A eshte tershera ushqimi magjik ne femijerine e hershme?!
PHD.MD.Albana DAKA
Mjeke laboratori-nutricioniste
Debati mbi menunë ushqimore të fëmijëve të çerdheve dhe kopshteve në Tiranë vazhdon të jetë i ndezur prej rreth dy javësh.
Ushqimi më i kontestuar i kësaj menuje nga ana e prinderve (dhe jo me kot !) është : TËRSHËRA.
E trumbetuar fort si një ushqim fantastik , me një profil nutricional të lartë, a është e vërtetë e tillë?
Arsyet Pro përdorimit të tërshërës:
1. Është e pasur me vitamina dhe minerale (mangan, fosfor, hekur ,magnez, zink, vitamine B1…)
2. Përmban sasi të konsiderueshme fibrash (rreth 11 gr për 100 gr-tre herë më shumë se çdo drith tjetër ) c’ka ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, rritjes së kolesterolit dhe shfaqjes së diabetit.
3. Jep ndjesi ngopjeje dhe si e tillë konsiderohet ushqim i përshtatshëm për dieta dobësimi.
Por duke u kthyer në debatin aktual del se dhe dy nga pikat e listuara si pozitive në fakt nuk vlejnë si të tilla në rastin e fëmijëve dhe madje konsiderohen kundër pikërisht për këto arsye:
· Pika 3: Përmbajtja e lartë e fibrave nuk është e rekomanduar tek fëmijët e vegjel të cilët kanë lëvizshmëri të shtuar të zorrës ( motilitet të shtuar intestinal) dhe sasi modeste të mikroflores intestinale çka çon në episode të shpeshta të diarresë .
Sipas OBSH, infeksionet respiratore akute (IRA) dhe diarrhea janë ndër shkaqët kryesorë të sëmundshmerisë dhe vdekshmërisë feminore nën 5 vjeç.
· Pika 4: A kanë të gjithë fëmijët nevojë të konsumojnë ushqime që i ngopin më shpejt? A kanë nevojë të dobësohen?
Arsyet e qëndrimeve KUNDËR: ( të tjerat)
1. Ashtu si shumë ushqime të tjera në tregun ushqimor shqiptar nuk ka garanci për cilësinë e tyre
2. Acidi fitik që përmban tërshëra mund të pengojë trupin të përthithë vitaminat dhe mineralet që përmban vetë tërshëra si ushqim.
3. Sasitë e përqëndruara të fitateve shkaktojnë parehati dhe irritim të traktit gastro-intestinal.
4. Kur tershera nuk shoqërohet me ushqime që përmbajnë yndyrë (gjalpë,qumësht etj) vlerat ushqimore të saj bëhen të vështira për t’u
absorbuar duke e bërë ushqim “bosh” (në menunë e re të çerdheve ka tërshërë të shtuar me ujë dhe jo qumësht apo kos !)
Arsyet vazhdojnë edhe më tej , të argumentuara shkencërisht nga mjekë nutricioniste por jo vetëm.
Pikërisht për këtë do të ishte e udhës që paraprakisht të bëheshin dëgjesa publike dhe konsultime më shumë specialiste të fushës.