Accreditation Certificate

Rrjeti Laboratorik i Spitalit Amerikan akreditohet me ISO 15189, një ndër certifikatat ISO më të rëndësishme mjekësore.
Deri tani, Laboratori i SA rezulton i vetmi i akredituar me Certifikatë ISO mjekësore 15189 në Shqipëri dhe Kosovë.
Akreditimi është kryer nga një ndër bordet më të njohura europiane ESYD.
Ky akreditim u arrit pas një pune të përbashkët më shumë se dyvjeçare të kryesuar nga stafi laboratorik me një mbështetje të përhershme të stafit të departamentit të teknikës, menaxhimit të cilësisë dhe zyrës qendrore.
Që në fillimet e këtij procesi dhe në vazhdim gjithë testet laboratorike i nënshtrohen një kontrolli të jashtëm të përmuajshëm nga kompania Randox –Angli, kontroll i cili deri tani ka rezultuar i suksesshëm.
accreditation-certificate