Reduktoni dhjamin pa bisturi dhe pa dhembje… Metoda revolucionare për reduktimin e indit dhjamor në Klinikën Vivia
ZELTIQ COOLSCULPTING është një trajtim jo-invaziv që përdor teknikën innovative të ftohjes të quajtur Cryolipolysis për të vepruar mbi qelizat kokëforte të dhjamit në zonat më problematike të trupit.
Kjo metodë eshtë zbuluar nga shkencëtarët e njohur të Universitetit të Harvardit, Manstein dhe Anderson të cilët ishin të parët që vunë re ndjeshmërinë e qelizave dhjamore ndaj të ftohtit dhe shkatërrimin e tyre pas ekspozimit në temperatura të ulëta. Pikërisht kjo ide është baza e funksionimit të procedurës Zeltiq.
Zeltiq është një procedurë jokirurgjikale e aprovuar nga FDA, e sigurt dhe efektive në eleminimin e dhjamit të tepërt, që nuk ka nevojë për anestezi, prerje apo bisturi. Trajtimi zgjat vetëm një orë për një zonë të caktuar. Zonat më të përshtatshme për trajtim janë barku (pjesa mbi dhe nën kërthizë), ijet, shpina, pjesa e brendshme e kofshëve dhe krahët.
Pacientët zakonisht bëjnë dhe dy trajtime njëkohësisht, psh dy anët e belit ose dy pjesët e brendshme të kofshëve. Gjatë procedures shkatërrohen 20% deri 40% e qelizave dhjamore. Këto qeliza do të largohen nga zona e trajtuar nëpërmjet qarkullimit të gjakut dhe atij limfatik gjatë javëve në vazhdim. Pas procedurës, vihet re një skuqje e lëkurës në zonën e trajtuar, e cila largohet përreth 20 minuta. Rezultatet bëhen të dukshme në fund të javës së tretë, arrijnë maksimumin pas dy muajve dhe vazhdojnë të përmirësohen deri në katër muajt në vazhdim.
Pas kësaj kohe rekomandohet të kryhet një konsultë me mjekun për krahasimin e rezultateve. Trajtimi është i padhimbshëm dhe pacienti ndihet tepër komod gjatë tij madje mund ti kthehet menjëherë aktivitetit normal.
Gjithashtu trajtimi nuk shkakton varje të lëkurës, madje në disa zona si psh pas operacioneve cezariane ndihmon në zhdukjen e palosjes së lëkurës që krijohet në pjesën e poshtme të barkut.
Zeltiq ofrohet në mënyrë ekskluzive vetëm në Klinikën Vivia ku janë trajtuar me dhjetëra raste në mënyrë të suksesshme. Kjo metodë nuk duhet kosideruar si një trajtim për të rënë në peshë apo për të luftuar obezitetin. Pacienti që i nënshtrohet procedurës, zakonisht e ka peshën nën kontroll por kërkon zgjidhje për akumulimet dhjamore në zonat problematike.
Zeltiq-Coolsculpting është e vetmja procedure jo-kirurgjikale e aprovuar nga FDA që bazohet në ngrirjen e kontrolluar të qelizave dhjamore për eleminimin e depozitave dhjamore që i rezistojnë dietës dhe ushtrimit fizik. Rezultatet janë të dukshme, të provuara dhe të qëndrueshme në kohë. Pacientët mund të rikthehen në aktivitetin normal brenda së njëjtës ditë duke e bërë këtë procedurë një zgjedhje ideale për personat që kërkojnë një alternativë jokirurgjikale të liposuksionit.