Të Reja, Informacione Mjekësore, Publikime.
Na ndiqni në Instagram dhe Youtube
Dr. ARDIAN JORGJI, ekspert i sëmundjeve që prekin aparatin e frymëmarrjes, gëzon një formim akademik dhe profesional në universitet dhe spitalet më të mira të Greqisë. I specializuar në sëmundjet pulmonare (Pneumolog) në Spitalin Universitar “Sotiria” të Athinës dhe për “Intensive Care” (Terapi Intensive) në Spitalin më të madh të Ballkanit “Evangelismos” po në Athinë, Dr. Jorgji sjell përvojën e tij të çmuar në Spitalin Amerikan 3.
Dr. Ardian Jorgji diagnostikon dhe trajton patologji të tilla si: astma, sëmundjet pulmonare kronike (bronkiti kronik, emfizema, fibroza pulmonare), etj.
Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Ardian Jorgjin kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Sëmundjet më të shpeshta gjatë verës
Vera tashmë ka nisur me temperatura të larta të cilat mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore ndaj mjekët sugjerojnë shmangien e orëve të pikut.
Ja disa nga sëmundjet më të zakonshme në stinën e nxehtë:
1. Goditja nga i nxehti
• Goditja nga i nxehti ose hipertermia ndodh si pasojë e ekspozimit të zgjatur ndaj temperaturave të larta. Simptomat e goditjes nga i nxehti përfshijnë: temperaturë mbi 39ᵒC, lëkurë e kuqe e thatë, të përzjera, alternime të koshiencës, të dridhura të forta të trupit, dhimbje koke.
2. Helmimi nga ushqimi
• Helmimi nga ushqimi ndodh nga konsumimi i ushqimit ose ujit të kontaminuar. Moti i ngrohtë dhe i lagësht ofron një mjedis pjellor për rritjen e baktereve të cilat pas hyrjes në trupin e njeriut shkaktojnë dhimbje stomaku, të përziera, diarre ose të vjella.
3. Dehidratim
• Një nga problemet më të shpeshta në verë për shkak të djersitjes së shtuar. Kujdes, humbja e lëngjeve duhet të zëvendësohet për funksionimin normal të trupit.
4. Lija e dhenve
• Një nga sëmundjet më të shpeshta të verës. Simptomat e zakonshme përfshijnë flluska, kruajtje të lëkurës, skuqje, temperaturë të lartë, humbje të oreksit dhe dhimbje koke.
5. Tifoja
• Transmetohet nga uji përmes rrugëve orofekale. Simptomat më të zakonshme përfshijnë temperaturë të lartë, lodhje, dobësi, dhimbje barku, dhimbje koke dhe humbje oreksi.
6. Djegia nga dielli
• Shkaktohen nga rrezet ultraviolet (UV) të diellit që dëmtojnë qelizat e lëkurës. Ekspozimi i tepërt ndaj rrezatimit të dëmshëm UV mund të çojë në skuqje të dhimbshme në lëkurë.
7. Skuqje nga nxehtësia
• Ka ngjyrë të kuqe ose rozë që shfaqet në zonat e trupit që janë të mbuluara me veshje dhe është më e zakonshme tek fëmijët. Ndodh kur kanalet e djersës bllokohen dhe fryhen, dhe shfaqet si pika ose puçrra të vogla në lëkurë. Shpesh shkakton siklet dhe kruajtje.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan

Spitali Amerikan kërkon të punësojë infermiere instrumentare. Kandidatet duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara në imazh.
Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore [email protected]
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Spitali Amerikan kërkon të punësojë teknik hemodinamike. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e kërkuara në imazh.
Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një fotografi në adresën e e-mail të Departamentit të Burimeve Njerëzore [email protected]
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Dr. Faruk Dogan, kirurg urolog-androlog dhe uro-gjinekolog, si dhe shef i Departamentit të Urologjisë në Spitalin Amerikan 3, dhe Dr. Eljot Sulçaj, mjek i përgjithshëm, ishin në emisionin “Klinika 24” të autores dhe moderatores Doreada Mio në Report TV.
I pyetur nga moderatorja nëse ekzistojnë ende tabu mes popullatës për të kërkuar ndihmë mjekësore mbi këto problematika, Dr. Faruk u shpreh se:
“Po, këto janë ende tabu, sidomos tek moshat më të mëdha. Kjo ndodh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Turqi, sepse lidhet me kulturën. Megjithatë, moshat e reja janë shumë më mendjehapura dhe e kanë më të lehtë të flasin e të kërkojnë trajtim.".
Gjatë intervistës, kirurgu turk, u ndal edhe te gjinekologjia estetike , një fushë që po zhvillohet gjithnjë e më shumë në funksion të mirëqenies së grave.
Për më shumë informacion apo për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
@mdoreada @reporttv.al
#spitaliamerikan #drfarukdogan #urologjia

Janë mijëra pacientët që i kanë besuar shëndetin e tyre Dr. Faruk Dogan, kirurg urolog-androlog dhe uro-gjinekolog, i cili prej 8 vitesh është pjesë e pandarë e ekipit tonë në Spitalin Amerikan 3, ku drejton Departamentin e Urologjisë.
Me profesionalizëm, përkushtim dhe përvojë të gjatë, ai ka sjellë zgjidhje edhe për rastet më të ndërlikuara në fushën e urologjisë.
Në një intervistë për emisionin “Klinika 24” me moderatoren Doreada Mio në Report TV, së bashku me asistentin e tij Dr. Eljot Sulçaj, Dr. Faruk ndau disa mendime për përvojën e tij në Shqipëri:
“Shqipëria është shumë e bukur dhe jam i kënaqur që jetoj dhe punoj këtu. Është një eksperiencë e këndshme dhe kam mësuar edhe pak shqip,” – rrëfen ai me buzëqeshje.
Një rrugëtim profesional që po i afrohet një dekade, i mbushur me përkushtim ndaj pacientëve dhe përmirësim të vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor.
Për më shumë informacion apo për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
@mdoreada @reporttv.al
#spitaliamerikan #drfarukdogan #urologjia

📌 30 qershor-1 korrik, Prof. Dr. Ernst Orthner, kirurg ortoped do të jetë në Spitalin Amerikan 3
Dy pacientët me deformime të këmbëve, ecin pa dhimbje pas kirurgjisë me implante speciale të Prof. Orthner
Njëri prej tyre vuante nga deformime të gishtërinjve, të cilat i shkaktonin dhimbje të forta dhe vështirësi në ecje. Ndërsa rasti i dytë ishte i një vajze, në të 20-tat, që vuante nga këmba me hark të lartë (pes cavus), një gjendje që e pengonte të ecte normalisht.
Prej vitesh ecnin me shumë vështirësi për shkak të problemeve të dhimbshme me këmbët, por falë teknikave të avancuara kirurgjikale dhe implanteve të avancuara të Prof. Dr. Orthner në Spitalin Amerikan 3, dy pacientët kanë rifituar funksionalitetin dhe lëvizshmërinë.
“Teknikat që përdorim për trajtimin e këmbëve janë shumë të avancuara dhe kanë dhënë rezultate të shkëlqyera. Në rastin e deformimeve të gishtërinjve, mund të drejtohen me anë të operacioneve moderne, duke eliminuar dhimbjet dhe përmirësuar lëvizshmërinë. Ndërsa për këmbën me hark të lartë, ne përdorim implante të specializuara për të siguruar një shërim të shpejtë dhe rezultate afatgjata. Këto trajtime janë përdorur me sukses në Europë dhe tani po ofrohen për herë të parë edhe në Shqipëri.”, shpjegoi kirurgu austriak.
Me mbi 30 vite përvojë, Prof.Ernst Orthner ka zgjidhur edhe rastet më të komplikuara të patologjive të këmbës, në Spitalin Amerikan 3.
Për më shumë informacion ose vizitë, kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan

Trendi i rimodelimit të organeve gjenitale! 𝐃𝐫. 𝐅𝐚𝐫𝐮𝐤 𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧: Vajzat kërkojnë modelin ‘Barbie Shape’
Dr. Faruk Dogan, Kirurg Urolog-Androlog dhe Uro-Gjinekolog në Spitalin Amerikan 3, ishte i ftuar në emisionin “Klinika 24” i moderatores Doreada Mio @mdoreada , në Report TV,
Dr. Faruk foli edhe për trajtimet mjekësore dhe estetike të grave dhe vajzave duke ndalur në problematika si:
▪️ Inkontinenca urinare – një problem i zakonshëm që nuk duhet të jetë tabu
▪️ Trajtimet variojnë nga ushtrimet Kegel deri te ndërhyrjet kirurgjikale mini-invazive
▪️ Prolapset dhe estetika intime – zgjidhje në një ndërhyrje të vetme në Spitalin Amerikan 3
Për më shumë informacion apo për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#Repost @reporttv.al with @use.repost
・・・

Në Ballkan pijnë shumë cigare. Dr.Faruk Dogan zbulon arsyen kryesore të tumoreve të fshikëzës urinare
Dr. Faruk Dogan, kirurg urolog dhe androlog në Spitalin Amerikan 3, ishte i ftuar në emisionin “Klinika 24” i moderatores Doreada Mio në Report TV, ku foli për patologjitë e traktit urinar.
Ai theksoi se duhani është një nga shkaktarët kryesorë të kancerit të fshikëzës së urinës. Gjakderdhja në urinë mund të jetë një nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje ndaj mos e injoroni.
Në rastet kur është e nevojshme heqja e fshikëzës, ai përmendi edhe zgjidhjen moderne: fshikëza e re (neobladder), pa qese të jashtme, pa kufizime në jetesë, dhe me rezultate estetike.
Për më shumë informacion apo për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
@mdoreada
#Repost @reporttv.al with @use.repost

Apel i Dr. Faruk Dogan: “Mos pini cigare! Nëse shihni gjak në urinë, paraqituni menjëherë te mjeku!”
Dr. Faruk Dogan, kirurg urolog dhe androlog në Spitalin Amerikan 3, ishte i ftuar në emisionin “Klinika 24” i moderatores Doreada Mio në Report TV, ku foli për sëmundjet e traktit urinar.
Ai theksoi se duhani është një nga shkaktarët kryesorë të kancerit të fshikëzës së urinës. Gjakderdhja në urinë mund të jetë një nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje ndaj mos e injoroni.
🛑 “Fatkeqësisht, shumë pacientë paraqiten vonë, shpesh në stade të avancuara. Por kur sëmundja zbulohet herët, trajtimi është i thjeshtë dhe efektiv”, – tha Dr. Dogan.
Në rastet kur është e nevojshme heqja e fshikëzës, ai përmendi edhe zgjidhjen moderne: fshikëza e re (neobladder) – pa qese të jashtme, pa kufizime në jetesë, dhe me rezultate estetike.
Për më shumë informacion apo për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
@mdoreada
#Repost @reporttv.al with @use.repost
・・・
#gjakneneurine #kancerivezikesurinare #kancerifshikezesurinare #parandalimikancerit
#shendeturinar
#spitaliamerikan #drfarukdogan #urologjia #neobladder

Kontrollohuni me paketat kardiologjike në Spitalin Amerikan dhe siguroni shëndetin e zemrës tuaj.
Paketa Kardiologjike I përfshin:
• Vizitë Kardiologu
• EKG
• Provë ushtrimore
• Ekokardiografi
• Lipidogramë
Paketa Kardiologjike II përfshin:
• Vizitë kardiologu
• EKG
• Ekokardiografi
• Holter 24 orë
Paketa Kardiologjike III përfshin:
• Vizitë kardiologu
• EKG
• Ekokardiografi
• Holter-24 orë, monitorim tensioni
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Pickimet e insekteve, sa të rrezikshme janë?
Dr.Shk.Alketa Bakiri: "Ja si t`i shmangni dhe kur duhet të drejtoheni te mjeku"
Insektet janë gjithashtu shkaktarë të reaksioneve alergjike, ndonjëherë edhe të rënda.
Dr.Shk. Alketa Bakiri, mjekje alergologe-imunologe pranë Spitalit Amerikan 3 thekson se duhet treguar kujdes veçanërisht nga pickimet që shkaktohen nga himenopterët, pra grerëzat dhe bletët.
"Pickimet e tyre mund të shkaktojnë edhe anafilaksi, një reaksion i rëndë me vështirësi në frymëmarrje, dhimbje barku, humbje ndjenjash, rënie të tensionit, rrahje të shpeshta të zemrës, etj. Pra nëse kemi patur një reaksion nga këto insekte mirë është të konsultohemi me mjekun i cili do të na rekomandojë adrenalinën, të cilën duhet ta kemi përherë me vete", tha doktoresha.
Përveç vaksinës, doktoresha këshillon disa masa që mund të merren për të shmangur pickimin nga insektet:
- Në mjedise të gjelbërta përdorni veshje të gjata, me ngjyra të çelëta dhe të lira.
- Shmangni përdorimin e parfumeve, pasi ato tërheqin insektet.
- Qëndroni larg vendeve ku ka mbeturina, sepse tërheqin grerëzat.
- Konsumoni ushqimin në ambiente të mbyllura.
- Kur përdorni motor ose mjete të tjera të hapura, përdorni syze mbrojtëse për të parandaluar goditjen e insekteve në sy.
- Kini kujdes me pijet e hapura, pasi rrezikoni pickimin në kavitetet orale.
Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Paketat Check-Up në Spitalin Amerikan
- Gjak komplet
- CR. Proteina
- D-dimere
- Creatinemia
- Azotemia
- Lipidogramë
- TSH
- Glicemi esëll
- ALT (SGPT)
- AST (SGOT)
- Bilirubine Totale
- Ferritinë
- Urinë komplet
- Grafi pulmoni P.A.
- EKG
- Echo mamme (bilaterale)
- Vizitë e përgjithshme
- Konsultë Psikologu
- Gjak komplet
- CR. Proteina
- D-dimere
- Glicemi esëll
- TSH
- Lipidogramë
- ALT (SGPT)
- AST (SGOT)
- Bilirubinë Totale
- PSA Totale
- Azotemia
- Creatinemia
- Grafi pulmoni P.A.
- EKG
- Vizitë e përgjithshme
- Konsultë Psikologu