Benefitet e gjakut të kordonit umbelikal. Cilësi më e mirë jete dhe jetëgjatësi!
“Magjia” e qelizave staminale
Kur flasim për qelizat staminale duket sikur flasim për një botë “futuriste”; ku e mira dhe e keqja janë ndarë përfundimisht nga njëra – tjetra. Kur shërimi dhe zgjidhja e sëmundjes nuk është më utopi, por një formë legjitime e të drejtës për të jetuar mirë, madje dhe sa më gjatë. Nuk është më habi se shkenca sot ka mundësuar kaq afër dhe lehtësisht të realizueshëm, procesin e përmirësimit të cilësisë së jetës dhe jetëgjatësinë e njeriut.
Qelizat staminale janë çuditërisht të jashtëzakonshme për aftësinë që kanë për ndarjen dhe rindërtimin e tyre, si dhe forcën që kanë për t’u transformuar në disa lloje të veçanta qelizash specifike, si nervat dhe gjaku.
Qelizat staminale janë përgjegjësë për krijimin e organeve të njeriut, krijimit të indeve dhe sistemit imunitar, që në barkun e nënës.
Me dëshirën e prindërve, qelizat staminale mund të mblidhen duke marrë gjakun nga kordoni i kërthizës së foshnjës së sapolindur, menjëherë pas lindjes. Kjo në asnjë mënyrë nuk e dëmton nënën ose foshnjën. Kordoni umbelikal dhe placenta, dy burimet më të pasura të qelizave staminale, pas lindjes së foshnjës, gjithmonë shkojnë si mbetje biologjike në bankat përkatëse që i eliminojnë ato.
Gjaku i kordonit umbelikal përmban qeliza staminale hematopoietike të ngjashme me ato që gjenden në palcën e kockave dhe të cilat mund të përdoren për gjenerimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe qelizave të sistemit imunitar. Qelizat staminale të gjakut të kordonit përdoren aktualisht për të trajtuar një sërë çrregullimesh të gjakut dhe problemeve në sistemin imunitar, siç janë leuçemia, anemia dhe sëmundjet autoimune.
Këto qeliza staminale përdoren kryesisht në trajtimin e fëmijëve, por gjithashtu kohët e fundit kanë filluar të përdoren dhe te të rriturit pas trajtimit me kimioterapi.
Përveç qelizave staminale janë dhe disa lloje të tjera qelizash, të cilat mund të merren nga gjaku i kordonit umbelikal. Ato quhen qelizat mesenkimale që ndodhen në kocka dhe kërce.
Mjekët sugjerojnë që prindërit e rinj të ruajnë gjakun e kordonit umbelikal, duke mbështetur fort faktin se këto qeliza që merren nga gjaku i kordonit në të ardhmen mund të përdoren për të trajtuar sëmundje të ndryshme te fëmija dhe jo vetëm, por dhe te të rriturit gjithashtu.
Në Spitalin Amerikan ofrohet mundësia e ruajtjes së qelizave staminale, të cilat merren gjatë procesit të lindjes në kordonin umbelikal, dhe më pas procesohen në kite të posaçme që dërgohen për ruajtje afatgjata në bankat e ruajtjes të bashkëpunëtorëve tanë (Life Cell Bio Bank).
Për më shumë informacion apo konsulencë të specializuar me partneret tane Life Cell në Spitalin Amerikan kontaktoni në: +355 67 610 43 93 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com