Spitali Amerikan realizon për herë të parë në Shqipëri dhe rajon ndërhyrjen e rrallë
Në Spitalin Amerikan është realizuar për herë të parë në Shqipëri dhe rajon një ndërhyrje e rallë. Torakotomi e djathtë me Sleeve pneumonektomi dhe disekim të limfonodulave është kryer me sukses nga drejtuesi i Departamenti për Kirurgjine Torakale, në Bad Nauhein të Gjermanisë Prof.Safet Beqiri dhe ekipi i talentuar i mjekëve të Spitalit Amerikan 1.
Duke qenë se ky operacion nuk ishte kryer më parë në vend, mjekët me të cilët kishte kontaktuar më herët, i kishin rekomanduar pacientit të shkonte jashtë Shqipërisë. Por pas konsultave me Prof.Safet Beqiri dhe ekipin e mjekëve të Spitalit Amerikan 1, pacienti vendosi t’i besojë ekipit vendas. Falë eksperiencës së çmuar të Prof.Safet Beqiri dhe punës së mrekullueshme të stafit të Spitalit Amerikan 1 gjithçka ka përfunduar me sukses, me pacientin që gëzon shëndet të plotë.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm që Spitali Amerikan hedh në shërbim të jetës, duke konfirmuar se mbetet një lider i mjekësisë jo vetëm në vend, por edhe në Ballkan.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!