kënaqshme, por është më komplekse se ndërhyrja e parë. Rreth 10–15% e pacientëve kanë nevojë për korrigjim, por zgjedhja e një kirurgu me përvojë që në fillim e ul ndjeshëm kërkesën për këtë trajtim.

A mund të kombinohet rinoplastika me procedura të tjera?

Po, rinoplastika zakonisht kombinohet me augmentimin e mjekrës për të krijuar profilin perfekt. Procedura të tjera të fytyrës mund të kombinohen në varësi të qëllimeve tuaja personale dhe sigurisë.

Ende Keni Pyetje?
Konsulta në WhatsApp
Blog dhe Artikuj

Artikujt më të fundit

Merrni këshilla nga ekspertët për kujdesin mjekësor dhe përditësime nga klinika - të gjitha të dizajnuara për ta mbajtur buzëqeshjen tuaj të shëndetshme dhe të ndritshme.

Shiko të gjitha postimet
abdominoplastika në Shqipëri

Abdominoplastika në Shqipëri: Kur Është Zgjedhja e Duhur një Tummy Tuck?

Një abdominoplastikë është një nga procedurat trupore më transformuese në dispozicion — dhe një nga … Lexo më shumë

Lexo më shumë
abdominoplastika në Shqipëri

Abdominoplastika në Shqipëri: Kur Është Zgjedhja e Duhur një Tummy Tuck?

Një abdominoplastikë është një nga procedurat trupore më transformuese në dispozicion — dhe një nga … Lexo më shumë

Lexo më shumë
Kirurgji plastike e përballueshme në Shqipëri

Nga Roma në Tiranë: Si të Përgatiteni për Kirurgji Plastike në Shqipëri

Çdo vit, mijëra italianë bëjnë udhëtimin e shkurtër përmes Adriatikut për t'u nënshtruar operacioneve plastike … Lexo më shumë

Lexo më shumë
Çmimi i kirurgjisë plastike në Shqipëri

Pse Kirurgjia Plastike në Shqipëri Kushton Më Pak se në Itali

Pyetja e parë që shumica e pacientëve italianë bëjnë kur dëgjojnë për kirurgjinë plastike në Shqipëri është … Lexo më shumë

Lexo më shumë
rinoplastikë e përballueshme në Shqipëri

Çfarë Duhet të Dinë Pacientët Para se të Kryejnë Rinoplastikë në Shqipëri

Shqipëria ka dalë si një nga destinacionet më të kërkuara në Evropë për turizmin mjekësor, dhe rinoplastikën në … Lexo më shumë

Lexo më shumë
Formular i thjeshtë 1-minutësh përpara se të konfirmoni një konsultë.

Kërkoni ofertën tuaj falas

Arsyet kryesore për të rezervuar takimin tuaj sot
Plani i Personalizuar i Trajtimit
Qasje Gjithëpërfshirëse Shëruese
Qasje e drejtpërdrejtë te ekspertët 24/7
Rekord i provuar që nga viti 2006
Spital Privat i Sigurt dhe i Çertifikuar
Kirurgë Kozmetikë Ekspertë
Rezervoni një takim

Duke paraqitur këtë formular, ju pranoni Politikën tonë të Privatësisë. Ne garantojmë privatësi të plotë.

Rezervoni një takim