Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
Sëmundjet autoimune, si t’i trajtojmë

Sëmundjet autoimune, si t’i trajtojmë

By Spitali Amerikan - In Të Reja - 30/11/2016

Sëmundjet autoimmune, kjo gamë e gjerë sëmundjesh që përbën një patologji kronike, nuk mund të kurohet përfundimisht. Trajtimi konsiston në kontrollin e proçesit të patologjisë dhe në uljen e simptomatikave të dhimbjeve.

Prof.Asc.Dr. Kristi Morcka
Shef i Shërbimit të Reumatologjisë
Spitali Amerikan 3

Një sëmundje autoimune zhvillohet kur sistemi imunitar, i cili ka për qëllim mbrojtjen e organizmit nga mikrobet, për shkaqe deri tani të panjohura, sulmon me anë të qelizave limfocite B dhe T, qeliza të shëndosha të vetë organizmit.

Sistemi imunitar i cilëson si të huaja dhe i shkatërron ato. Për këtë arsye këto sëmundje quhen sistemike, sepse prekin disa inde, qeliza, organe të trupit tonë, duke shkaktuar ankesa dhe shenja të cilat do t’i përshkruajmë më poshtë.

Sot në literaturën mjekësore përshkruhen më shumë se 80 tipe të sëmundjeve autoimune, të cilat disa vite më parë ishin të panjohura. Shumë nga këto sëmundje kanë shenja të ngjashme, gjë që e bën të vështirë diagnozën dhe diferencimin midis tyre. Sëmundjet autoimune luhaten me periudha qetësie (pa shenja ose me pak shenja) dhe me periudha rëndimi ose zhvillimi të sëmundjes ku gjendja e të sëmurit shpeshherë është shumë e rëndë.

Në ditët tona nuk ka mjekim për të shëruar këto sëmundje, por ka barna të cilat, kur vihet diagnoza për formën e sëmundjes, situata është e kontrollueshme, duke e çuar sëmundjen në qetësi të plotë. Sa më herët të vihet diagnoza, aq më i suksesshëm është mjekimi. Pra, parandalohen dëmtimet e organeve. Në këto sëmundje preken më shumë gratë me rreth 75% të rasteve, por nuk përjashtohen dhe burrat me 25% të rasteve.

Shenjat

Shenjat ndryshojnë në bazë të tipit të sëmundjes autoimune, megjithatë si shenja të përbashkëta të zakonshme janë: lodhje, temperaturë, ndjenjë plogështie, njolla të kuqe në lëkurë etj. Sëmundjet autoimune mund të prekin shumë pjesë të organizmit, si: kyçet, muskujt, lëkurën, elementet e gjakut, gjendrat endokrine, indin lidhor.

Diagnostikimi

Kur vuani nga këto sëmundje, në organizmin tuaj prodhohen antitrupa kundër qelizave që këto drejtohen. Pra, diagnoza përveç shenjave klinike dhe ankesave të të sëmurit, bazohet kryesisht në zbulimin e këtyre antitrupave. Këta antitrupa kërkohen me teste të specializuara gjaku për të zbuluar antitrupat specifikë fajtorë për zhvillimin e sëmundjes. Disa nga këto teste janë:

Antikorpet antinukleare, të cilat prekin bërthamën e qelizës. Këto antikorpe kanë nëngrupet e tyre, si ds ADN, anti ENA etj…

Gjaku komplet mat numrin e rruazave të kuqe, të bardha dhe të tjerë. Kur sistemi imunitar aktivizohet, numri i këtyre elementeve ndryshon nga norma.

Proteina C- Reaktive ( PCR) kur është e lartë tregon se organizmi vuan nga inflamacioni.

Sedimenti, i cili në mënyrë indirekte mat sa inflamacion ka në organizëm.

Cilat janë sëmundjet autoimune që takohen më shpesh?

Artriti reumatoid: shkakton inflamacion të kyçeve dhe indeve përreth.

Lupus eritematoz i diseminuar: prek lëkurën, kyçet, veshkat, trurin si dhe organe të tjera.

Sklerodermia: shkakton ndryshime në lëkurë, muskuj, enët e gjakut dhe në organet e brendshme.

Psoriasis: sëmundje lëkure e cila shkakton irritim, trashje me kruste me ngjyrë të bardhë në të argjendtë.

Artriti reaktiv: jep inflamacion të syve, me prekje të lëkurës ose të membranave mukoze.

Sindromi Sjagreu: shkatërron gjendrat e pështymës dhe të lotit duke shkaktuar tharje të syve dhe të gojës.

Sëmundja inflamatore të zorrës: grup sëmundjesh inflamatore të zorrës së hollë apo të zorrës së trashë.

Përveç sëmundjeve autoimune të mësipërme, mund të përmendim dhe sëmundjet e tiroides, si: Tiroiditi Hashimoto, sëmundja Graves, Diabeti Tip I ose Misatenia Graves, Skleroza e shumëfishtë, Sëmundja e Adisonit etj.

Trajtimi

Qëllimi i mjekimit është të kontrollohet procesi autoimun dhe të reduktohen shenjat. I sëmuri duhet të bëjë një jetë normale duke plotësuar hormone, të cilat i mungojnë si ato të tiroides, insulina, Vit B12 etj.

← Fushata e spitalit Amerikan per parandalimin e kancerit te gjirit
Rudina – Një spital i ri në kryeqytet! →

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë