Spitali Amerikan, fushatë sensibilizuese për parandalimin e kancerit kolorektal
4 Mars 2016, mjekë, infermierë dhe staf mjekësor, vullnetarë në gjithë botën ,vishen me ngjyrën blu. Kjo nismë realizohet në kuadër të sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të njërëzve për kontrollimin, parandalimin dhe diagnostikimin në kohë të Kancerit Kolorektal.
Kanceri i zorrës së trashë prek njësoj si meshkujt dhe femrat. 1 në 20 persona mund të preket nga ky tumor. 90 % e pacientëve të prekur janë mbi moshën 50 vjeç.
Kanceri i zorrës së trashë është i parandalueshëm, i trajtueshëm dhe i shërueshëm nëse diagnostikohet në kohë.
Spitali Amerikan, si çdo vit i është bashkuar nismës botërore për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin kundër kancerit kolorektal. Sot në 4 mars, pranë Urgjencës së Spitalit Amerikan 1, stafi mjekësor, infermieror dhe administrativ, të veshur në ngjyrë blu janë mbledhur për t’i thënë stop kancerit kolorektal, i cili zë vendin e dytë të vdekjeve nga sëmundjet tumorale.
“Dress in Blue day, Albania” është dita botërore, ku çdo shtet solidarizohet me të gjithë pacientët e diagnostikuar me kancer kolorektal dhe thekson çdo herë e më shumë rëndësinë e kontrollit dhe parandalimit në kohë të tij.
Përgjatë muajit Mars, Spitali Amerikan ofron për të gjithë pacientët, kontrollin mjekësor Check Up Proktologji, me shërbime dhe ekzaminime diagnostikuese specifike për parandalimin dhe kurimin e kancerit të kolonit.