Përgjigjja për shqetësimet tuaja, Spitali Amerikan 3. Investimi gjigand me shërbimet më të kualifikuara
Kur dikush ka një problem shëndetësor, përgjigjja e parë nga ata që e dëgjojnë është Spitali Amerikan. E të gjithë shqiptarët tashmë do të kenë pranë tyre një spital të ri me një infrastrukturë moderne, me shërbim cilësor në të gjitha specialitetet.
Në Shqipëri hap dyert Spitali Amerikan 3, që është investimi më i madh në sistemin shëndetësor në vend dhe me infrastrukturën spitalore më moderne në Ballkan, të përshtatur për t’i shërbyer një numri të madh pacientësh.
Godina më e re, me një sipërfaqe prej 25.000 m2 ofron për pacientët 100 dhoma, 170 shtretër, 5 salla operatore dhe 2 koronarografi e që prej ditës së sotme do të jetë në shërbim të pacientëve që do të drejtohen për të marrë shërbime apo ekzaminime. Spitali Amerikan 3, është vendosur në Rr. Sabaudin Gabrani, pranë Fabrikës së Birrës në një lokacion të lehtë për t’u gjetur dhe për t’u mbërritur.
Spitali Amerikan, pjesë e American Hospital Assosiacion dhe investim mazhoritar i Fondit Amerikan Bedminster Capital Management, pjesë e fondeve të OPIC, operon suksesshëm prej më shumë se nëntë vitesh në Shqipëri dhe prej 4 vitesh në Kosovë, duke pasur gjithmonë në rend të parë shëndetin e pacientëve.
Spitali Amerikan ka tashmë një strukturë edhe më gjigande spitalore, gjithnjë në synim të përmirësimit të shërbimit dhe të perfeksionit duke ju shërbyer pa dallim të gjithë pacientëve vendas apo të huaj, me një staf të gjerë të kualifikuar profesionistësh, mjekë, infermierë dhe teknikë.
Për të gjithë pacientët shërbimi ofrohet me teknologjinë më moderne dhe më të avancuar që shkenca sot ofron; aparatura, kushte dhe infrastrukturë e krijuar posaçërisht për shërbim shëndetësor.
Ndërsa nuk do të mungojnë shërbimet nga të gjitha departamentet si: gjinekologji, ortopedi, imazheri e avancuar, – urgjencë 24H, kardiologji dhe kardiokirurgji, pediatri etj.
Një tjetër arritje janë disiplinat më të veçanta të fushës së mjekësisë; si kirurgji, diagnostikim, terapi, trajtim etj.
Me rastin e hapjes së spitalit të ri, përgjatë muajve Nëntor- Dhjetor të gjitha vizitat mjekësore e skanerat do të realizohen me 70% ulje.
Me këtë strukturë të re, Spitali Amerikan vjen gjithnjë e më pranë pacientëve që meritojnë shërbim e cilësi të avancuar.
Rrjetit të Spitaleve Amerikane në Shqipëri dhe Kosovë, tani ju bashkua edhe Spitali Amerikan 3, si një investim kolosal në fushën e mjekësisë në vend; por mbi të gjitha vendi i duhur i radhës për të trokitur dhe gjetur zgjidhje për shëndetin e çdo qytetari vendas apo të huaj, nga rajoni e më gjerë.”