Spitali Amerikan 1

Spitali Amerikan 1

Spitali Amerikan 1, është guri i themelit i strukturës më madhore dhe moderne spitalore private në vend, SPITALIT AMERIKAN.

Spitali Amerikan 1, i pari privat në vend, filloi aktivitetin në dhjetor 2006.

Gjithçka nisi me Kardiologjinë dhe Kardiokirurgjinë me rekrutimin e një stafi profesionistësh të huaj me eksperiencë në këtë fushë dhe me qëllimin që t’ju shërbente pacientëve brenda dhe jashtë vendit. Në një vit, fluksi i pacientëve kardiakë që linin Shqipërinë për t’u kuruar jashtë u reduktua në 85%.

Pas këtij suksesi, Spitali Amerikan zgjeroi shpejt aktivitetin duke u fokusuar fillimisht në kirurgji të përgjithshme, ortopedi, kirurgjinë e syrit, urologji, etj, për të mbërritur në kapacitetin e plotë që gëzon sot.

Shërbimet mjekësore në Spitalin Amerikan 1, përfshijnë:

  • Anatomapatologji
  • Anesteziologji
  • Check-up
  • Dermatologji
  • Endokrinologji
  • Gastrohepatologji
  • Hematologji
  • Imazheri e avancuar
  • Kardiokirurgj
  • Kardiologji
  • Kirurgji e përgjithshme
  • Kirurgji plastike
  • Laborator
  • Nefrologji
  • Neurokirurgji
  • Neurologji
  • Gjinekologji
  • Okulistikë
  • Onkologji
  • ORL
  • Ortopedi
  • Pneumologji
  • Nefrologji
  • Proktologji
  • Reumatologji
  • Urgjencë 24 orë
  • Urologji