Spitali Amerikan në ndihmë të pacientëve në nevojë. I rikthen dritën e syve pacientit Shpëtim Balliu
Lutjes së Suzana Balliut, drejtuar emisionit investigativ STOP për t’i kthyer shikimin vëllait të saj 55 vjecar,Shpëtimit, i është përgjigjur menjëherë Spitali Amerikan.
I njohur me rastin, “Stop” kërkoi ndihmën dhe bashkëpunimin e Spitalit Amerikan për t’I rikthyer dritën e syve pacientit.
Me synimin dhe misionin, tashmë një traditë e Spitalit Amerikan për t’i ardhur në ndihmë të gjitha rasteve me probleme sociale dhe ekonomike që kanë nevojë për asistence të specializuar mjekësore; ekipi i mjekëve oftalmologë u kujdes që prej vizitës së parë të pacientit deri në kthimin total të shikimit.
Kirurgu oftalmolog pranë Spitalit Amerikan 3, Dr. Nadon Qafa pas përcaktimit të diagnozës, shfaqje e kataraktës në gradë të lartë në të dy sytë; premtoi dhe realizoi me sukses ndërhyrjen, e cila i riktheu përfundimisht shikimin pacientit.
Në një maratonë shërbimesh, ndërhyrje kirurgjikale, trajtimi post kirurgjikal dhe përkujdesjeje maksimale, sot Shpëtimi mund të shohë dhe gëzon shëndet të plotë.