Pëson infarkt në hyrje të Spitalit Amerikan 3, falë ndërhyrjes në kohë të ekipit shpëton zonja nga Ulqini.
Zonja Merima, një paciente 61 vjeçare nga Ulqini kishte disa simptoma si dhimbje gjoksi dhe vështirësi në frymëmarrje dhe i rekomandohet të kryejë një koronarografi.Vendos që këtë egzamimin ta kryejë në Tiranë, në Spitalin Amerikan 3, pasi kishte dëgjuar dhe referuar fjalë shumë të mira për ekipin e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë në këtë spital.
Me të mbërritur në Tiranë, në hyrje të spitalit, zonja Merima nuk ndjehet mirë dhe pëson një parainfarkt dhe përkeqësim të gjendjes së përgjithshme.
Me urgjencë e marrin në sallën e koronarografisë ku Dr. Edjon Hajro, kardiolog ne Spitalin Amerikan 3 vërën një ngushtim serioz të artesies koronare në trungun komun të zemrës, një ngushtim rreth 90%, ku nëse infarkti do të përjetohej në shtëpi, nuk do të ishte i përputhshëm me jetën.
Menjëherë më pas, mbas këtij zbulimi, departamenti i kardiokirurgjisë hyn në sallë me urgjencë në mënyrë që pacientja të marrë trajtimin e duhur sa më parë, duke qenë se situata ishte në rrezik të lartë për jetën e pacientes.
Dr. Artan Jahollari, mjek kardiokirurg në Spitalin Amerikan 3 kreu një bypass të dyfishtë, në të dy enët koronare të anës së majtë. Një ndërhyrje e kryer me teknikën off pump (pa e ndalur zemrën), një ndërhyrje që zgjati rreth 2 orë dhe mbas ndërhyrjes nuk pati asnjë komplikacion.
Mbas qëndrimit në spital, pacientja jonë largohet nga Tirana dhe sot mbas 1 muaji e gjysëm nga ndërhyrja ajo gëzon shëndet të plotë dhe i është rikthyer jetës së përditshme.
Departamenti i Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë në Spitalin Amerikan 3 ofron shërbim 24 orë për urgjencat kardiake, me koronarografi dhe ndërhyrje bypass.
Gjithmonë e më shumë pacientë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova zgjedhin Spitalin Amerikan 3 dhe departamentin e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë falë mjekëve profesioniste, pajisjeve të teknologjisë së fundit dhe kushteve optimale që ky spital ofron.
Ju ftojmë të ndiqni videon e plotë me rastin e zonjës Merima, të cilës i urojmë shëndet!
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan