Spermiograma
Nga Dr. Elton Peci
Fertiliteti (pjelloria) e një mashkulli varet nga sasia dhe cilësia e spermatozoideve në spermën e tij. Nqs sperma do të ketë problem me numrin, shpejtësinë dhe morfologjinë e spermatozoideve, atëherë mashkulli do të ketë vështirësi në arritjen e shatzanisë. Inferiliteti mashkullor diagnostikohet në momentin kur një çift klasifikohet si infertile dhe drejtohet tek mjeku specialist për kryerjen e analizave përkatëse.
Spermiograma është analiza kryesore që i rekomandohet një mashkulli infertil. Ajo analizon spermën e pacientit duke e krahasuar atë me vlerat normale të pranuara botërisht. Është spermiograma ajo që diagnostikon në shumicën e rasteve nëse një mashkull ka një problem me fertilitetin e tij apo jo. Spermiograma është një analizë shumë e thjeshtë, jo e shtrenjtë dhe e domosdoshme në vlerësimin e potencialit fertil të një mashkulli.
Pse është e rëndësishme analiza e spermës që në fillim?
Një çift me moshë <35 vjeç, pa problem fertiliteti ka 20 – 25% shanse në muaj për të arritur një shtatzani në mënyrë natyrale. Në 12 muaj kontakte seksuale të pambrojtura, rreth 90% e këtyre çifteve do të arrijnë të kenë një shtatzani pa patur nevojën për mjekim.Faktori mashkullor, i vetëm, është përgjegjës për 25 – 40% të rasteve me inferilitet, ndërkohë që në 30% të rasteve kemi shoqërim të një faktori mashkullor me një faktor femëror si shkaqe të inferilitetit. Për këtë arsye, duke kryer analizën e spermës që në momentet e para kur shtazania po vonon, është e mundur të diagnostikohen dhe trajtohen në kohë problemet e fertilitetit të lidhura me mashkullin.
Sa shpejt del rezultati?
Rezultati i analizës merret brenda 1 – 2 orëve.
Kur kryhet? Si kryhet?
Pas mastrubimit, mostrën tuaj ju duhet ta kolektoni në një gotë sterile (të cilën ju a jep klinika). Spermiograma mund të kryhet në një ambient special të klinikës. Klinikat moderne kanë një ambient special për spermiogramën. Klinikat që nuk kanë hapësirën e duhur i drejtojnë pacientët të japin analizën në tualet, gjë që nuk është aspak profesionale, etike dhe për më tepër aspak sterile. Ajo mund të jepet edhe në shtëpi, me kusht që ju ta sillni gotën sterile brenda 30 minutave në klinikë.
Sa ditë abstinencë duhet?
Zakonisht për spermiogramën rekomandohet abstinencë seksuale 2 – 5 ditë. Intervale më të shkurtra sjellin rezultate jo të sakta.
Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Elton Peçin telefononi në numrin 042 357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!