Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt

Micro TESE metoda me e Avancuar e mjekesise riprodhuese per ciftet me problemet e spermes vetem ne Spitalin Amerikan

By Spitali Amerikan - In Të Reja - 03/04/2018

Dr. Gjergji Semini
Kirurg Urolog

Përparimet në mjekësinë riprodhuese gjatë viteve të fundit u kanë dhënë një shans meshkujve të cilët më parë konsideroheshin absolutisht sterilë për të krijuar fëmijë biologjikë.

Këto përparime kanë ardhur në dy fronte. E para ishte ardhja e Fertilizimit In Vitro (IVF) me Injeksion Sperm Intra-Cytoplasmic (ICSI). Ky zbulim teknologjik zvogëloi kërkesën e numrit të spermatozoideve që nevojitet për të fekonduar një vezë nga mijëra të tillë me vetëm një spermatozoid për çdo vezë. Kjo do të thotë që meshkujt me një sasi shumë të pakët të spermës që nuk mund të përmirësoheshin me ilaçe, të kenë edhe një mundësi e re për të konceptuar në mënyrë efektive një fëmijë të tyrin.

Rezulton se meshkujt që nuk kanë spermatozoide në ejakulat për shkak të problemeve me prodhimin e spermës, si pasojë e një gjendje të quajtur Azoospermia Jo-Obstruktive (NOA), në të vërtetë mund (por jo gjithnjë) të kenë “ishuj” të vegjël të prodhimit të spermës brenda testikulit. Në të vërtetë, më shumë se 50 – 60% e meshkujve me NOA aktualisht prodhojnë sasi të vogla të spermës brenda testikulit që mund të përdoren në IVF / ICSI për të krijuar një fëmijë.

Tingëllon si një lajm i mirë për të gjithë, apo jo? E pra, sfida për ekspertët ka qenë të zhvillohen teknika që përmirësojnë shanset për gjetjen e spermës brenda testikulit dhe më pas të krijohen strategji efektive për marrjen e spermatozoidit më të mirë gjatë të njëjtës proçedurë për përdorim e tyre në IVF.

Ekstraktimi i spermës së pakët kërkon aftësi dhe teknologji

Një teknikë e re kirurgjikale, e quajtur Microsurgical Testicular Extraction Sperm ose “Micro-TESE” është zhvilluar për të zbuluar spermën në testikujt e burrave që kanë prodhim të pakët të spermës.

Për shkak se tubulat e testikulit janë struktura mikroskopike, ato nuk mund të dallohen me sy të lirë. Megjithatë, duke përdorur një mikroskop operativ për të ekzaminuar tubulat në kohën e kryerjes së biopsisë testikulare, mund të ekstraktohen në mënyrë selektive tubulat “më të mirë” ose ata më të zakonshmit. Është fakt se ekziston një shans më i lartë që të gjenden spermatozoide në tubat “më të mirë”, më shumë se në tubulat me aspekt jo të shëndetshëm ose ato fibrotike.

Duhet të kesh kryer kaq shumë nga këto procedura, si dhe të kesh aftësi të jashtëzakonshme për të gjetur këto tuba, më premtueset.

Pasi të hiqen mostrat, tubat hapen në një pjatë Petri që përmban medium (terren) shplarës për spermatozoidet dhe kërkimi për spermatozoidet fillon duke ekzaminuar mostrat nën mikroskop. Mund të nevojitet deri në pesë orë për të kërkuar spermë tek mostrat. Ky është një proces shumë kompleks dhe i lodhshëm, por shumë i rëndësishëm. Sapo të gjenden, spermatozoidet më pas inkubohen të vendosur në kontenierë të posaçëm në pritje të vezëve për tu injektuar, ose ngrihen (krioprezervohen) për fekondim në të ardhshmen.

Kjo teknikë e avancuar na lejon të drejtojmë biopsinë në zonat më të mira dhe të rrisim mundësinë e gjetjes së spermës duke hequr sasi të vogla të indeve,vndryshe nga një biopsi e rastësishme, duke shkaktuar edhe më pak dëme. Biopsitë e rastësishme janë të pasakta sepse është e pamundur që një mjek të gjejë xhepa të mundshëm të spermës duke vëzhguar pjesën e jashtme të një testikuj me sy te lirë, përveç fatit.

Mikro-TESE është një procedurë e avancuar që kërkon aftësinë dhe kuptimin e një mikro kirurgu ekspert shumë të njohur me indet testikulare. Kombinimi i përdorimit të mikroskopit operativ, diseksimi i tubulave të testikulit dhe të pasurit e një personeli të trajnuar për të kërkuar spermatozoide mund të bëjë dallimin midis suksesit dhe dështimit për shumë çifte.

Mikro-TESE mund të kryhet si një procedurë diagnostike dhe nëse gjendet spermë e përdorshme, atëherë indi testikular mund të ngrihet dhe çifti rekomandohet të vazhdojë me ICSI. Gjithashtu mund të kryhet menjehere ICSI pas cikit të marrjes së vezëve, në mënyrë që spermatozoidi të injektohet në vezë pa ngrirje. Ngrirja e spermës nga burrat me probleme të prodhimit të spermës mund të jetë e vështirë pasi këto spermatozoide zakonisht janë të paktë në numër dhe nuk shkrihen mirë. Prandaj shansi më i mirë i shtatzanisë është përdorimi i spermatozoideve të freskëta të fituara vetëm para marrjes së vezëve dhe kryerjes të ICSI-t

Mundësia e gjetjes së spermës me Micro-TESE është më e lartë se 50 – 60%. Kjo është dyfishi i shanseve për gjetjen e spermatozoideve nga biopsitë jo-mikrokirurgjikale ose gjilpëra të marra nga urologët e përgjithshëm. Mikro-TESE është një përparim i madh në kirurgjinë riprodhuese të meshkujve, por kryhet vetëm nga një numër i vogël i kirurgëve riprodhues.

Disa kirurgë bëjnë prerje të panevojshme të mëdha në skrotum dhe në testikuj. Ne jemi përqendruar në zhvillimin e teknikave minimale invazive, duke e bërë këtë një proçedurë më të lehtë për t’u shëruar.

← Fertilizimi In Vitro dhe Teknologjia Time Lapse ne perzgjedhjen e embrioneve me te mire
Fizioterapia pas ndërhyrjeve kirurgjikale, thelbësore për të “ngritur” në këmbë pacientët e dëmtuar! →

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë