Të Reja, Informacione Mjekësore, Publikime.
Na ndiqni në Instagram dhe Youtube
Prof. Dr. Mesut Sabri Tezer, kirurg i specializuar në kirurgjinë plastike faciale dhe kirurgjinë e kokës dhe qafës, do të jetë pranë pacientëve në Spitalin Amerikan 3, në datat 23–27 nëntor 2026.
Me mbi 25 vite përvojë profesionale dhe formim ndërkombëtar, Prof. Dr. Tezer ofron ekspertizë në ndërhyrjet estetike dhe kirurgjikale të fytyrës.
Shërbimet përfshijnë:
• Blefaroplastikë – Kirurgjia estetike e qepallave
• Facelift – Ngritja kirurgjikale e fytyrës
• Otoplastikë – Kirurgjia estetike e veshëve
• Brow Lift – Ngritja e vetullave
• Rinoplastikë – Kirurgjia estetike dhe funksionale e hundës
• Lipofilling – Transferimi i indit dhjamor në fytyrë
• Kirurgji maksilofaciale – Ndërhyrje kirurgjikale në strukturat e fytyrës dhe nofullave
Çdo ndërhyrje paraprihet nga një vlerësim individual, për të përcaktuar alternativën më të përshtatshme në përputhje me nevojat dhe gjendjen shëndetësore të pacientit.
📅 23–27 nëntor 2026
📍 Spitali Amerikan 3, Tiranë
📩 Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë, na kontaktoni:
📞 +355 68 400 0990
✉️ [email protected]
📍 Spitali Amerikan 3
Rruga Sabaudin Gabrani Nr. 2, Tiranë, Shqipëri
#AmericanPlasticSurgery #KirurgjiFaciale #Blefaroplastike #Facelift #Rinoplastike
Në Spitalin Amerikan 3, CT Scanner 160 Slice ofron mundësi të avancuara diagnostikuese përmes imazheve me rezolucion shumë të lartë dhe skanimit të shpejtë, duke ndihmuar mjekët në identifikimin dhe vlerësimin e ndryshimeve patologjike.
Përparësitë e këtij ekzaminimi:
🔹 Imazhe me rezolucion shumë të lartë – për vizualizim të detajuar të organeve dhe strukturave të brendshme të trupit.
🔹 Deri në 70% më pak ekspozim ndaj rrezatimit – falë teknologjisë së optimizimit të dozës.
🔹 Skanim shumë i shpejtë – redukton kohën e ekzaminimit dhe nevojën për të mbajtur frymën për periudha të gjata.
🔹 Më shumë komoditet për pacientin – për një përvojë më të rehatshme gjatë ekzaminimit.
Zbulimi i hershëm mund të bëjë diferencën!
Për informacion dhe rezervime: 042 357 535
🌐 https://rezervime.spitaliamerikan.com/
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan #ctscanner #skaner
Prof. Dr. Klaus Boheim, kirurg austriak vjen në Spitalin Amerikan 3, më 25-28 Nëntor për vizita, konsulta dhe ndërhyrje kirurgjikale ORL.
Me një karrierë në spitale të njohura të Austrisë me mbi 13,000 ndërhyrje kirurgjikale, ai ka përvojë të gjerë në trajtimin e patologjive të veshit, hundës, fytit dhe kokës e qafës.
Për më shumë se 20 vite, ka drejtuar Departamentin e ORL-së dhe Kirurgjisë së Kokës e Qafës në Klinikën Universitare Saint Pölten, Austri.
Rezervoni konsultën tuaj:
☎️ 042 357 535
🌐 rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan #orl #kirurgjiaevesheve #stapedectomysurgery #timpanoplasty
📢 Spitali Amerikan 3 kërkon të punësojë Agjent Turizmi Dentar
Kriteret kryesore:
• Njohje shumë e mirë e gjuhës italiane (e detyrueshme)
• Komunikimi me pacientë ndërkombëtarë për informacione mbi shërbimet, trajtimet dhe programimet.
• Koordinimi i komunikimit ndërmjet pacientëve dhe stafit mjekësor.
• Menaxhimi profesional i korrespondencës telefonike dhe elektronike.
• Sigurimi i një përvoje pozitive dhe efikase për pacientët gjatë gjithë procesit të trajtimit.
• Eksperiencë e mëparshme në call center, turizëm mjekësor ose shërbim ndaj klientit përbën avantazh.
📩 Aplikimi:
Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një fotografi në adresën e emailit të Departamentit të Burimeve Njerëzore:
📧 [email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
📌 Prof. Dr. Klaus Boheim, ekspert austriak në kirurgjinë ORL, do të jetë pranë pacientëve nga data 25–28 Nëntor, për vizita, konsulta dhe trajtime të specializuara.
Me mbi 35 vite përvojë profesionale dhe më shumë se 13,000 ndërhyrje kirurgjikale të realizuara, Prof. Dr. Boheim sjell një ekspertizë të gjerë në diagnostikimin dhe trajtimin e problematikave të veshit, hundës, fytit dhe kirurgjisë së kokës e qafës.
Gjatë karrierës së tij, ai ka ushtruar profesionin në disa prej institucioneve spitalore më të njohura në Austri. Për më shumë se 20 vite ka mbajtur pozicionin e Shefit të Katedrës dhe Drejtorit të Departamentit ORL – Kirurgjia e Kokës dhe Qafës, në Klinikën Universitare Saint Pölten.
Përfitoni nga mundësia për t`u konsultuar me një ekspert me përvojë ndërkombëtare!
Për më shumë informacion ose konsultë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan #ORL #KirurgjiaORL #ProfDrKlausBoheim
Nuk gjeni kohë gjatë javës për të kryer vizitat mjekësore? Poliklinika e Spitalit Amerikan 3 është në shërbimin tuaj çdo të shtunë, nga ora 08:00 deri në 12:00.
Përfitoni nga mundësia për të kryer konsultat dhe kontrollet e nevojshme me mjekët tanë specialistë, në një orar më të përshtatshëm për ju.
📞 Për informacion dhe rezervime: 042 357 535
🌐 Rezervoni online: https://rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan – Përqafo Jetën!
#SpitaliAmerikan3 #Poliklinika #KujdesiShëndetësor
Vaksinat e personalizuara kundër kancerit: një perspektivë e re në mjekësinë precize!
Dr. Kleida Mati, mjeke onkologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se si teknologjia mRNA, e përdorur edhe në vaksinat kundër COVID-19, po aplikohet në zhvillimin e vaksinave të personalizuara kundër kancerit.
Përmes analizës gjenetike të tumorit dhe algoritmeve të inteligjencës artificiale identifikohen neoantigjenet specifike, me synimin për të krijuar një vaksinë që trajnon sistemin imunitar të pacientit të njohë dhe të luftojë qelizat tumorale.
Këto vaksina po testohen në pacientë, duke hapur perspektiva të reja në trajtimin e kancerit.
Për më shumë informacion, ju ftojmë të ndiqni Dr. Kleida Matin.
@mdoreada
@reporttv.al
Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan #drkleidamati #Onkologji #kanceri
Sinuziti akut dhe kronik, polipet nazale, devijimi i septumit dhe vështirësitë në frymëmarrje përmes hundës janë ndër problematikat që kërkojnë vlerësim të specializuar ORL.
Prof. Dr. Mesut Sabri Tezer, kirurg me mbi 25 vite eksperiencë profesionale dhe formim ndërkombëtar në ORL dhe kirurgjinë e kokës dhe qafës, do të jetë pranë pacientëve në Spitalin Amerikan 3, nga data 23–27 nëntor.
Shërbimet dhe fushat e trajtimit përfshijnë:
• Rinosinuzit akut dhe kronik
• Polipe nazale
• Devijim të septumit nazal
• Hipertrofi të konave nazale
• Rinit alergjik
• Obstruksion nazal
📅 23–27 Nëntor
📩 Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë, na kontaktoni.
📞 Kontakt
American Plastic Surgery
• E-mail: [email protected]
• Mob: +355 68 400 0990
📍 Spitali Amerikan 3
Rruga Sabaudin Gabrani Nr. 2, Tiranë, Albania
#Sinuzit #PolipeNazale #DevijimSeptumi #RinitAlergjik #KirurgjiORL
Kujdes i specializuar ORL për problemet e veshit, hundës dhe fytit!
Prof. Dr. Mesut Sabri Tezer do të jetë pranë pacientëve në Spitalin Amerikan 3, nga data 23–27 nëntor, duke ofruar ekspertizën e tij në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve ORL, si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit.
Fushat e ekspertizës përfshijnë:
• Adenoidet e zmadhuara (mishi i huaj)
• Hipertrofia e bajameve (bajamet e zmadhuara)
• Tonsilitet e përsëritura (infeksionet e përsëritura të bajameve)
• Obstruksioni nazal (bllokimi i hundës dhe vështirësitë në frymëmarrje)
• Problematikat e veshit të mesëm, përfshirë grumbullimin e lëngjeve
• Vendosja e tubave të ventilimit në vesh (tubat transtimpanike)
Me mbi 25 vite eksperiencë profesionale dhe formim ndërkombëtar, Prof. Dr. Tezer ofron një qasje të individualizuar, me fokus te vlerësimi i kujdesshëm dhe përcaktimi i trajtimit më të përshtatshëm për çdo pacient.
📅 23–27 Nëntor
📩 Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë, na kontaktoni.
📞 Kontakt
American Plastic Surgery
• E-mail: [email protected]
• Mob: +355 68 400 0990
📍 Spitali Amerikan 3
Rruga Sabaudin Gabrani Nr. 2, Tiranë, Albania
#Sinuzit #PolipeNazale
KirurgjiORL Adenoide Bajame Tonsilit VeshHundeFyt
PROF. DR. STEFANO GASPARINI 16-17 Nentor në Spitalin Amerikan3!
🌍 Ekselencë Botërore në Pneumologjinë Intervencionuese
Një nga emrat më të shquar ndërkombëtarë në Pneumologjinë Intervencionuese, me një karrierë të jashtëzakonshme të dedikuar diagnostikimit, trajtimit dhe inovacionit në sëmundjet pulmonare.
🏆 Ish-President i WABIP (2022–2024)
🏅 Gustav Killian Award (2018)
🏅 ERS Lifetime Achievement Award (2023)
🇮🇹 Dekoruar me Urdhrin e Meritës së Republikës Italiane (2022)
🔹 Mbi 35 000 procedura diagnostike dhe terapeutike
🔹 380 publikime shkencore
🔹 500 prezantime në kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare
🔹 Kontribut i jashtëzakonshëm në edukimin e specialistëve të pneumologjisë në mbarë botën
Me përvojën, ekspertizën dhe arritjet e tij ndërkombëtare, Prof. Dr. Stefano Gasparini përfaqëson standardet më të larta të Pneumologjisë Intervencionuese Moderne.
📍 Interventional Pulmonology & Advanced Bronchoscopy Unit
Spitali Amerikan 3 – Tiranë
Kontrolli i detajuar i gjirit me teknologji të avancuar: Mamografia 3D në Spitalin Amerikan 3.
Pse të zgjidhni mamografinë 3D GE HealthCare – Senographe Pristina Duo?
Sepse teknologjia ka rëndësi në vlerësimin e shëndetit të gjirit. Kjo aparaturë ofron imazhe të detajuara, duke e paraqitur indin e gjirit shtresë pas shtrese për një vlerësim të saktë të ndryshimeve të mundshme.
Përparësitë për pacienten:
• Vlerësim shtresë pas shtrese: Paraqitje e indit të gjirit në shtresa për një vlerësim më të detajuar.
• Imazhe të detajuara: Ndihmojnë mjekun në shqyrtimin e strukturave të gjirit.
• Mbështetje për zbulimin e hershëm: Ndihmon në identifikimin e ndryshimeve që kërkojnë vlerësim të mëtejshëm.
• Dozë e ulët rrezatimi: Teknologji e avancuar që mundëson kryerjen e ekzaminimit me dozë të ulët rrezatimi.
• Më shumë rehati: Dizajn i menduar për t’i ofruar pacientes më shumë komoditet gjatë ekzaminimit.
• Ekzaminim i shpejtë: Mundëson realizimin e ekzaminimit në një kohë të shkurtër.
• Më shumë qetësi mendore: Kontrollet e rekomanduara dhe vlerësimi nga mjeku specialist ju ndihmojnë të kujdeseni për shëndetin tuaj me më shumë siguri dhe besim.
Zbulimi i hershëm ka rëndësi. Kujdesi për shëndetin e gjirit fillon me kontrollin në kohë!
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë me mjekët tanë, kontaktoni në:
📞 042 357 535
🌐 https://rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#Mamografi3D #GEHealthCare #SenographePristinaDuo #ShendetiIGjirit #KontrolliIGjirit #spitaliamerikan3
A mund të rikuperohet funksioni i veshkave pas një dëmtimi? 🩺
Po, në shumë raste funksioni i veshkave mund të rikuperohet, por kjo varet nga lloji i dëmtimit, shkaku dhe koha e trajtimit.
Dr. Kristiana Caushaj, mjeke nefrologe pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se në cilat raste veshkat mund të rikuperojnë funksionin e tyre dhe pse diagnostikimi e trajtimi i hershëm janë vendimtarë për shëndetin e tyre.
🔹 Dëmtimi akut i veshkave mund të jetë i rikthyeshëm, në varësi të shkakut dhe trajtimit në kohë.
🔹 Sëmundja kronike e veshkave zakonisht shoqërohet me dëmtime të pakthyeshme, por përparimi i saj mund të ngadalësohet me trajtimin e duhur.
🔹 Kontrollet e rregullta dhe ndërhyrja në kohë ndihmojnë në ruajtjen e funksionit të veshkave.
Mos i neglizhoni veshkat tuaja. Kujdesi i hershëm mund të bëjë diferencën!
Për më shumë informacion ose për një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: https://rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan #nefrologji #Veshka #drkristianacaushaj
Faleminderit për besimin!
Ilir Vrenozi ndan përvojën e tij dhe shpreh mirënjohjen për Spitalin Amerikan 3, për kujdesin dhe shërbimin shëndetësor të ofruar ndaj bashkëshortes së tij.
Bashkëshortes së tij i urojmë shëndet të plotë dhe një rikuperim sa më të shpejtë!
@ilirvrenozi1971
Kanceri nuk trajtohet më meprotokollet e vjetra, Dr.Kleida Mati për terapitë e personalizuara …
Mjekësia onkologjike po ecën drejt trajtimeve gjithnjë e më të personalizuara, duke u bazuar në biologjinë dhe karakteristikat specifike të çdo tumori.
Dr. Kleida Mati, mjeke onkologe pranë Spitalit Amerikan 3, sjell në vëmendje ndryshimin e qasjes në trajtimin e kancerit: nga trajtimet tradicionale me kimioterapi drejt terapive precize, të cilat synojnë të luftojnë tumorin duke u bazuar në veçoritë e tij biologjike.
Për më shumë informacion ju ftojmë të ndiqni Dr. Kleida Mati.
@mdoreada
@reporttv.al
Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan #drkleidamati #Onkologji #kanceri
Kolonoskopia – Një ekzaminim i rëndësishëm për shëndetin e zorrës së trashë!
Kolonoskopia është një ekzaminim që mundëson vlerësimin e drejtpërdrejtë të zorrës së trashë dhe rektumit, duke ndihmuar në identifikimin e hershëm të polipeve, ndryshimeve patologjike dhe sëmundjeve të tjera të zorrës.
📌 Kur rekomandohet kolonoskopia?
◽ Dhimbje të vazhdueshme të barkut
◽Gjakderdhje rektale ose gjak në feçe
◽ Kapsllëk apo diarre kronike
◽ Ndryshime të vazhdueshme në jashtëqitje
◽ Histori familjare të polipeve ose kancerit kolorektal
◽ Kontroll parandalues për kancerin e zorrës së trashë
Kontrolli parandalues rekomandohet përgjithësisht duke filluar nga mosha 40-50 vjeç, ndërsa për personat me faktorë të caktuar rreziku mund të nevojitet edhe më herët.
Për konsultë: 042 357 535
🔗 rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan3 #kolonoskopi #zorreetrashe #kancerkolorektal
❤️💙 Nga frymëmarrja e parë, pranë çdo fillimi të ri!
Departamenti i Neonatologjisë në Spitalin Amerikan 3 ofron kujdes të specializuar për shëndetin dhe mirëqenien e foshnjave nga lindja deri në moshën 1-vjeçare.
Ekipi ynë i neonatologëve, në bashkëpunim me mjekë specialistë të fushave të ndryshme, siguron ndjekje të vazhdueshme mjekësore, konsulta dhe kur është e nevojshme, hospitalizim në njësinë moderne të reanimacionit neonatal.
👶 Kujdes i specializuar për të porsalindurit, që në momentet e para të jetës!
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan3 #Neonatologji #Pediatri #Newborn #Foshnje
Estetika dhe funksionaliteti i zonës intime: zgjidhje përmes kirurgjisë së kombinuar, në një seancë të vetme.
Kur një paciente ka disa problematika që lidhen me zonën intime, një ndërhyrje e kombinuar mund të ofrojë mundësinë për të trajtuar disa prej tyre gjatë së njëjtës seancë kirurgjikale, nëse kjo vlerësohet e përshtatshme nga mjeku specialist.
Në këtë video, Dr. Faruk Doğan, kirurg urogjinekolog në Spitalin Amerikan 3, prezanton rastin e pacientes sonë dhe procedurat e realizuara:
• Labioplastikë
• Klitoroplastikë
• Vaginoplastikë
• Liposuksion abdominal
• Transferim të yndyrës në labia majora, për rikthimin e volumit dhe përmirësimin e formës.
Gjatë së njëjtës seancë kirurgjikale u kombinuan procedura të ndryshme, duke iu përgjigjur nevojave individuale të pacientes.
Çdo rast kërkon vlerësim të veçantë për të përcaktuar procedurat më të përshtatshme.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një konsultë, kontaktoni në 042 357 535 ose vizitoni: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan #DrFarukDogan #KirurgjiaEKombinuar #Labioplastika #Vaginoplastika
Spitali Amerikan kërkon të punësojë Senior Reporting and Budgeting Officer
Recruitment Specifications:
· Degree in Finance / Accounting or related field.
· Minimum three years of experience in finance / accounting function.
· Good knowledge of the accounting schemes / IAS/IFRS reporting.
· Good knowledge of the tax regulatory and related fiscal issues.
· Any other qualification in related field is a plus.
· Good team worker and willing to work in a dynamic environment.
· Very good knowledge of Microsoft Office related programs, especially Excel and Word.
· Very good knowledge of English.
· Designation offered: Permanent
📅 Afati i fundit për aplikim: 10.11.2026
📩 Aplikimi:
Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në dhe një fotografi në adresën e emailit të Departamentit të Burimeve Njerëzore:
[email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
🩺 Ekografia abdominale, pse dhe kur duhet kryer?
Ekografia abdominale është një ekzaminim i thjeshtë, i sigurt dhe pa dhimbje, që ndihmon në vlerësimin e organeve të barkut, si mëlçia, tëmthi, veshkat, shpretka, pankreasi dhe fshikëza e urinës.
Rekomandohet në rastet e:
✔️ Dhimbjeve të barkut
✔️ Problemeve me urinimin
✔️ Fryrjes ose parehatisë së vazhdueshme
✔️ Analizave të ndryshuara të mëlçisë
✔️ Dyshimeve për gurë në tëmth ose veshka
✔️ Kontrolleve periodike parandaluese
…
Kontakt:
+355 67 20 29 559
📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri
Inteligjenca artificiale po sjell zhvillime të reja në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, duke hapur rrugën edhe për vaksinat e personalizuara kundër tij. 🧬
Dr. Kleida Mati, mjeke onkologe pranë Spitalit Amerikan 3, ishte e ftuar në emisionin “Klinika 24”, me moderatore Doreada Mio, në Report TV, ku foli mbi rolin e inteligjencës artificiale në mjekësinë onkologjike dhe potencialin e saj në zhvillimin e trajtimeve të personalizuara.
Për më shumë informacion ju ftojmë të ndiqni Dr. Kleida Mati.
@mdoreada
@reporttv.al
Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan3 #DrKleidaMati #Onkologji #InteligjencaArtificiale #MjekësiaEPersonalizuar
Zemërimi i vazhdueshëm a e rrit rrezikun për sëmundje të zemrës?
Dr. Shk. Indrit Temali, mjek kardiolog pranë Spitalit Amerikan 3, shpjegon se si zemërimi i vazhdueshëm aktivizon reagimin e organizmit ndaj stresit dhe mund të rrisë rrezikun për probleme kardiake.
Zemërimi i shpeshtë dhe intensiv shoqërohet me rritjen e hormoneve të stresit, si adrenalina, noradrenalina dhe kortizoli. Kjo mund të çojë në rritjen e rrahjeve të zemrës dhe të tensionit arterial, si dhe të ndikojë në funksionin e enëve të gjakut.
Menaxhimi i stresit dhe i emocioneve është gjithashtu pjesë e kujdesit për shëndetin e zemrës.
Për konsultë: 042 357 535
🔗 rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#Zemra #Zemërimi #Stresi #DrIndritTemali #SpitaliAmerikan
Trajtimi i dhimbjes së gjurit nga Reumatologia Dr. Laerta Goga 🩺
Diagnostikim i kujdesshëm dhe trajtim i personalizuar për lehtësimin e dhimbjes, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe rikthimin në aktivitetet e përditshme.
Mos e neglizhoni dhimbjen e gjurit. Konsultohuni me specialistin.
…
Kontakt:
+355 67 20 29 559
📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri
…
…
…
…
…
#SpitaliAmerikan1
📌 Nëntori – Muaji i Ndërgjegjësimit për Diabetin
Diabeti është një sëmundje kronike që karakterizohet nga nivele të larta të glukozës (sheqerit) në gjak. Ai shfaqet kur organizmi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose nuk arrin ta përdorë atë në mënyrë efektive.
Insulina është hormoni që ndihmon glukozën të kalojë nga gjaku në qeliza, ku përdoret për të prodhuar energji.
Shkaqet dhe faktorët e rrezikut ndryshojnë sipas llojit të diabetit. Ndër faktorët që lidhen me zhvillimin e tij përfshihen predispozita gjenetike, mbipesha, ushqyerja jo e shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik, veçanërisht në rastin e diabetit të tipit 2.
Llojet kryesore të diabetit
Sipas shkakut dhe mekanizmit të zhvillimit, dallohen disa lloje të diabetit. Tre llojet më të zakonshme janë:
1. Diabeti i tipit 1
Është një sëmundje autoimune, në të cilën sistemi imunitar sulmon qelizat e pankreasit që prodhojnë insulinë. Si pasojë, organizmi prodhon shumë pak insulinë ose nuk prodhon fare. Personat me këtë lloj diabeti kanë nevojë për trajtim me insulinë.
2. Diabeti i tipit 2
Karakterizohet nga rezistenca ndaj insulinës, që do të thotë se qelizat e organizmit nuk i përgjigjen siç duhet veprimit të saj. Me kalimin e kohës, pankreasi mund të mos prodhojë më sasinë e nevojshme të insulinës për të mbajtur nivelet e glukozës në gjak nën kontroll.
3. Diabeti gestacional (i shtatzënisë)
Është një formë diabeti që shfaqet gjatë shtatzënisë, kur organizmi nuk arrin të prodhojë sasinë e nevojshme të insulinës për të përballuar rritjen e rezistencës ndaj saj. Nivelet e glukozës zakonisht normalizohen pas lindjes, por nëna ka një rrezik më të lartë për të zhvilluar diabet të tipit 2 në të ardhmen dhe ka nevojë për kontrolle të mëtejshme.
Diagnostikimi dhe kontrolli në kohë janë thelbësorë për parandalimin ose vonimin e komplikacioneve të diabetit. Mos i neglizhoni kontrollet shëndetësore!
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë me mjekët tanë, kontaktoni në 042 357 535 ose vizitoni:
https://rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan #Diabeti #NdërgjegjësimiPërDiabetin #worlddiabetesday
Biopsia Tru-Cut e gjirit
Realizimi hap pas hapi i kësaj procedure diagnostikuese, e shpjeguar në video nga Dr. Xhesika Xhetani, mjeke radiologe pranë Spitalit Amerikan 1.
Procedura kryhet nga Dr. Xhesika Xhetani, duke përdorur metoda bashkëkohore dhe duke garantuar kujdes maksimal për çdo paciente.
…
Kontakt:
+355 67 20 29 559
📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri
Radiografi me rrezatim të ulët – Aceso, teknologjia e re në Spitalin Amerikan 3!
Nëse kërkoni siguri, cilësi të shkëlqyer dhe shpejtësi, Aceso, sistemi i ri i radiografisë digjitale, është zgjidhja që ju duhet!
Për pacientët tanë, kjo do të thotë:
👉 Cilësi e lartë imazhi dhe dozë shumë më të ulët rrezatimi, veçanërisht e dobishme për pacientët pediatrikë si dhe ata me gjendje të veçanta shëndetësore.
👉 Rezultatet më të shpejta dhe të sakta ndihmojnë mjekët në përcaktimin e diagnozës dhe trajtimin e duhur të sëmundjes.
👉 Komoditet dhe fleksibilitet maksimal, Aceso ofron rehati dhe kohë më të shkurtër qëndrimi për pacientin gjatë ekzaminimit.
👉 Ideale për urgjenca dhe kujdes intensiv, si dhe në situata emergjente, ku mund të ketë kontakt me lëngje.
👉 E përshtatur për ngarkesa deri në 310 kg, Aceso është efikase edhe për pacientët me obezitet.
Zgjidhni Aceso për një përvojë të shëndetshme, të sigurt dhe të shpejtë!
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Kapilaroskopia është një teknikë diagnostikimi jo-invazive dhe e sigurt që përdoret për të ekzaminuar enët shumë të vogla të gjakut (kapilarët) nën mikroskop, zakonisht në rrëzë të thonjve të duarve. Ky ekzaminim është thelbësor për mjekët reumatologë për të dalluar nëse problemet e qarkullimit, si ftohtësia e majave të gishtave, janë të padëmshme apo shenjë e një sëmundjeje më serioze autoimune.
…
Kontakt:
+355 67 20 29 559
📍 SPITALI AMERIKAN 1
Rr. Lord Bajron, Laprakë
Tiranë, Shqipëri
🛁 Larja e parë e të porsalindurit: Çfarë duhet të dinë prindërit? 👶
Dr. Elona Gjylbegaj, mjeke neonatologe pranë Spitalit Amerikan 3, ndan disa këshilla të rëndësishme për një larje të sigurt dhe të kujdesshme të të porsalindurit.
Çfarë duhet të keni parasysh?
◽Zgjidhni një ambient të ngrohtë, pa rryma ajri.
◽Sigurohuni që temperatura e ujit të jetë rreth 37–38°C.
◽ Përgatisni paraprakisht gjithçka që ju nevojitet: peshqir, pelenë dhe rroba të pastra.
◽ Mbështesni gjithmonë kokën dhe qafën e bebit gjatë larjes.
◽ Pas banjës, thajeni me kujdes lëkurën, veçanërisht zonat me pala dhe kërthizën.
Me kujdesin e duhur, banja e parë mund të kthehet në një përvojë të qetë, të sigurt dhe të këndshme për bebushin tuaj.
📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë, kontaktoni në 042 357 535 ose klikoni në: https://rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Me 26 vite përvojë profesionale në mjekësi, Dr. Shk. Bledar Kola, Kirurg i Përgjithshëm në Spitalin Amerikan 3, ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar në trajtimin kirurgjikal të patologjive të ndryshme. Prej vitit 2017, ai është pjesë e stafit të Spitalit Amerikan 3.
Dr. Bledar Kola është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, me rezultate të shkëlqyera akademike dhe mesatare 9.97. Më pas, është specializuar në Kirurgji të Përgjithshme.
Përveç aktivitetit klinik, ai është i angazhuar edhe në mësimdhënie si pedagog në Western Balkans University (WBU), Tiranë. Gjatë viteve 2006–2015, ka ushtruar detyrën e pedagogut të jashtëm në lëndën e Semiotikës Kirurgjikale. Aktiviteti i tij akademik dhe shkencor përfshin gjithashtu publikime dhe prezantime në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në prill të vitit 2024, ai mori gradën shkencore Doktor i Shkencave.
Në praktikën e tij klinike, një vend të rëndësishëm zë kirurgjia laparoskopike, një teknikë kirurgjikale minimalisht invazive, e cila mundëson realizimin e ndërhyrjeve përmes prerjeve të vogla, duke reduktuar traumën kirurgjikale.
Fushat e aktivitetit kirurgjikal të Dr. Bledar Kola përfshijnë:
• Kirurgjinë e gjirit
• Kirurgjinë e tiroides
• Trajtimin kirurgjikal të hernieve paraezofageale, refluksit gastroezofageal dhe akalazisë
• Kirurgjinë e stomakut
• Kirurgjinë hepatobiliare, përfshirë trajtimin e gurëve në tëmth dhe të ikterit mekanik
• Kirurgjinë e shpretkës dhe pankreasit
• Kirurgjinë e zorrës së hollë, apendicitit dhe peritonitit
• Kirurgjinë e zorrës së trashë
• Kirurgjinë gjinekologjike
• Kirurgjinë e hernieve dhe të murit abdominal
• Kirurgjinë e indeve të buta dhe diseksionin e nyjeve limfatike
• Kirurgjinë e urgjencës
Për konsultë dhe rezervime, kontaktoni në 042 357 535 ose vizitoni: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#SpitaliAmerikan #BledarKola #KirurgjiLaparoskopike #kirurgjiaepergjithshme
🦶 Myku i këmbëve? Mos e neglizhoni!
Myku i këmbëve është një infeksion i shpeshtë i lëkurës, që mund të shfaqet me:
✔️ Kruarje
✔️ Skuqje
✔️ Djegie
✔️ Çarje të lëkurës, sidomos mes gishtave
⚠️ Nëse simptomat nuk përmirësohen, infeksioni përhapet ose prek thonjtë, konsultohuni me mjekun.
👉 Trajtimi në kohë ndihmon në parandalimin e përhapjes dhe komplikacioneve.
Kujdesuni për shëndetin e këmbëve tuaja! 💯
Kontakt:
📞 +355 67 20 29 559
📍 Spitali Amerikan 1 – Laprakë, Tiranë
Aktivitetet Balkan Breast Imaging Masterclass & Breast Cancer Symposium, të planifikuara të zhvilloheshin më 30–31 tetor 2026, në Tiranë, shtyhen deri në një njoftim të ri.
Ky vendim është marrë për shkak të situatës së krijuar nga protestat në kryeqytet, duke vendosur si prioritet sigurinë e pjesëmarrësve dhe të ftuarve.
Datat e reja të zhvillimit të aktiviteteve do të komunikohen në vijim.
Paketat Check-Up në Spitalin Amerikan
- Gjak komplet
- CR. Proteina
- D-dimere
- Creatinemia
- Azotemia
- Lipidogramë
- TSH
- Glicemi esëll
- ALT (SGPT)
- AST (SGOT)
- Bilirubine Totale
- Ferritinë
- Urinë komplet
- Grafi pulmoni P.A.
- EKG
- Echo mamme (bilaterale)
- Vizitë e përgjithshme
- Konsultë Psikologu
- Gjak komplet
- CR. Proteina
- D-dimere
- Glicemi esëll
- TSH
- Lipidogramë
- ALT (SGPT)
- AST (SGOT)
- Bilirubinë Totale
- PSA Totale
- Azotemia
- Creatinemia
- Grafi pulmoni P.A.
- EKG
- Vizitë e përgjithshme
- Konsultë Psikologu












































