Rinoplastika ose rimodelimi i hundës
Rinoplastika ose rimodelimi i hundës
Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale të hundës në raport me fytyrën dhe besimin në vetvete.
Kirurgjia e hundës po ashtu përmirëson frymëmarrjen që mund të shkaktohet nga keqformimi i strukturës së hundës.
Forma e hundës zakonisht është rezultat i karakterit trashëgues, por mund të jetë edhe pasojë e ndonjë dëmtimi.
Me rinoplastikë mundohemi të ripozicionojmë fragmentet e hundës duke krijuar një hundë simetrike, ndërsa kurrizin e theksuar të hundës që është deformiteti më i shpeshtë e heqim në tërësi.
Qëllimi i rinoplastikës është realizimi i një hunde me dukje natyrale dhe në harmoni me tërësinë e fytyrës.
Rinoplastika mund të ndryshojë:
– Madhësinë e hundës në lidhje me struktuart e fytyrës
– Gjerësinë e hundës deri tek vija e hundës me fytyrë
– Profilin e hundës që mund të jetë i ngritur- gungë apo i zbritur i shkaktuar nga depresioni
– Maja e hundës që mund të jetë e madhe ose bulboze ,e rame ose e përmbystë
– Flegrat e hundës që mund të jenë të mëdha, të vogla në raport me gjatësin e hundës ose jo simetrike
– Maja e hundës që mund të jetë e ngritur,e rame ose e devijuar
– Vrimat e hundës që mund të jenë të vogla, të mëdha ose jo simetrike
– Septumi i cili mund të jetë i drejtë në mes të hundës ose i devijuar
– Konhat nazale të cilat mund të jenë normale, të rritura ose të zvogëluara.
Kirurgjia Plastike e Spitalit Amerikan, jo vetëm u ka dhënë përgjigje kërkesave të atyre që kërkojnë një pamje më të sofistikuar, por ka thyer përfundimisht tabunë që kirurgjia plastike bëhet jashtë vendit.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë telefononi në numrin 042 357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!