Dr. Sotiraq Lako

Dr. Sotiraq Lako

EDUKIMI PROFESIONAL:

1989-1994 Studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri

1997-2000 Specializim për Mjek Hematolog në Shërbimin e Hematologjisë të Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, Shqipëri.

Shkurt – Prill 2001 Kurs kualifikimi “Onkologjia Parandaluese e Diagnostikuese dhe Trajtimi i Tumoreve”, organizuar nga Konsorciumi CARSO (Qëndra Përgatitore për Kërkimet Shkencore Onkologjike), Bari, Itali.

Maj – Qershor 2001Kurs trainimi për “Shërbimet e Urgjencës Mjekësore”, organizuar nga Qëndra Kombëtare Shqipëtare e Trainimit të Urgjencave Mjekësore, Ministria e Shëndetësisë, Fakulteti i Mjekësisë, Shqipëri.

2004 – 2005 Master Shkencor me temën “Rezultatet e afërta të mjekimit me Gleevec në Leukozën Mielloide Kronike, në fazën kronike”, organizuar nga Departamenti i Sëmundjeve të Brëndshme të QSUT, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri.

Mars 2007 Kurs trainimi të “Praktikat e Mira Klinike” për Investigator të Studimeve Klinike, organizuar nga Kompania Farmaceutike “Roche”, Tiranë, Shqipëri.

Shtator 2008 Kurs trainimi të “Praktikat e Mira Klinike” për Protokollet e Studimeve Klinike, organizuar nga Kompania Farmaceutike “Roche”, Tiranë, Shqipëri.

Shtator 2010 Kurs kualifikimi “Onkologjia e Tumoreve Solide – Kanceret e Gjirit dhe Gjinekologjike” organizuar nga Weill Cornell Medical College, të drejtuar nga Memorial Sloan-Kettering Cancer Center – SHBA, Salzburg, Austri.

Prill 2012 Kurs kualifikimi “Tumoret Hematologjike” organizuar nga Weill Cornell Medical College, të drejtuar nga Memorial Sloan-Kettering Cancer Center – SHBA, Salzburg, Austri.

1-25 Maj, 2012 Observership në Onkologji, Departamenti i Parë për Onkologji dhe Hematologji, Wilhelminenspital, Qëndër Reference për Mieloma Multiple, me Mentor Prim.Univ.Prof. Dr. Heinz Ludwig, Vienë, Austri.

Maj 2013 Konferenca e 9të e Akademisë Evropiane të Mielomës Multiple, Vienë, Austri.

Shkurt – Mars2014 Konferenca e 10të e Akademisë Evropiane të Mielomës Multiple, Vienë, Austri.

Maj 2014 Doktor i Shkencave Mjekësore, me Tezën “Ndryshimet Hematologjike në Kirurgjinë Kardio-Vaskulare”, organizuar nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shqipëri.

Shtator 2014 Konferenca e 11të e Akademisë Evropiane të Mielomës Multiple, Vienë, Austri.

Mars 2015 Konferenca e 12të e Akademisë Evropiane të Mielomës Multiple, Madrid, Spanjë.

AKTIVITETI PROFESIONAL:

Korrik 2015 – vazhdim

Mars 2015 – Maj 2015 Mjek Hematolog, American Hospital, Tiranë, Shqipëri.

Mjek Hematolog, Hygeia Hospital, Tiranë, Shqipëri.

Tetor 2009 – Shkurt 2015 Mjek Hematolog, American Hospital, Tiranë, Shqipëri.

Gusht 2008 – Tetor 2009 Mjek Hematolog, Klinika Onkologjike “Blue Medical Center”, Tiranë, Shqipëri.

Shtator 2006 – vazhdim Mjek Hematolog, Qëndra Shëndetësore e Specialiteteve No1, Tiranë, Shqipëri.

Mars 2006-Shtator 2006 Mjek Hematolog, Klinika Onkologjike “Madame Curie”, Tiranë, Shqipëri.

2000 – Shkurt 2006 Mjek Hematolog, Shërbimi i Hematologjisë Adulte, Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, Shqipëri.

Janar1996 – Janar2000 Specializimi në Hematologji, Shërbimi i Hematologjisë Adulte, Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, Shqipëri.

1995 Fitues i konkursit për mjek në Qëndrën Spitalore Universitare Tiranë, Shqipëri.

1994 – 1995 Mjek i përgjithshëm në Spitalin e Rrethit Berat, Shqipëri.

ÇERTIFIKIME:

1994 Diplomuar “Mjek i Përgjithshëm” në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri.

2000 Diplomuar “Mjek Hematolog” në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri.

ANETARESIMI:

Shoqata Kombëtare e Hematologji-Transfuzionit.

AKTIVITETI AKADEMIK:

Mars 2012 – vazhdim Pedagog në Lëndën e Imunologjisë, Fakulteti i Infermierisë, Albanian University, Berat, Shqipëri.

Mars 2011 Shkolla Evropiane e Mjekësisë Transfuzionale, Tiranë, Shqipëri.

Tetor 2006 – Korrik 2010 Pedogog në Lëndët e Biokimisë dhe Biologjisë, në Universitetin e Sporteve “Vojo Kushi”, Tiranë, Shqipëri.

Tetor 2004 – Tetor 2008 Asistent Pedogog në Lëndën e Histologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri.

LIBRA:

Bashkëautor i librit; “Kimioterapia dhe Trajtimi Sistemik i Kancerit”, shkurt 2008.

PUBLIKIMET NE REVISTA:

“Buletini i Shkencave Mjekësore”, Tiranë, Shqipëri.

“Insufiçienca Renale në disa Hemopati Malinje”, Maj 2004.

“Fludarabina përkundrejt CVP në LLC-B të patrajtuar”, Maj 2004.

“Prevalenca e anti-HBC tek dhuruesit e paguar”, Nr.2,Vol.38, 2007.

“Prevalenca e Gjurmuesve të Hepatiteve B, C dhe D tek pacientët me IRK të hemodializuar dhe jo të hemodializuar”, Nr.3,Vol.39, 2007.

“Mjekësia dhe Infermieria Bashkëkohore”, Tiranë, Shqipëri.

“Anemia Ferriprive”, Nr.7, 34-37, 2011.

“Kujdesi Infermieror gjatë Hemotransfuzionit”, Nr.8, f.82-85, 2012.

“Optime”, Revista Shkencore e “Albanian University”, Tiranë, Shqipëri.

“Eksperienca e një Qëndre të Kirurgjisë Kardiake në Shqipëri, në përdorimin klinik të gjakut tek pacientët që i nënshtrohen Kirurgjisë së Bypass të Arterieve Koronare”, Nr.2, 86-99, Qershor 2013.

“Il Giornale di Chirurgia – Journal of Surgery”, CIC Edizioni Internazionali s.r.l., Itali.

“The Impact of Blood Use in Patients Undergoing Coronary Artery Bypass Surgery: A Prospective Study” Nr.1, Vol.34, January 2014.

“Medical Archives”, Journal of the Academy of Medical Sciences in Bosnia and Herzegovina.

“Hematological Changes in Patients Undergoing Coronary Artery Bypass Surgery: a Prospective Study”. 2015; 69(3): 181-186

“Albanian Medical Journal”, Tiranë, Shqipëri.

“Pancitopenia e rëndë nga dozë e vogël e Metotreksatit dhe Hiperleukocitozë pas administrimit të Filgastrim, në një pacient me Lupus Eritematoz Kutan Subakut”, Nr.2, Qershor 2015.

PREZANTIMET NË KONFERENCA:

Kongresi Multidisplinar “Edukimi në Vazhdim përmes profesionistëve të Mjekësisë”: “Ndryshimet Hematologjike në Kirurgjinë Kardio-Vaskulare”, 24-25 Prill, 2015, Tirana, Shqipëri.

Kongresi Multidisplinar “Edukimi në Vazhdim përmes profesionistëve të Mjekësisë”: “Përdorimi klinik i gjakut tek pacientët që i nënshtrohen Kirurgjisë së Bypass të Arterieve Koronare”, 24-25 Prill, 2015, Tirana, Shqipëri.

Kongresi Multidisplinar “Edukimi në Vazhdim përmes profesionistëve të Mjekësisë”: “Pancitopenia e rëndë nga dozë e vogël e Metotreksatit dhe Hiperleukocitozë pas administrimit të Filgastrim, në një pacient me Lupus Eritematoz Kutan Subakut”, 24-25 Prill, 2015, Tirana, Shqipëri.

Kongresi Multidisplinar “Edukimi në Vazhdim përmes profesionistëve të Mjekësisë”: “The Bone Marrow Biopsy, How Do We Perform it and our Experience”, 24-25 Prill, 2015, Tirana, Shqipëri.

Konferenca e 4t Kombëtare e Reumatologjisë: “Pancitopenia e rëndë nga dozë e vogël e Metotreksatit dhe Hiperleukocitozë pas administrimit të Filgastrim, në një pacient me Lupus Eritematoz Kutan Subakut”, Dhjetor 2014, Tiranë, Shqipëri.

Konferenca Ndërkombëtare e Shëndetit Publik: “Clinical blood use in patients undergoing Coronary Artery Bypass Surgery”, Maj 2013, Tiranë, Shqipëri.

Konferenca e 6të e Mjekëve Specialistë të Shërbimit Ambulator të Tiranës: “Përdorimi klinik i gjakut tek pacientët që i nënshtrohen Kirurgjisë së Bypass të Arterieve Koronare”, Mars 2013, Tiranë, Shqipëri.

Konferenca e 7të Kombëtare e Shoqatës Shqiptare të Hematologji-Transfuzionit: “Neuropatia Optike nga Arteriti jo ishemik tek një grua me Hiperhomocisteinemi”, 8 Qershor 2012, Tiranë, Shqipëri.

Kongresi i 8-të i Shoqatës Oftalmologjike të Evropës Juglindore dhe Kongresi i 9-të i Shoqatës Oftamologjike të Vëndeve të Detit të Zi: “ Neuropatia Optike nga Arteriti jo ishemik tek një grua me Hiperhomocisteinemi”, 19-22 maj 2011, Stamboll, Turqi.

Konferenca e 16të Mediko-Kirurgjikale: “Infeksionet shoqëruese febrile në sëmundjet e gjakut”, Tetor 2008, Tiranë, Shqipëri.

Konferenca e 10të Vjetore e Pediatrisë: “Prevalenca e Gjurmuesve të Hepatiteve në pacientë me LLA”, Nëntor 2007, Tiranë, Shqipëri.

Kongresi i 29të Ndërkombëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Transfuzionit të Gjakut: “Prevalenca e Gjurmuesve të Hepatiteve në pacientë me LLA”, Shtator 2006, Cape Town, Afrika e Jugut.

Konferenca e 2të e Departamentit të Morfologjisë: “Rezultatet e afërta të mjekimit me Glivec në LMK (Faza kronike)”, Nëntor 2005, Tiranë, Shqipëri.

Konferenca e 11të e Mjekësisë Interne: ”Infeksionet në LA”, Tetor 2003, Tiranë, Shqipëri.

Kongresi i 20të Botëror i Dermatologjisë, “Tumoret e Lëkurës tek pacientët me LLC”, Mars 2002, Paris, Francë.

More Doctors From: ,

Dr. Pal Xhumari

Dr. Pal Xhumari

Hematolog