Kirurgjia që nuk lë asgjë pas….!! Përfitimet e Kirurgjisë Mini Invazive
Ndërkohë që pacientët tanë mendojnë se ndryshimi midis kirurgjisë mini invazive ose laparoskopike me kirurgjinë tradicionale është se rikuperimi është më i shpejtë apo shenjat që mbetet pas janë të padukshme; përgjigjia jonë është se ndryshimi i laparoskopisë dhe kirurgjisë tradicionale është edhe ajo që pacientët nuk arrijnë ta shohin.
Përfitimi më i rëndësishëm i kirurgjisë laparoskopikë është se shkakton më pak inflamacion se kirurgjia tradicionale, ajo e hapur. Inflamacioni është reagimi i sistemit imunitar për të shëruar një plagë, përballuar një traumë, apo për të luftuar mikrobe dhe viruset. Në kirurgjitë tradicionale risku për të patur inflamacion është më i lartë, ndërkohë që në kirurgjinë laparoskopike është e kundërta. Inflamacioni i sjell pacientëve ndërlikime, duke i bërë ata mbartës të baktereve dhe viruseve të ndryshme, duke çuar më pas deri në infeksione kronike.
Një tjetër benefit i kirurgjisë laparoskopike, të cilën pacientët nuk mund ta shohin janë prerjet, të cilat shkaktojnë me pak ngjitje. Ngjitjet janë pjesë e indeve të forta dhe fikse, që lidhin organet dhe indet e barkut me njëri-tjetrin. Shkaktohen nga inflamacioni, procedurat kirurgjikale, ose të dyja. Kirurgjia laparoskopike nuk ka ekspozim ndaj baktereve apo inflamacioneve, sa mund të ketë kirurgjia tradicionale.
1. Plagët kirurgjikale me laparoskopi janë më të vogla e të padukshme
Kirurgjia laparoskopike lë pas shenja shumë të vogla, gati të padukshme. Në kirurgjinë tradicionale çarja në zonën e abdomenit është e madhe, kjo në varësi dhe të rasteve specifike. Në rastin e kirurgjisë laparoskopike, kirurgu bën disa prerje të vogla, të cilat janë përafërsisht deri në 1 cm. Prerjet e vogla janë më pak të dhimbshme dhe lënë shumë më pak shenja. Rikuperimi i plagës është më i shpejtë me laparoskopi.
2. Kirurgjia laparoskopike – Kohë më e shkurtër hospitalizimi
Plagët e vogla nuk janë e vetmja karakteristikë e mirë e laparoskopisë, kjo pasi kirurgji tradicionale do të thotë qëndrim më i gjatë në spital. Kirurgjia mini invazive laparoskopike nga ana tjetër do të thotë trauma më të lehta për plagët dhe automatikisht koha e rikuperimit është më e shpejtë, e hospitalizim më i shkurtër.
3. Prerjet laparoskopike janë gjithmonë më të sigurta se prerjet tradicionale Prerjet në kirurgjinë laparoskopike kanë risk të ulët për të sjellë infeksione apo për të mbartur baktere, kjo për arsye sepse plagët janë shumë të vogla dhe bakteret nuk arrijnë të depërtojnë në abdomen.
4. Kamera laparoskopike
Në kirurgjinë laparoskopike përdoret një kamera, e cila arrin të depërtojë dhe të sjellë pamje reale në një dimension shumë të qartë dhe i gjithë procesi i ndërhyrjes kryhet në mënyrë shumë efikase.
5. Kirurgjia laparoskopike po aq efektive, sa dhe kirurgjia e hapur
Që prej vitit 1970 kur u aplikua për herë të parë kirurgjia laparoskopike, qindra studime të tregojnë se kirurgjia laparoskopike është po aq efektive, sa dhe kirurgjia e hapur. Madje që prej asaj kohe e deri më sot, kirurgjia laparoskopike është përdorur masivisht në kirurgjinë e tëmthit apo të kancerit të kolonit. Kirurgjia laparoskopike është një ndër zgjidhjet më të mira për kirurgjinë bariatike apo bypassin gastrit.
Kirurgjia laparoskopike vlerësohet si një nga arritjet më të mëdha të shkencës në fushën e mjekësisë. Në të shumtën e rasteve pacientët që i nënshtrohen kirurgjisë laparoskopike kanë rikuperim më të shpejtë, shenja pothuajse të padukshme dhe arrijnë t’i kthehen jetës normale në një kohë shumë të shkurtër.
Për më shumë informacion ose vizitë, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com