Mesazhi i fortë i Spitalit Amerikan. S’ka vend për panik. Kemi gati 400 shtretër për Covid-19. Flet CEO Klodian Allajbeu
Dr. Klodian Allajbeu, Drejtor i Spitalit Amerikan, i ftuar në Top Talk në Top Channel për situatën aktuale në të cilën ndodhemi.
Marrja e masave në kohën e duhur dhe angazhimi i secilit prej nesh, në ndjekjen e këshillave dhe udhëzimeve të autoriteteve do të jetë ndryshimi që vendi ynë mund të ketë në krahasim me vendet e tjera.
Përhapja e COVID-19 në vendin tonë, pritet do jetë më e moderuar në krahasim me vendet e tjera europiane, duke marrë parasysh masat e forta që janë ndërmarrë nga qeveria dhe autoritetet.
Dr. Klodian Allajbeu mendon se niveli i testimit të popullatës duhet të rritet, në mënyrë që të identifikohen sa më parë personat e prekur dhe të izolohen dhe në këtë mënyrë visusi nuk përhapet më dhe zinxhiri i përhapjes këputet.
Spitali Amerikan disponon të gjitha kapacitetet për të ofruar testime të popullatës dhe gjithashtu është përgatitur Spitali Amerikan 2, bashkë me stafin mjekësor të trajnuar, për të shërbyer si spital potencial për personat e prekur nga COVID-19, e gjitha kjo do të vendoset në dispozicion të qeverisë, në rast nevoje.
Dr. Allajbeu mendon se vendi ynë nuk do ketë probleme me kapacitetin e sistemit spitalor, nëse të gjithë qytetarët ndjekin udhëzimet dhe këshillat e vendosura nga autoritetet.
Në lidhje me masat e qeverisë, Dr. Allajbeu thekson se është shumë i rëndesishëm ndërgjegjësimi i qytetarëve, në mënyrë që strategjia të ketë efikasitet.
Dr. Klodian Allajbeu gjithashtu ndalet pak në ekonominë e vendit dhe atë botërore, vështirësitë që do kalojnë bizneset gjatë kësaj krize të krijuar nga COVID-19 dhe impaktin drastic që ajo do të ketë.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!