Rrobaqepëse për të mbajtur familjen, operacioni në Spitalin Amerikan i rikthen shikimin
Që në fëmijëri ka pasur probleme me shikimin të cilat u përkeqësuan edhe më shumë, me punën si rrobaqepse, e cila ka qenë e vetmja mënyrë për të mbajtur familjen me bukë. Nënë e dy fëmijëve, Luljeta nuk i kurseu sytë e saj deri sa gjendja u përkeqësua aq shumë sa rrezikonte shikimin. Syzet optike nuk bënin më punë, ndërsa vështirësitë në të parë e për rrjedhojë edhe në punë e në familje po ktheheshin në një problem shumë të madh. Në pamundësi ekonomike, Luljeta vendosi të ndajë historinë e saj në media e cila ndërmorri iniciativën për ta ndihmuar me mbështetjen madje edhe të disa politikanëve. Spitali Amerikan, iu përgjigj thirrjes për të kryer oparacionin e vështirë për të cilin Luljeta kishte nevojë. Sot, falë ndërhyrjes së suksesshme të mjekëve oftamologë(okulistë), Luljeta mund t’i rikthehet jetës normale. Operacioni u kryenga Dr. Mimoza Meco, kirurge oftamologe e specializuar në Zvicër, e cila sqaron se ndërhyrja doli me sukses dhe pacientja mund të shohë shumë mirë e t’i rikthehet jetës normale. Qendra e Okulistikës(Oftalmologjisë), në Spitalin Amerikan me një ekip super të specializuar mjekësh shqiptarë e të huaj, ofron sot ato shërbime për të cilat shumë prej personave që kanë pasur nevojë kanë zgjedhur klinika jashtë vendit, veçanërisht për të kryer ndërhyrjet kirurgjikale të vështira. Tani sytë tuaj janë në duart e profesionistëve. Metodat më të avancuara për të hequr syzet dhe trajtimi i të gjitha sëmundjeve e patologjive të syrit me pajisjet më moderrne, pa asnjë dallim nga spitalet europiane.