Vizita e parë gjinekologjike! Çfarë duhet të dimë?
Adoleshenca është mosha në të cilën trupi i femrës pëson ndryshime të menjëhershme. Në këtë stad zhvillimi femrat fillojnë pjekurinë seksuale që ka të bëj dhe me zhvillimin e organeve riprodhuese, si rrjedhojë është e domosdoshme që një femër e kësaj moshe të filloj të kryejë vizitat te mjeku Obstetër–Gjinekolog.
Periudha kur një adoleshente duhet të paraqitet te mjeku gjinekolog është midis moshës 13-15 vjeç. Mjeku gjinekolog është i specializuar për kujdesin shëndetësor të grave. Shumë vajza fillojnë të kryejnë vizitat e para të mjeku gjinekolog në moshën e adoleshencës dhe e vazhdojnë këtë rutinë përgjatë gjithë jetës së tyre. Grave dhe vajzave i këshillohet që të bëjnë një check-up rutinë te mjeku gjinekolog çdo vit, si dhe të paraqiten pranë mjekut për çdo shqetësim që ato kanë.
Vizita e parë te mjeku gjinekolog dhe rutina e vizitave që do të pasojë do ti ndihmojë këto vajza të reja për të qënë gra të shëndetshme në të ardhmen. Vizitat e hershme te mjeku obstetër-gjinekolog i jep mundësinë mjekut të shpjegojë dhe sigurisht vajzave të kuptojnë se si po ndryshon trupi i tyre dhe se si ato të kujdesen për trupin e tyre, por jo vetem kjo, infeksionet e traktit urinar te femrat apo infeksionet vaginale janë një ndër sëmundjet më të shpeshta që prekin organet gjenitale femërore. Infeksionet vaginale jane infeksione të cilat nuk prekin një moshë të caktuar, kushdo nga femrat ditët e sotme mund të preket nga infeksionet vaginale ndaj një arsye e rëndesishme për të filluar vizitat te mjeku gjinekolog është dhe rreziku i prekjes prej tyre.
Akoma në ditet e sotme vërehet një hezitim i vajzave të grupmoshave nga 13-18 vjeç për tu paraqitur te mjeku gjinekolog, kjo për arsye se shumë prej tyre e kosiderojnë të turpshme apo të sikletshme këtë vizitë. Është e rëndësishme të kuptohet se konsulta me mjekun gjinekolog nuk është aspak e dhimbshme apo e sikletshme.
Në Spitalin Amerikan mjekët gjinekolog do të bashkëbisedojë me ju për të marrë një informacion më të detajaur rreth historisë tuaj shëndetësore, pyetjet që mund, tju drejtohen janë:
- Periudha që ju kanë ardhur menstrulacionet dhe nëse ju vijnë në ditët e
- caktuara apo keni një cikël të çrregullt
- Pyetje rreth akneve në fytyrën tuaj, pasi ato kanë lidhje të drejtpërdrejtë me hormonet në trupin tuaj
- Pesha juaj trupore
- Mardhëniet seksuale etj.
Bashkëbisedimi është pjesa e parë e vizitës, në ekzaminimin fizik për vajzat adoleshente do të duhet të bëjnë një eko abdominale për të parë organet gjenitale nëse ka ndonjë anomali të mundshme. Përveç ekos do të duhet të kryhet dhe një analizë gjaku (check-up) ndërkohë që Paptest-i nuk është e këshillueshme të kryhet deri në moshën 21 vjeç ndaj ekzaminimet e lartpërmenduar do të mjaftojnë për të kryer konsultën e parë te mjeku gjinekolog.
Konsultat te gjinekologu nuk janë turp por janë një shenjë që tregon se ju tashmë po rriteni dhe trupi juaj po përgatitet për të qënë një grua. Të ndjekësh këshillat e mjekut si dhe të krijosh një mardhënie besimi me të do të thotë se tashmë ti je një e rritur e cila kërkon që të ketë një trup të shëndetshëm. Gjithashtu në këtë stad zhvillimi prindërit duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin shëndetësor të fëmijëve të tyre.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët gjinekolog të Spitalit Amerikan, kontaktoni në 042357535 ose në rezervime.spitaliamerikan.com