Traumat nga aksidentet, Spitali Amerikan vetëm proteza të gjeneratës së fundit tashmë edhe me vitaminë E
Kirurgu ortoped Italian: Jetike vendosja e protezave cilësore. Në spitalin Amerikan protezat me kohëzgjatje deri në 20 vjet
Traumat nga aksidentet rrugore gjejnë prej vitesh zgjidhje në Spitalin Amerikan , ku dhjetra pacientë të cilët i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, kanë mundur t’i rikthehen jetës normale. Rastet kur personat që kanë pësuar dëmtime dhe kanë nevojë për proteza në pjesë të ndryshme të trupit janë të shumta. Por vendosja e gabuar e një proteze mund të sjellë pasja të rënda deri në invalidizim të të sëmurëve. Spitali Amerikan përdor për këto raste vetëm proteza të gjeneratës së fundit. Doktor Guido Basi, kirurg ortoped, një nga elitat mjekësore në Itali dhe jo vetëm, me një eksperiencë 40 vjeçare në ortopedi, sqaron se vendosja e një proteze cilësore është jetike. Ai sqaron se Spitali Amerikan është avangardë në llojet e protezave që përdor por edhe teknologjinë e avancuar ku pacientëve u sigurohen teknikat më moderrne dhe me më pak dhimbje. “Rastet që paraqiten më shpesh në Spitalin Amerikan 2, janë rastet që kanë nevojë për vendosjen e protezës së gjurit, kosofemuralë si dhe gjithë rastet e traumës të cilat mbërrijnë në urgjencë. Për sa I përket protezave të koksofemurale dhe të gjurit, në Spitalin Amerikan vendosen protezat e gjeneratës së fundit”, shprehet kirurgu ortoped. Ai sqaron se në rastet e protezave koksofemurale vendosen proteza pa çemento, pra inplantohen drejtpërdrejtë më material që janë biokompatibël me organizmin dhe në këtë mënyrë i japim një jetëgjatësi më të madhe të protezës në trup. “Ndërsa sa I përket protezave të gjurit, ne vendosim proteza kanë një stabilizim anterior dhe në këtë mënyrë skarifikohet më pak kockë nga pacienti dhe kanë dy risi shumë të rëndësishme. Një që është pjesa e lëvizshme që i jep një rekuperim sidomos përthyerjes së gjurit, Gjithashtu materiali që vendosim i kombinuar me vitaminën E, bën të mundur jetëgjatësinë e protezës”, thotë mjeku I njohur. Ai nënvizon se protezat e përdorura në Spitalin Amerikan janë gjithashtu antgialergentë, “E them këtë sepse së fundmi kemi shumë pacientë të cilët janë alergjikë ndaj metaleve, çka
do ta bëntë të pamundur vendosjen e protezës. Kjo protezë që ne kemi mund të vendoset edhe tek këta pacientë”, shprehet pro Guido Basi. Protezat e gjurit janë dy lloje, ato me një pjesë ku ndërrohet vetëm njëra pjesë e gjurit dhe këto përdoren kur është vetëm njëra pjesë e konsumuar. “Vendosja e këtyre protezave është goxha më e lehtë se ajo totale. Por kanë disavantazhin se kohëzgjatja e këtyre protezave është 10-15 vjet ndërsa e protezave normale është 15-20 vjet. Pastaj kemi protezën totale gjatë së cilës bëhet zëvendësimi total i artikulacionit të gjurit”, shprehet kirurgu ortoped i Spitalit Amerikan. Duke u ndalur tek rastet më problematike ai pohon se traumat nga aksidentet janë ato që shkaktojnë edhe problemet më të mëdha. “Mund të përmendim një rast të fundit, me një dëmtim të parakrahut shumë të rëndë, pas një aksidenti me makinë. Dëmtimi i muskujve ishte shumë i madh dhe ne kryem një ndërhyrje ku bëmë një rikostruksion të kockës dhe muskujve dhe tendinave. Kemi bërë gjithashtu edhe plastikë të lëkurës dhe rezultati final është që pacienti tani ka rekuperuar, duke e mos pasur më invaliditet, duke iu rikthyer gjithashtu edhe ndjeshmëria përveç levizhmërisë”, shprehet mjeku.