Dr. Ibrime Mata – Rëndësia e kontrolleve periodike gjinekologjike
Dr. Ibrime Mata, mjeke Obstetër-Gjinekologe, pranë Spitalit Amerikan 3, ka folur për rëndësinë e kontrolleve periodike gjinekologjike dhe PAP-testin.
Kontrollet e rregullta gjinekologjike janë shumë të rëndësishme në jetën e një gruaje. PAP-testi është një test i thjeshtë dhe i shpejtë, që kryhet me anë të ekzaminimit mikroskopik, për të parë ndryshimet e mundshme që mund të ndodhin në qelizat e qafës së mitrës.
Kryerja e rregullt e tij zbulon ndryshimin e këtyre qelizave në fazë të hershme dhe trajtimi i tyre i hershëm bën të mundur parandalimin e zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës.
Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Ibrime Mata kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!