Blefaroplastika Për Meshkuj | Spitali Amerikan
Për burrat që kanë qepalla të rëna ose qeska poshtë syve që krijojnë pamje të lodhur apo të rënduar, blefaroplastika është një ndërhyrje kirurgjikale shumë e saktë dhe efektive. Në Spitalin Amerikan, procedura realizohet me kujdes të lartë, duke hequr në mënyrë të kontrolluar lëkurën dhe dhjamin e tepërt për të përmirësuar zonën e syve pa ndryshuar shprehjen natyrale të fytyrës.
Konsulta në WhatsAppKonsulta të personalizuara nga specialistët tanë falas.
Çfarë është blefaroplastika për meshkujt?
Blefaroplastika është një procedurë kirurgjikale që heq lëkurën dhe dhjamin e tepërt nga qepallat e sipërme dhe/ose të poshtme për të përmirësuar lëkurën e varur, ënjtjen dhe pamjen e lodhur. Gjithashtu mund të përmirësojë shikimin kur lëkura e varur e qepallës së sipërme bie dhe pengon fushën vizuale.
Tek burrat, blefaroplastika kryhet me një teknikë më të kujdesshme për të ruajtur formën mashkullore të qepallave dhe konturet natyrale.
Procedura e Blefaroplastikës për Meshkujt
Blefaroplastika për meshkuj fillon me një konsultë të detajuar për të vlerësuar qepallat, lëkurën, dhjamin, shikimin dhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore, për të përcaktuar nëse nevojitet ndërhyrje në qepallat e sipërme, të poshtme apo të dyja. Para operacionit jepen udhëzime të thjeshta për medikamentet, ndalimin e duhanit dhe përgatitjen, ndërsa procedura kryhet zakonisht me anestezi lokale ose anestezi të përgjithshme vetëm në raste më të rralla.
Blefaroplastika e sipërme bëhet me prerje të fshehura në vijën natyrale të qepallës për të hequr lëkurën dhe dhjamin e tepërt. Blefaroplastika e poshtme trajton qeskat poshtë syve me prerje të brendshme ose të fshehura, duke eliminuar dhjamin për një pamje sa më të rregullt.
Pse Meshkujt Po Zgjedhin Blefaroplastikën
Dukeni të lodhur gjithë kohën – Varja e qepallave të sipërme dhe qeset poshtë syve ju bëjnë të dukeni të lodhur edhe nëse keni pushuar mirë.
Bllokim i shikimit – Rënia e qepallës së sipërme mund të kufizojë shikimin dhe të shkaktojë tendosje të vetullave ose dhimbje koke; korrigjimi i këtij problemi përmirëson pamjen, shikimin dhe mund të jetë i nevojshëm nga ana mjekësore.
Dukeni më i vjetër nga sa ndiheni – Qepallat e varura dhe qeskat e syve mund t’i shtojnë vite pamjes tuaj, duke ju bërë të dukeni shumë më të vjetër se mosha juaj aktuale.
Qeska dhe ënjtje poshtë syve – Dhjami gjenetik ose strukturor poshtë syve nuk mund të korrigjohet me kremra; kirurgjia eliminon drejtpërdrejt shkakun, duke krijuar sy më të hapur dhe me pamje më rinore të gjithë fytyrës.
Rezervoni një konsultë të personalizuar me një kirurg specialist
Pacientët tanë ndajnë përvojat e tyre me ju
+400,000 Klientë të Kënaqur dhe numri vazhdon të rritet
Blefaroplastika e sipërme dhe e poshtme për meshkujt
Blefaroplastika e sipërme
Blefaroplastika e sipërme trajton lëkurën e tepërt dhe të varur që mund të ndërhyjë në shikim, duke e hequr në mënyrë kirurgjikale. Prerja fshihet brenda palosjes natyrale të qepallës, duke i bërë shenjat praktikisht të padukshme pasi të shërohen, dhe shumica e burrave mund të kthehen në punë brenda rreth një jave.
Blefaroplastika e poshtme
Blefaroplastika e poshtme trajton qeskat poshtë syve, ënjtjen dhe lëkurën e tepërt, duke përdorur një teknikë të brendshme (transkonjunktivale) ose të jashtme (transkuteane) në varësi të nevojave të lëkurës. Dhjami mund të hiqet ose të ripozicionohet për të zbutur zonën poshtë syve, me prerje të vendosura brenda qepallës ose pak poshtë vijës së qerpikëve për të siguruar shenja minimale, që mezi duken.
Rikuperimi pas blefaroplastikës për meshkuj
24–48 orët e para: Ënjtja dhe mavijosjet e lehta deri në të moderuara janë normale. Mund të keni një ndjesi presioni të lehtë ose shikim të turbullt nga pomada, të cilat menaxhohen me kompresa të ftohta, duke mbajtur kokën ngritur, duke pushuar dhe duke shmangur aktivitetee e lodhshme ose ekranet.
Ditët 3–7 (Java e Parë): Ënjtja dhe mavijosjet arrijnë kulmin dhe më pas fillojnë të përmirësohen. Zakonisht hiqen qepjet, inkurajohet ecja e lehtë dhe shumë mehskuj mund të rikthehen në punë deri në fund të javës, duke shmangur ushtrimet fizike.
Javët 2–3 (Përmirësim i dukshëm): Shumica e mavijosjeve zhduken, ënjtja zvogëlohet ndjeshëm, sytë duken më të hapur, dhe aktivitetet normale të përditshme mund të rifillojnë. Por kini parasysh se duhet të shmangni ngritjen e peshave të rënda.
Javët 4–6: Ënjtja minimizohet, shenjat zbehen shpejt dhe rezultati duket natyral.
Muajt 2–3 (Përmirësim i Vazhdueshëm): E gjithë ënjtja zhduket, shenjat zbehen pothuajse tërësisht dhe rezultati përfundimtar bëhet plotësisht i dukshëm.
6–12 Muaj (Rezultati Përfundimtar): Shenjat janë praktikisht të padukshnme. Rezultatet zakonisht zgjasin për shumë vite.
Pse pacientët zgjedhin Spitalin Amerikan?
Komunikim i qartë në anglisht, italisht, greqisht, gjermanisht dhe shqip. Ne sigurojmë që të kuptoni çdo hap të udhëtimit tuaj, nga konsultimi deri te rikuperimi.
Kirurgë me eksperiencë ndërkombëtare dhe përvojë të gjerë në kirurgji estetike dhe rikonkstruktive.
Shërbim i plotë gjatë gjithë qëndrimit tuaj. Organizojmë transfertat nga aeroporti, akomodimin dhe gjithë logjistikën, që ju të fokusoheni vetëm në trajtimin dhe shërimin tuaj.
Çmime transparente pa tarifa të fshehura. Kurseni deri në 70% krahasuar me vendet perëndimore, duke përfituar të njëjtin standard kujdesi në një strukturë spitalore moderne.
Pyetje të Shpeshta rreth Blefaroplastikës
Keni pyetje rreth trajtimeve estetike ose mjekësore në Shqipëri? Ne ofrojmë përgjigje të qarta dhe transparente për t’ju ndihmuar të ndiheni të informuara, të sigurta dhe komode gjatë gjithë udhëtimit tuaj mjekësor.
Shumica e burrave kthehen në punë të lehtë brenda 5–7 ditësh pas blefaroplastikës, ndërsa punët më fizike kërkojnë deri në dy javë pushim.
Rezultatet nga blefaroplastikës për mashkuj zakonisht zgjasin 7-15 vjet; zakonet e shëndetshme të jetesës dhe mbrojtja nga dielli ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre.
Lentet e kontaktit duhen shmangur zakonisht për rreth dy javë pas blefaroplastikës te meshkujt, për t’i dhënë kohë qepallave të shërohen siç duhet; gjatë kësaj periudhe rekomandohen syzet.
Thatësia e përkohshme e syve është e zakonshme pas blefaroplastikës te meshkujt dhe zakonisht kalon me përdorimin e lotëve artificialë, ndërsa thatësia e përhershme është e rrallë. Problemet ekzistuese me tharjen e syve duhen diskutuar gjatë konsultës.
Po, blefaroplastika mund ta përmirësojë ndjeshëm shikimin kur qepallat e sipërme pengojnë fushën vizuale, duke ofruar përfitime si funksionale ashtu edhe estetike.
Blefaroplastika te meshkujt tolerohet mirë dhe shumica e burrave ndiejnë vetëm shtrëngim ose parehati të lehtë, jo dhimbje, e cila kontrollohet lehtësisht me medikamente të zakonshme.
Artikujt më të fundit
Merrni këshilla nga ekspertët për kujdesin mjekësor dhe përditësime nga klinika - të gjitha të dizajnuara për ta mbajtur buzëqeshjen tuaj të shëndetshme dhe të ndritshme.
Mommy Makeover në Shqipëri: Çfarë përfshin dhe a ia vlen?
Shtatzënia dhe lindja janë transformuese. Por për shumë gra, ndryshimet fizike që pasojnë – të shtrira… Lexo më shumë
Lexo më shumëMommy Makeover në Shqipëri: Çfarë përfshin dhe a ia vlen?
Shtatzënia dhe lindja janë transformuese. Por për shumë gra, ndryshimet fizike që pasojnë – të shtrira… Lexo më shumë
Lexo më shumëRikuperimi pas liposuksionit në Shqipëri: Një udhëzues javë pas jave
Liposuksioni është një nga procedurat më popullore të konturimit të trupit në botë — dhe për… Lexo më shumë
Lexo më shumëBBL në Shqipëri: Gjithçka që duhet të dini
"Brazilian Butt Lift" — i njohur më mirë si BBL — është një nga më të shumtët… Lexo më shumë
Lexo më shumëPara se të rezervoni: Çfarë pyetjesh duhet t’i bëni kirurgut tuaj plastik në Shqipëri
Çdo vit, mijëra pacientë nga Italia, SHBA dhe Europa zgjedhin Shqipërinë për… Lexo më shumë
Lexo më shumëKërkoni ofertën tuaj falas
Duke paraqitur këtë formular, ju pranoni Politikën tonë të Privatësisë. Ne garantojmë privatësi të plotë.



