Njihni osteoartritin. Hidhni hapa të sigurtë dhe pa dhembje.
E njohur si sëmundja degjenerative e gjunjëve, shpinës, duarve, këmbëve, osteoartriti është dëmtimi i vazhdueshëm i amortizuesve natyralë të nyjave. Shkakton dhimbje në gju, më së shumti kur ju përkuleni ose uleni në gjunjë, apo dhimbje të gishtave të dorës. Preken moshat mbi 60 vjeç, por gjithashtu edhe të rinjtë në të 20-at dhe 30-at e tyre.
Simptomat kanë tendencën të zhvillohen ngadalë dhe shfaqen me vonesë. Karakteristike janë dhimbjet në nyje, sidomos kur keni kohë pa kryer aktivitet të rregullt fizik. Pacientët me këto shqetësime zakonisht përjetojnë mpirje të gjymtyrëve në mëngjes pas zgjimit. Kur osteoartriti prek duart, pacientët vuajnë zmadhime të gishtave, që shoqërohen edhe pa dhimbje.
Në shumicën e rasteve, osteoartriti zhvillohet në nyjat që mbajnë peshën e gjunjëve, legen ose shpinë.
Të jetosh me osteoartrit
Me kalimin e moshës dhe lëvizjes së vazhdueshme, nyjat tona bëhen më të ashpra dhe kërcet shkaktojnë më shumë dhimbje, sidomos gjatë procesit të zakonshëm siç është të veshurit. Kjo sepse kockat fërkohen me njëra – tjetrën, duke shkaktuar kështu dhimbje dhe rrjedhimisht pamundësinë për të lëvizur.
Disa pacientë kanë pak simptoma, pavarësisht nga përkeqësimi i nyjave. Të tjerë përjetojnë dhimbje dhe ngurtësi/mpirje që mund të ndërhyjnë në aktivitetet e përditshme. Osteoartriti në gjunjë ose ije mund të shkaktojë vështirësi në të ecur (çalim). Ndërsa në shpinë mund të shkaktojë dhimbje ose mpirje.
Nuk e kemi në dorë…
Një nga faktorët kryesorë të rrezikut për osteoartrit është diçka që asnjëri prej nesh nuk mund ta kontrollojë e ndalojë… procesi i rritjes. Gjinia gjithashtu luan një rol. Mbi moshën 50 vjeç, më shumë gra se meshkujt zhvillojnë osteoartrit. Në shumicën e rasteve, shkak i shfaqjes së patologjisë rezulton të jetë konsumimi normal gjatë viteve. Gjenetika apo anomalitë e lindura gjithashtu i bëjnë këta pacientë më të prekshëm.
Faktorët e rrezikut që mund t’i keni në kontroll
Duke qenë se nyjat e dëmtuara janë më të ndjeshme ndaj osteoartritit, sforcimi apo lëvizjet e pakontrolluara që dëmtojnë nyjat mund të rrisin rrezikun. Kjo përfshin sportet që kanë një shkallë të lartë dëmtimi dhe punët që kërkojnë lëvizje të përsëritura. Fryrja e gjymtyrëve është një tjetër faktor rreziku. Ajo lidhet ngushtë me osteoartritin e duarve, gjunjëve dhe ijeve.
Diagnostikimi
Është thelbësore gjatë konsultës, të përshkruani simptomat tuaja në detaje, duke përfshirë vendodhjen dhe frekuencën e dhimbjes. Specialisti do të shqyrtojë nyjat e prekura dhe mund të rekomandojë skaner ose rezonancë magnetike, për të konstatuar dëmin në kocka. Të rëndësishme janë edhe testet laboratorike për të përcaktuar llojin e artritit.
Komplikimet afatgjata
Ndryshe nga artriti reumatoid, osteoartriti nuk ndikon në organet e trupit apo të shkaktojë sëmundje. Por kjo mund të çojë në deformime që vështirësojnë lëvizjen. Osteoartriti në nyjat e gjurit mund shkaktojë daljen e gjunjëve, duke krijuar një pamje me hark. Harkimet (gungat) përgjatë shpinës mund të irritojnë nervat, duke çuar në dhimbje, mpirje ose ndjesi shpimi në disa pjesë të trupit.
Trajtimi
Terapia fizike ndihmon në përmirësimin e funksionit e përbashkët. Terapia shërben për të rritur fleksibilitetin dhe për të forcuar muskujt rreth nyjave të prekura. Fizioterapisti mund të përdorë gjithashtu edhe terapi të ngrohjes ose ftohjes, të tilla si kompresa ngrohëse ose fasha për të lehtësuar dhimbjen.
Pajisjet mbështetëse
Mbështetëset e gishtave apo për gjymtyrët e gjurit, mund të zvogëlojnë stresin në nyje dhe të lehtësojnë dhimbjen. Nëse ecja është e vështirë, patericat gjithashtu mund të jenë të dobishme. Për pacientët me osteoartrit të shpinës këshillohet për gjumin dyshek i fortë dhe përdorimi i qafores.
Aktiviteti fizik
Pacientët me osteoartrit shmangin ushtrime të caktuara fizike që ju shkaktojnë dhimbje. Por sportet më pak ndikuese si noti, ecja ose çiklizmi përmirësojnë lëvizjen dhe rrisin fuqinë. Ushtrimi me pesha të lehta ndikon në forcimin e muskujve që rrethojnë nyjat e dëmtuara. Këshillohuni me fizioterapistin për të realizuar një program posaçërisht për gjendjen tuaj.
Parandalimi
Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për të shmangur osteoartritin është të mbani peshën tuaj në kontroll. Gjatë viteve, mbipesha dëmton nyjat. Parandalimi i lëndimeve është gjithashtu i rëndësishëm. Është e këshillueshme dhe marrja e suplementeve të rekomanduara nga mjeku të cilat e ngadalësojnë procesin e osteoartritit, duke lehtësuar dhe simptomat që kjo sëmundje paraqet. Merrni masa paraprake për të shmangur lëndimet e përsëritura të lëvizjes në punë. Nëse ushtroni disiplina të sportit, përdorni pajisjet e duhura dhe zbatoni udhëzimet e sigurisë.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekun ortoped, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com