Sukses në rastet e vështira ortopedike. Rikthehet pas 28 vitesh nga Italia kirurgu i mirënjohur Tonin Alia.
Vuante nga Koksartroza në pamundësi në ecje, kirurgu i njohur i rikthehn jetën normale 60 vjeçares.
Një paciente me patologjinë e koksartrozës i është drejtuar Spitalit Amerikan 3, me një sëmundje e cila kishte kaluar në fazën e saj më të avancuar. Pacientja kishte probleme të mëdha dhe është shfaqur në spital me pamundësi për të ecur e dhimbje të vazhdueshme, të cilat nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje me metodën konservatore me të cilët trajtohej në vendin tonë. Ajo iu nënshtrua një interventi modern në Spitalin Amerikan, e cila realizohet në vende të zhvilluara të Europës. Kjo ndërhyrje u krye nga mjeku i mirënjohur Tonin Alia, kirurg ortoped i ardhur nga Milano, pas një eksperience 28 vjeçare në spitalet më të njohura në Itali. Në intervistën e tij, ai tregon më shumë për patologjinë e Koksartrozës, rastin e pacientes 60 vjeçare dhe pse zgjodhi Spitalin Amerikan për tu rikthyer pas kaq vitesh në Shqipëri.
Doktor Alia, ju i jeni bashkuar spitalit Amerikan prej tre muajsh dhe operacioni i kryer ndaj pacientes 60-vjeçare do ti mundësojë asaj jo vetëm lëvizjen, por edhe një stil të ri jetese. Mund të na tregoni më shumë për këtë rast?
Pas vizitës dhe diagnostikimit të imtësishëm ne arritëm më parë në kokluzion se koksartroza e ka prekur pacienten në moshë të re. Rezulton se ka pasur një displazi koksofemurale që ka kaluar në këtë koksartrozë invalidante që nuk i jep më mundësinë pacientit as të lëvizë. Kjo patologji është më e përhapur tek femrat. Ne kryem atë ndërhyjre që quhet vija miniinvazive. Sot koncepti i miniinvazivitetit nuk është i lidhur me gjatësinë e prerjes së lëkurës, por përfshin respektin në maksimum të strukturave muskulare, sidomos të lidhjeve të muskujve me kockën. 1. Respekt i strukturave muskulore do të thotë të ruash forcën muskulare dhe të ruash propriocitetin (aftësia e trupit për ta patur ndjesinë e artikulacionit si normal).
2. Gjithashtu respekt i strukturave muskulare përkthehet në praktike në reduktim të humbjeve të gjakut intraoperatore, reduktim të dhimbjeve postoperatore, shkurtim të qëndrimit hospitalor si dhe jo incision kozmetik. Pra kemi të bëjmë me një metodë të re që i siguron personave që vuajnë nga Kosartroza që nëpërmjet kësaj
ndërhyrjeje kirurgjikale ti rikthehet jetës normale duke eliminuar dhimbjen dhe përmirsuar cilësinë e jetës.
Cilat janë simptomat e koksartrozës?
Simptomat e kësaj sëmundjeje kryesisht konsistojnë në dhimbje gjatë ecjes, kufizim progresiv të lëvizjeve deri në hiportrofi muskuluare. Dhimbjet përgjithesisht janë më të theksuara në pjesën anësore dhe të përparme të ijes. Në fazat fillestare pacientët mund të kenë edhe dhimbje gjunjësh. Pacientët që paraqiten për ndihmë ankohen se dhimbja acarohet kur trupi është në lëvizje dhe qetësohet kur trupi është në pushim. Kryesisht në mëngjes personat e prekur ndjejnë një lloj ngrutësimi dhe qetësohen më pas gjatë ditës. Vështirësitë e pacientëve janë në uljen e trupit për të kryer disa nevoja bazike të përditshme.
A mund të kryhet kjo ndërhyrje në çdo spital?
Unë jam kthyer prej pak kohësh dhe kam zgjedhur Spitalin Amerikan, pasi për të kryer këtë lloj operacioni kërkohet nivel i lartë i pajisjeve mjekësore dhe ekipi i duhur. Kërkohen standard në sallat operatore. Më besoni e them këtë pasi kam asistuar në shumë qëndra spitalore të hiperspecializuara për këtë lloj patologjie dhe është tejet e rëndësishme për një ndërhyrje të tillë që infrastruktura të jetë paralel e përshtatshme me personelin mjekësor. Falë Spitalit Amerikan, kjo ndërhyrje dhe disa të tjera janë realizuar me sukses.
Ju jeni një mjek me specializim të lartë në Ortopedi e Traumatologji dhe keni punuar në spitalet e Milanos dhe tashmë pjesë e Spitalit Amerikan, si e shihni këtë ndryshim?
Unë si mjek kam bindjen se marrëdhëniet mjek-pacient duhet të jenë të bazuara tek besimi i ndërsjelltë që nuk është vetëm i natyrës profesionale por mbi të gjitha i natyrës njerëzore dhe personale. Kam patur fatin që karrierën time 28 vjeçare ta ndërtoj në Itali por duke u bazuar në studimin dhe eksperiencën e fituar në Shqipëri. Pavarsisht të gjithave nuk e kam humbur kontaktin me Shqipërinë dhe kjo më ka bërë të njoh më mirë këtë lloj patologjie. Në vitin 1991 jam transferuar në Milano ku kam nisur të punoj në disa Klinika Ortopedike të specializuara. Veprimtarinë më të madhe si kirurg i parë në sallën e operacionit e kam nisur në klinikën ortopedike të Spitalit “San Paolo” në Milano për të vazhduar më pas në Klinikën Ortopedike e Traumatologjike të Institutit Poliklinik “San Donato Milanese”. Mendoj se të jesh mjek i mirë duhet të ecësh me kohën, të specializohesh dhe të mos ndalësh prefeksionimin profesional. E njëjta gjë ndodh edhe me institucionet spitalore ku ti punon. Nëse nuk ofrojnë standarded e përshtatshme është e vështirë t’i japësh pacientëve shërbimin më të mirë mjekësor. Rikthimin tim në Shqipëri për të punuar pranë Spitalit Amerikan, e kam parë si kënaqësi të dyfishtë. E para sepse rikthehem pas kaq vitesh për të shërbyer profesionalisht tek bashkëkombasit e mi e për ti kontribuar këtij vendi si dhe e dyta sepse për fat në Shqipëri Spitali Amerikan është një spital modern dhe i denjtë, ku të jepet mundësia të japësh maksimumin tënd me profesionalizëm.