Hiperferritinemia nga Dr. Shkc. Sotiraq Lako
Në një kohë kur të gjithë kryejnë analiza dhe kërkojnë të dijnë më shumë për rezultatet tyre, Dr. Shkc. Sotiraq Lako, mjek hematolog në Spitalin Amerikan flet për mungesën e hekurit në gjak dhe analizën e ferritinës.
Mungesa e hekurit (absolute) e identifikuar me Hipoferritinemia, është deficiti më i madh mjekësor dhe problemi mjekësor me i keqmësuar, keqvlerësuar dhe i keqtrajtuar (të gjithë përpiqen, por me dështim pothuaj 100%).
E kundërt, Hiperferritinemia, rritjen e nivelit të ferritinës në gjak. Është e shpeshtë (jo sa deficiti i hekurit), por që është po aq e keqmësuar dhe keqtrajtuar. Për të vlerësuar, e vlerësojnë, kanë frikë të gjithë.
Problematika
Problemi fillon që te termi: ferritina është proteinë brendaqelizore (kryesisht
te hepatocitet, qelizat e mëlçisë), që siguron depozitimin e hekurit në një
formë jo toksike. Ne analizat e gjakut shkruhet “ferritina”, në fakt duhet
shkruar “ferritinemia”; siç e bëjnë dhe me termin glicemia (ne matim glukozën
në gjak = glicemia, nuk matim glukozën e depozituar (glikogjenin,
glikolipidet).
Treguesit
Ferritinemia është ferritina (sasi shumë e vogël në krahasim me atë që është depo, përfaqëson afërsisht 1/10 e depove të hekurit përkatësisht 600 mg hekur tek femrat dhe 1,200 mg tek meshkujt) që qarkullon në gjak dhe që ne e matim në laborator.
Ne nuk matim ferritinën në mëlçi etj., por ferritineminë (ferritinën qarkulluese). Vlera minimale normale për femrat 20 ng/ml, tek meshkujt 40 ng/ml (dy herë më shumë) dhe vlera optimale për femrat rreth 60 ng/ml dhe tek meshkujt rreth 120 ng/ml. Ferritinemia e ulur (< 20 ng/ml tek femrat dhe < 40 ng/ml tek meshkujt) = mungesë absolute e hekurit. Por ferritinemia (jo ferritina) e rritur nuk është vetëm tregues i mbingarkesës absolute të hekurit, ajo është dhe tregues i inflamacionit. Pra jo çdo hiperferritinemia është baras me mbingarkesë me hekur, pra me rrezikun e dëmtimit të organeve nga depozitimi i hekurit (mëlçi, zemër, pankreas, lëkurë). Pacientë të frikësuar nga rritja e ferritinemisë dhe mjekë që u thonë shpejt të bëjnë heqje të gjakut! (dhe kur ka depozitim të vërtetë të hekurit dëmtimet janë graduale). Ferritinemia 417 ng/ml, rekomandohet salaso! Ferritinemia konsiderohet e rritur kur është > 500 ng/ml.
Deri në 1,000 ng/ml, konsiderohet rritje e lehtë e saj. Asnjë ankesë nuk presim nga pacienti. Sapo vlerësohet hiperferritinemia, duhet bërë Saturimi i Transferrinës = raporti Sideremia /TIBC x 100. Nëse ky raport është 50 % ose më shumë tek meshkujt dhe 45 % ose me shumë tek femrat, konsiderohet Hiperferrritinemia me mbingarkesë me hekur (Iron Overload) dhe vetëm në këtë rast dhe kur ferritinemia është > 1,000 ng/ml fillon dhe depozitimi në organe (mëlçi, zëmër, pankreas, lëkurë) dhe dëmtimi gradual i tyre. Vetëm në këto raste përdoren kelantet e hekurit, heqja e gjakut dhe që bëhen në qendra të caktuara nga mjekë të kualifikuar. Këtu mund të ketë vend dieta e varfër me hekur (ushqimi më i pasur me hekur mishi i kuq; praktikisht e pamundur të mos marrësh hekur, të paktën të pengosh thithjen e hekurit – qumësht, kosi, çaji).
Hemokromatoza Hereditare dhe Talasemia Major janë dy sëmundje me thithje të shtuar të hekurit, por tek Talasemia Major nuk mund të bësh salaso, ka anemi, funksionojnë vetëm kelatorët e hekurit dhe nëse arrihet, të pakësohet thithja e hekurit. Nëse ky raport është 20-50 % tek meshkujt dhe 15-45 % tek femrat, konsiderohet me Hiperferritinemia pa mbingarkesë me hekur. Sado të jetë vlera e ferritinemisë (jo e ferritinës), nuk ka asnjë mundësi të depozitohet në organe. Është me origjinë inflamatore nuk është patologji hematologjike. Vlerësohet dhjamosja e mëlçisë joalkoolike, sigurisht alkoolike dhe vetë përdorimi i alkoolit, rritja e kolesterolit, triglicerideve, obeziteti, sëmundjet reumatizmale, tumorale etj. Mjekohet shkaktari (dislipidemia, sëmundja reumatizmale, obeziteti, hiqet alkooli etj.), por jo hiperferritinemia. Nuk ka asnjë kuptim të mbahet dietë e varfër me hekur. Nëse ky raport është < 20 % tek meshkujt dhe < 15 % tek femrat = Mungesë Absolute e Hekurit, pacienti duhet të marri mjekim me hekur, pavarësisht vlerës së ferritinemisë. Kujdes inflamacioni rrit ferritineminë, por ul sidereminë. Dhe një informacion të fundit, një nga budallalliqet e zakonshme që dëgjojmë; kur merret hekur nga goja, nuk thithet më shumë hekur sa duhet dhe nuk dëmtohet asnjëherë mëlçia. Përjashtim bëjnë vetëm dy sëmundje: Hemokromatoza Hereditare dhe Talasemia Major.
Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Shkc. Sotiraq Lako kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!