Përveç diellit, cilët janë faktorët e tjerë të rrezikut për lëkurën?
Në stinën e verës lëkura është më e ekspozuar ndaj diellit dhe faktorëve të tjerë si ndotja dhe djersitja e shtuar duke bërë që shumë nga patologjitë të shfaqen apo rëndohen.
Mjekja dermatologe Amarda Gica thekson se disa nga problematikat më shqetësuese në këtë stinë janë përkeqësimi i akneve, dermatiti seborroik, myku i lëkurës, njollat, por nuk mbeten pas as pickimet e insekteve që mund të përhapen në lëkurë.
Për të patur një lëkurë të shëndetshme, doktoreshë Amarda Gica këshillon përdorimin e mbrojtësve ndaj rrezve të dëmshme të diellit, shmangien e ekspozimit në oraret e pikut dhe një higjienë të mirë personale.
Ndiqni këshillat e mjekes dermatologe Amarda Gica në videon e publikuar.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjeken dermatologe Amarda Gica kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!