Risia në Spitalin Amerikan, çdo ditë vizita për pacientët në 8 shërbime
Tani çdo pasdite, nga e hëna në të premte edhe si Poliklinikë në Spitalin Amerikan 3
Të gjithë ata që nuk mund të kryejnë paradite një vizitë tek mjeku specialist në Spitalin Amerikan, do ta kenë tashmë këtë mundësi pasdite. Duke filluar nga dita e hënë, për 8 shërbime të rëndësishme, Spitali Amerikan 3 do të funksionojë edhe me shërbim Poliklinike. Nga ora 16.00-20.00, mjekët e secilit prej shërbimeve do të presin pacientët për vizitat e nevojshme, duke ofruar shërbimin e kërkuar. Janë të shumtë qytetarët të cilët e kanë të pamundur të largohen nga puna, për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndaj Spitali Amerikan duke vlerësuar rëndësinë e kohës tuaj, vjen me këtë risi. Pacientët do të kenë mundësi të trajtohen pasdite në shërbimet si: Radiologji, Pneumologji, Hematologji, ORL, Gastrohepatologji, neurologji, toksikologji, Infektiv. Së shpejti do mundësohen shërbimet edhe në Kardiologji dhe Gjinekologji.
Çdo ditë nga e hëna në të premte, për çdo shqetësim që mund të shfaqni ju apo fëmijët tuaj veçanërisht me disa nga patologjitë që janë më prezente gjatë dimrit, stafi i Spitalit Amerikan do të jetë në dispozicion për t’ju ofruar cilësinë më maksimale të shërbimit.