Artriti Psoriatik – Dr. Ilektra Xhafa, Reumatologe, Spitali Amerikan
Dr. Ilektra Xhafa, mjeke reumatologe pranë Spitalit Amerikan 3, na shpjegon për Artritin Psoriatik.
Artriti Psoriatik është një sëmundje me natyrë reumatizmale, autoimune, muskoloskeletike e lidhur me Psoriasis, një sëmundje e lëkurës sërish me natyrë autoimune, që kryesisht prek kyçet dhe lëkurën. Meshkujt dhe femrat preken njësoj nga kjo sëmundje.
Dr. Ilektra Xhafa, sqaron se pacientët me Artrit Psoriatik mund të zhvillojnë dhimbje, enjtje, skuqje, ngurtësim mëngjesor, pamundësi për të lëvizur duart, gjunjët dhe brrylat duke çuar në invalidizim dhe në ulje të cilësisë së jetës. Në shumicën e rasteve prekja e kyçeve dhe prekja e lëkurës ndodh njëkohësisht.
Mjekja reumatologe, thekson rëndësinë e diagnostikimit në kohë të sëmundjes në mënyrë të tillë që edhe terapia shoqëruese të jetë sa më e hershme, për të shmangur komplikacione të tjera të cilat mund të kërkojnë edhe ndërhyrje operative më vonë.
Dr. Ilektra, ka treguar ecurinë e një pacienteje me këtë sëmundje, e cila është trajtuar pranë Spialit Amerikan 3 dhe brenda 5 javësh ka patur një përmirësim të dukshëm në sipërfaqe të lëkurës dhe në lehtësim në funksionalitet.
Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjeken reumatologe Dr. Ilektra Xhafa, telefononi në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!