Tel. 042 35 75 35                Shqip  |  English

Pacientët

Pacientë me shtrim

Shtrimi në Spital
Informacion mbi shtrimin e pacientëve në SPITALIN AMERIKAN
1. Për pranimin e të pacientit në spital, duhet patjetër udhëzimi mjekësor dhe pashaporta ose çdo dokument tjetër indetifikues. Pranimin e realizon vetëm mjeku specialist dhe kujdestar nëpërmjet poliklinikës së pranimit të spitalit. Në raste urgjente, mjeku do të pranojë pacientin pa dokumentet e përmendura. I sëmuri do të lëshohet sapo të dalë nga gjëndja urgjente.

2. Pacienti i pranuar pasi shoqërohet në dhomën e tij, duhet të lërë garderobën e tij si dhe t’i nënshtrohet trajtimit komplet sanitar.

3. Të sëmurëve nuk u lejohet të sjellin në spital gjëra të tjera personale dhe sende të çmueshme, përveç mjeteve për higjienë personale, shtypit dhe librave për lexim.

4. Vizita e të afërmve të pacientëve në spital lejohet çdo ditë në oraret 11:00 – 12:00 dhe 16:00 – 18:00.

5. Programi ditor për pacientë vijon si më poshtë:
– mëngjesi prej orës 7:00- 7:30,
– dreka prej orës 12:00-12:30,
– darka prej orës 17:00 – 18:00 në sezonin dimëror,
– darka prej orës 18:00 – 19:00 në sezonin veror,
– ndalohet rreptësisht lëshimi i repartit pa konfirmuar lëvizjen me mjekët,
– ndalohet hyrja e pacientëve në dhomën e infermierisë pa u lajmëruar infermierët.

6. Pacientët nuk duhet të marrin medikamente të tjera përveç atyre që i cakton mjeku kompetent ose mjeku kujdestar.

7. Pacienëve dhe vizitorëve të tij u ndalohet rreptësisht sa vijon:
– sjellja në spital e pijeve alkolike dhe përdorimi i tyre,
– pirja e duhanit,
– sjellja në spital e sendeve ushqimore (përveç frutave dhe lëngjeve për përdorim të ditës),
– përdorimi i ashensorëve, përveç atyre që janë vetëm për të sëmurët,
– hyrja në dhomat e infermierëve,
– marrja e ushqimit dhe e sendeve të tjera nëpër dritare si dhe hedhja e mbeturinave nga dritaret,

8. Për efekt të kujdesjes për shëndetin e pacientit vetëm një familjar mund ta shoqërojë dhe të qëndrojë në dhomë me pacientin. Kjo vlen edhe për rastet e vizitorëve.

9. Për daljen nga spitali pacientit duhet t’i jepet fletëdalja së bashku me epikrizën me firmën e mjekut përkatës.

10. Çdo shkelje e rregullave të brendshme si dhe dalja me vetë dëshirë nga spitali kupton lëshimin e pacientit nga spitali, dhe spitali nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore. Dëshira jonë është që gjatë mjekimit në spital, si dhe gjatë largimit nga spitali çdo pacient të bisedojë me mjekun dhe infermieren ose t’i parashtrojë me shkrim, duke nënshkruar, vërejtjet për mjekim, si dhe propozimet për përmirësimin e shërbimit, si dhe të parashtrojë mendimin e tij lidhur me atë çka i ka pëlqyer në spital. Pacienti do të pajiset me pyetësorin për përshtypjet e tij. Kjo gjë na ndihmon të përmisohemi.

Informacion për pacientët preoperatorë

Pacientët preoperatorë, ditën e parë të shtrimit në spital, pajisen me fletat e konsensusit dhe të anestezisë. Mbas leximit dhe dhënies së sqarimeve të nevojshme prej mjekëve, firmosen nga vetë pacienti dhe familjarët e tij.
Ju rekomandojmë të lexoni me vëmendje të gjithë informacionin dhe të mos hezitoni të bëni pyetje për të qënë sa më të qartë rreth të gjitha procedurave të përmendura më sipër.
Gjithashtu, pacientëve u jepen sqarimet përkatëse, për anën administrative, të shoqëruara edhe me një udhëzues personal.

Për realizimin e operacioneve dhurimi i gjakut, prej të afërmve të pacientit, përbën një nga kriteret kryesore, që duhet plotësuar, përpara kryerjes së operacionit. Sasia e flakonëve të gjakut, që do të përdoren në operacion, përcakton edhe numrin e dhuruesve. Ju lutemi të mirëkuptoni faktin që gjaku nuk blihet apo shitet, ai vetëm dhurohet me vullnetin e lirë të gjithëseicilit, ndaj është i domosdoshëm dhurimi i gjakut për çdo pacient nga njerëz të tij të afërm.

Dëshirojmë t’ju informojmë se të gjithë proçedurat për dhurimin e gjakut realizohen pranë Qëndrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, dhe të gjithë dhuruesit, të afërm apo miq, janë të detyruar të ndjekin të gjithë protokollin pranë kësaj qëndre të shoqëruar nga personeli i Spitalit Amerikan.

Dhurimi i Gjakut
Dhurimi i gjakut mund të shpëtojë një jetë!!!
Dhuro gjak dhuro jetë!

Dhuroni gjak në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Tiranë ose në qëndrat e gjakut pranë spitaleve rajonale. Sensibilizoni të afërmit dhe njerëzit që ju rrethojnë për rëndësinë e dhurimit të gjakut. Ndihmoni sot ata që kanë nevojë për gjak duke menduar se një ditë mund t’ju duhet ju ose një njeriu tuaj të dashur.
Gjaku është një produkt natyral, nuk riprodhohet në mënyrë artificiale dhe është i domosdoshëm për jetën. Gjaku nuk blihet, as shitet, vetëm dhurohet dhe merret falas. Gjaku rigjenerohet, kështu që është e mundur të privohemi ndonjëherë nga një sasi e papërfillshme e cila nuk shkakton asnjë dëm në organizëm, zëvendësohet sërish shume shpejt dhe është jetëshpëtuese për personat në nevojë.

Disa kritere të përgjithshme mbi seleksionimin e dhuruesve:

  • Mosha: nga 18-65 vjeç
    Për dhuruesit periodikë mbi 65 vjeç si dhe për dhuruesit për herë të parë mbi 60 vjeç i takon mjekut të seleksionimit të vendosë n.q.s. ai është kandidat për të dhuruar ose jo.
  • Pesha: mbi 50 kg
  • Presioni arterial:
    midis 110 – 180 (sistolik ose maksimal)
    midis 60 – 100mmHg (diastolik ose minimal)
    Personat me tension arterial normal, por që mjekohen për hipertension nuk mund të dhurojnë.
  • Frekuenca: e rregullt dhe ritmike, midis 50 – 100 rrahje në min (edhe më e vogël për ata që praktikojnë sport)
  • Hemoglobina: mbi 12.5g/dl në femra dhe mbi 13.5 g/dl në meshkuj
  • Inspeksioni: Anemi, Fizik i Dobët, Ikter, Cianozë, Edema, Dispne, Iritabilitet, Abuzues Alkooli, Droge, etj
  • Gjendja e përgjithshme: e mirë
  • Temperatura: maksimumi 37 gradë celsius
  • Stili i jetesës: asnjë sjellje anormale.

Procedura e dhurimit të gjakut:

  • Mbasi dhuruesi ka plotësuar formularin me pyetje rreth shëndetit të tij dhe mbasi është perzgjedhur në bazë të kritereve të mësipërme ai rregjistrohet për të dhuruar
  • Nën mbikëqyrjen e pandërprerë të mjekut ai akomodohet në krevatin e dhurimit
  • Një infermiere e specializuar dezinfekton
    krahun dhe me kujdes të veçantë kryen
    procedurën e shpimit
  • Procedura e shpimit është një veprim i lehtë dhe jo i dhimbshëm
  • Procedura e dhurimit për gjakun e plotë zgjat 5-8 minuta
  • Sasia e gjakut që dhurohet është 450+/- 10% të sasisë
  • Gjatë gjithë kohës së dhurimit mjeku së bashku me infermieren e dhurimit ndjekin me kujdes procedurën.
  • Pas dhurimit, dhuruesit i komunikohet të qëndrojë 5-10 minuta shtrirë dhe më pas të ngrihet me kujdes. Dhe, po atë ditë i këshillohet të konsumojë lëngje si ujë, çaj, qumësht, lëngje frutash, etj.

Gjaku i dhuruar shërben

  • Për të sëmurët kronikë
  • Për operacione madhore
  • Për urgjenca kirurgjikale
  • Per trauma dhe aksidente
  • Per nenat qe lindin

Pacientë ambulatorë

Shërbime të poliklinikës