“Dia Vita” zhvillon trajnimin për menaxhimin e urgjencave mjekësore
Cilësi shërbimi sipas protokolleve europiane në qendrat e dializës në 5 qytete
Edukim në vazhdim i stafit mjekësor sipas protokolleve europiane në qendrat e dializës.Ky ishte qëllimi i trajnimit një javor të zhvilluar nga shoqëria “DiaVita” e cila ofron këtë shërbim me standarded më të larta në 5 qytete të vendit, si pjese e partneritetit publik privat. Stafi mjekësor që punon në qytetin e Shkodrës, Lezhës, Vlorës, Korccës dhe Elbasanit, nën kujdesin e shoqërisë konçesionare DiaVita dhe në bashkëpunim me Shoqërinë Italiane AEFFE AggiornaMenti InFormazione për Edukimin ECM, mori një cikël leksionesh mbi ndihmen e shpejtë tek fëmijët dhe të rriturit.
Edukimi u zhvillua konform protokolleve europiane më të fundit ILCOR – ERC 2015. Në fund të kursit i cili u zhvillua me tre module, stafi i trajnuar pervetesoi aftesitë për manaxhimin korrekt te trajtimit të urgjencave mjekësore të cilat do ti përdorë në dobi të pacienteve të dializës. Ky kurs ofroi njohuri që lidhen me aftësimin e stafit për të mbajtur funksionet vitale të pacientit në nevojë për ndihmë të shpejtë. Në Maj te vitit 2015 Ministria e Shëndetesisë shpalli tenderin për ofrimin e shërbimit të dializës në 5 qendra ku u shpall fitues projekti i bashkimit të shoqërive Evita dhe American Hospital të cilët themeluan shoqerinë koncesionare DiaVita. Që nga Maji i vitit 2017 DiaVita operon me kapacitet të plotë në Vlorë, Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Korcë duke i ardhur në ndihmë pranë vendbanimeve të tyre mbi 300 pacientëve që marrin shërbimin e dializës, duke rritur ndjeshëm cilësinë e shërbimit dhe cilësinë e jetës së këtyre pacientëve që më parë udhëtonin me ore të gjata për të marrë këteë shërbim larg vendbanineve të tyre.