Vapa është “armiku” kryesor jo vetëm i personave që vuajnë nga patologji kardiake – Dr. Edjon Hajro
Vapa është “armiku” kryesor jo vetëm i personave që vuajnë nga patologji kardiake, por i kujtdo që ekspozohet gjatë, në orët më të nxehta të ditës. Në mënyrë që ne të jetojmë trupi ka nevojë për një temperaturë të caktuar dhe ajo është 36.6 gradë. Që trupi të funksionojë normalisht kjo temperaturë duhet të jetë konstante, për këtë qëllim trupi ka një sërë mekanizmash (djersitja dhe zgjerimi i kapilarëve të lëkurës) për të mbajtur konstante temperaturën pavarësisht temperaturave të ambientit.
Në një studim të kryer në persona mbi 65 vjeç çdo rritje e temperaturës së ambientit me 1 gradë mbi temperaturë 20 gradë rrit rrezikun e vdekjes me 2%.
Rritja e temperaturave ndikon më shumë në moshat mbi 60 vjeç tek meshkujt dhe 70 vjeç tek femrat.E rëndësishme është jo temperaturë e ambientit ( ajo që mat termometri) por temperatura që ne ndiejmë . Kjo ndikohet nga nxehtësia e ambientit dhe përqindja e lagështirës.
Nqs duhet të japim një shembull në një ambient të jashtëm temperatura është 30 gradë dhe lagështira është 25%, temperatura që trupi jonë ndjen është 28 gradë, kurse në të njëjtin ambient me temperature 30 gradëë por kur lagështira është 85%, temperatura që trupi ndien është 39 gradë.
Kështu që sidomos tani në sezonin veror frekuentohen plazhet ku dhe lagështia është shumë e lartë duhet shumë kujdes .
Simptomat më të shpeshta në temperatura të larta janë ulje të menjëhershme të tensionit, rritje në rrezikun për infarkte kardiake për shkak të prishjes së fluksit të gjakut në enët koronare dhe githashtu përkeqësim të simptomave kardiake në pacientët me insuficiencë kardiake.
Kur temperaturat kalojnë 32 gradët dhe lageshtia arrin në 60% fillojnë shfaqen efektet nga temperaturat e larta të quajtura “sindromat e të nxehtit”. Këto sindroma fillojnë me krampet muskulare me pas këputje trupore dhe në fund ajo me e rrezikshmja, goditja nga i nxehti.
Këto simptoma janë të ndërthurura me njëra-tjetrën. Këto sindroma shfaqen më shpesh dhe janë më të rrezikshme në ditët e para të temperaturave të larta atëherë kur dhe trupi nuk është përshtatur akoma me ato. Reagimi i parë mbrojtës i trupit të njeriut kur përballet me temperaturë të lartë është djersitja dhe zgjerimi i kapilarëve të lëkurës.
Kur djersitja vazhdon është e mundur të durojmë kundrejt temperaturave të larta me marrjen e mjaftueshme të lëngjeve dhe kripës. Por kur fillon rritet përqindja e lagështires humbja e lëngjeve nëpërmjet djersitjes pakësohet dhe kështu rritet shumë mundësia për goditje nga i nxehti. Goditja nga i nxehti është një gjendje shumë serioze, ku temperatura është më e madhe se 39 gradë, lëkura është e thatë e kuqe dhe e nxehtë, dhimbje koke pulsuese, puls i shpejtë, ndjesinë e të vjellit, marrjemendsh deri në humbje të koshiencës lëvizje të pakontrolluara.
Pacienti duhet të dërgohet me urgjencë në spital, pasi kjo gjendje mund të ketë edhe pasoja fatale. Trupi i njeriut ne përgjithësisht përshtatet me nxehtësinë (e ka më të lehtë të djersisë dhe zvogëlohet sasia e kripës që hidhet me djersë) brenda 1-2 javësh. Nqs nuk zëvendësohen humbja e lëngjeve dhe kripës që ndodh me rritjen e djersitjes nga i nxehti dhe rritja e lagështisë, atëherë kemi një rritje të infarkteve kardiake për shkak të trashjes së gjakut dhe një rritje të predispozitës për mpiksje gjaku. Në këtë kohë për të parandaluar humbjen e lëngjeve veshkat futen në punë duke lëshuar në qarkullimin e gjakut substanca që tkurrin enët e gjakut.
Ky reagim nga një anë rrit ngarkesën e zemrës dhe nga ana tjetër fillonte prishi funksionin e veshkave. Kjo situatë shkakton një ulje të qarkullimit të gjakut në organet jetike duke shkaktuar infarkte kardiake, tension shumë të ulët dhe aritmi sidomos në pacientët me insuficiencë kardiake. Ngaqë në temperaturat e larta ndikohet metabolizmi trupor atehëre dhe në ilacet e përdorura duhet të ketë ndryshime. Sidomos pacientët që përdorin ilaçe antihypertensive, shkarkues, ilacet që ndikojnë frekuencën kardiake dhe holluese gjaku duhen patjetër të konsultohen me mjekun përgjegjës për rregullimin e dozave te tyre, sepse përdorimi i të njëjtës dozë të ilaçeve të tensionit dhe aritmi se mund të shkaktojë ulje të shprehura të tensionit dhe rrahjeve të zemrës ose përdorimi me të njëjtën dozë të shkarkuesve mund të shkaktojë probleme të veshkave.Personat që në këto temperatura të larta paraqesin dhimbje kraharori duhet patjetër të shkojnë menjëherë në urgjencë.
Ekzaminimi i parë që kryhet është elektrokardiograma( EKG). Është një ekzaminim mbi 100- vjeçar, por mjaft i rëndësishëm ende, për të vërtetuar apo përjashtuar një problem kardiak. Gjithsesi, duhet theksuar se një EKG normale nuk përjashton me siguri një problem koronar, prandaj sot kryhen ekzaminime të tjera laboratorike siç janë enzimat kardiake (troponine e kreatine kinaza-MB) të cilat janë mjaft specifike, si dhe ajo që vulos diagnozën përfundimtare është koronarografia.
Kategoritë më të rrezikuara nga i nxehti:
- Të moshuarit
- Fëmijët
- Personat që vuajnë nga diabeti
- Obezët
- Gratë Shtatzëna
- Individët të cilët punojnë me orë të gjata në ambiente të hapura.
- Përdoruesit e alkoolit
- Ata që nuk konsumojnë lëngje mjaftueshëm
- Të sëmurët kardiakë (sidomos pacientët me sëmundje koronare dhe me insuficiencë kardiake)
Masat Parandaluese
- Të shmangen daljet nga shtëpia në orët më të nxehta të ditës 11:00-17:00
- Konsumoni sa më shumë ujë
- Vishni tesha të lehta pambuku me ngjyrë të çelët.
- Mbani kapele me ngjyrë të çelet dhe syze dielli
- Të shmangni përdorimin e alkoolit, kafeinës si dhe sheqernat
- Sasia e tepërt e çajit dhe e kafeinës çon në efekte diuretike
- Njerëzit që janë të ekspozuar në temperatura të larta për kohë të gjatë për shkak të profesionit duhet të konsumojnë 2 gota ujë në orë
- Qëndroni në ambiente të freskëta
- Konsumoni ushqime të lehta
- Përdorni krem mbrojtës me SPF
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekun kardiolog Edjon Hajro kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!