Dr. Albana Shahini – Mamografia në Spitalin Amerikan
Dr. Albana Shahini, mjeke radiologe pranë Spitalit Amerikan 1 flet për ekzaminimin e mamografisë.
Mamografia është ekzaminimi më i përdorur në botë për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë.
Mamografia mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth dy vjet para shfaqjes së shenjave, kur ka akoma shanse për tu trajtuar me sukses. Gati gjysma e kancereve të gjirit që arrijnë të kapen nga mamografia janë akoma të vegjël dhe mund të hiqen lehtë, pa hequr gjithë gjirin dhe pa lënë shenjë.
Ky ekzaminim këshillohet për gratë mbi moshën 40 vjeçare, pasi kanë mbyllur ciklin e riprodhimit dhe dëndësia e gjirit të tyre nuk është shumë e lartë. Në mënyrë që ekzaminimi të jetë sa më pak i dhimbshëm, këshillohet të kryhet mbas ciklit mestrual.
Ekzaminimi ekografik i gjirit, është një ekzaminim pa dhimbje, këshillohet për moshat nga 20 në 40 vjeç, mund të përsëritet në çdo moment të jetës dhe është një ekzaminim pa rrezatim.
Megjithatë, pavarësisht nga mosha, nëse vëreni ndonjë shqetësim në gji, duhet të paraqiteni menjëherë tek mjeku.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!