Teknika e fundit e Rinoplastikës, Dr. Milos Kovacevic
Dr.Milos Kovacevic, kirurgu plastik me famë ndërkombëtare, do të ofrojë shërbimet e tij pranë Spitalit Amerikan 2.
I përkushtuar ekskluzivisht ndaj Rinoplastikës, Dr Kovacevic ka zhvilluar dhe përmirësuar teknikën më moderne “Piezo”, falë së cilës pacienti mund të gëzojë një hundë funksionale, estetike dhe natyrale pa thyer asnjë kockë të këtij organi gjatë ndërhyrjes.
Me një përvojë mbi 20 vjeçare në qendrat shëndetësore më prestigjoze të Rinoplastikës “Praxis am Hanse-Viertel” dhe “Heidberg Klinikum” në Gjermani, Dr.Milos Kovacevic numëron më shumë se 5 mijë raste të trajtuara me sukses në karrierën e tij.
Dr. Milos Kovacevic është gjithashtu anëtar i Akademisë Amerikane për Kirurgjinë Plastike të Fytyrës, Akademisë Europiane për Kirurgjinë Plastike të Fytyrës, Shoqatës Europiane të Rinoplastikës dhe Grupit Kërkimor të Pavarur të Rinoplastikës.
Për më shumë informacion ose vizitë me Kirurgun Plastik Dr. Milos Kovacevic kontaktoni në: 042 35 75 35 dhe 0676014443 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!