Rast bamirësie nën kujdesin e Dr. Klodian Allajbeu – Dëshira e Ronaldos
Historia e Ronaldos të vogël na përloti të gjithëve, kur për ditëlindje si dhuratë kërkonte një operacion.
Dëshirë e rrallë për një fëmijë 6 vjeçar, i cili mbas 14 ndërhyrjesh të pasuksesshme jashtë vendit, kërkonte zgjidhje përfundimtare për problemin e tij.
Këtë zgjidhje mund t’ia ofronte vetëm Dr. Kamil Kose në Spitalin Amerikan 2.
Ronaldo, djaloshi 6 vjeçar, ka lindur me një deformim në pjesën e poshtme të këmbës, duke e kthyer këtë gjymtyrë në jo funksionale për të ecur dhe për të patur një jetë si bashkëmoshatarët e tij.
Shumë ndërhyrje të kryera njëra pas tjetrës jashtë vendit dhe përsëri Ronaldo dhe e ëma e tij Rudina, nuk i kishin humbur shpresat se Ronaldo do mund të ecte një ditë me këmbët e tij, me ndihmën e një proteze.
Në kërkime e sipër për mjekun e duhur për këtë ndërhyrje, dëgjojnë për Dr. Kamil Kose, mjeku me eksperiencë 15 vjeçare në fushën e ortopedisë, i specializuar dhe me eksperiencën e duhur për këtë ndërhyrje kaq të vështirë dhe delikate.
Dr. Kamil Kose dhe Spitali Amerikan morrën përsipër ndërhyjen e Ronaldos, duke kuptuar edhe vështirësitë financiare të familjes dhe pamundësinë e tyre për të paguar një operacion kaq kompleks.
Dr. Kamil Kose do të kryejë një ndërhyrje, duke amputuar një pjesë të gjymtyrës së pazhvilluar, nga niveli i nyjes së gjurit, në mënyrë që ai të jetë në gjendje të mbajë një protezë dhe të ecë në mënyrë të pavarur dhe mos të ketë më dhimbje.
Ndërhyrja u krye me sukses dhe Ronaldo i vogël është në fazë rekuperimi.
Spitali Amerikan uron që telashet shëndetësore të Ronaldos të kenë marrë fund dhe ai të hedhë hapat e para drejt shkollës dhe jetës me këmbët e tij.
Ronaldo nuk është vetëm pacienti ynë por edhe shoku ynë i vogël.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!