Dr. Tonin Alia – Shef i Departamentit Ortopedi – Traumatologji, Spitali Amerikan 3
Kirurgu Ortoped i mirënjohur Tonin Alia, Shef i Departamentit Ortopedi – Traumatologji në Spitalin Amerikan 3, na prezanton me trajtimin e një rasti shumë të veçantë të një djali 15 vjeçar.
Pacienti prej kohësh kishte dhimbje dhe çalonte, dhimbjet ishin të vazhdueshme, të papërballueshme dhe nuk lehtësoheshin as nga ilaçet e ndryshme që pinte. Mbas një vizitë te Dr. Tonin Alia dhe realizimit të një rezonance të detajuar, mjeku vuri re një mase tumorale beninje në zonën e legenit, të njohur në gjuhën e mjekësise me emrin Osteoma Osteoide.
Tumori në fjalë ka një karakteristikë të veçantë, që ne trup shfaqet në formën e një foleje. Duke marrrë parasysh moshën e re të pacientit, sfida e Dr. Tonin Alia është të realizojë një ndërhyrje për herë të parë të realizuar në Shqipëri, mini-invazive, Percutaneous Radiofrequency Ablation, një teknikë që lejon mjekun me ndihmën e CT Scan të lokalizojë tumorin dhe të realizojë zhdukjen e tij.
Avantazhet e kësaj teknike janë të shumta, sidomos për pacientët në moshë të re, pasi ka shenja minimale, rreziku për infeksione është shumë i ulët dhe rikthimi në jetën e tyre të përditshme I shpejtë dhe më e rëndësishmja, dhimbja largohet menjëherë përgjithmonë. Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë të Dr. Tonin Alia, ku ai flet për këtë rast të vështirë të trajtuar me sukses nga ekipi i Spitalit Amerikan 3, të drejtuar nga vetë ai.
Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Tonin Alia, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!