Neurokirurgjia në Spitalin Amerikan 3 – struktura neurokirurgjikale më gjithëpërfshirëse në rajon
Një nga strukturat neurokirurgjikale më të mëdha dhe më gjithëpërfshirëse në rajon.
Spitali Amerikan ofron kujdesin më të mirë neurokirurgjik, duke përfshirë procedurat më të komplikuara, që ndihmojnë të rriturit dhe fëmijët me kushte komplekse dhe serioze.
Neurokirurgët tanë, në drejtimin e Mentor Petrela, MD, PhD, Chev LH, PU-PH Fr, WANS, IFAANS, kryejnë më shumë se 500 procedura intervenimi çdo vit. Në spitalin tonë përdoren qasje inovative, si kirurgjia e trurit zgjuar, kirurgjia e trurit me neuronavigim, kirurgjia e epilepsise, kirurgji endoskopike, radiokirurgjia dhe shumë të tjera.
Kujdesi i duhur, në kohën e duhur.
Teknologjia më e fundit MRI për kujdesin e trurit
Trajtimi i suksesshëm fillon me një diagnozë të saktë. Ekipi ynë i urgjencës merr kohën e duhur për të kryer një diagnostikim të saktë. Pacienti i nënshtrohet disa testeve në mënyrë që mjekët tanë të mund të identifikojnë saktësisht se çfarë po e shkakton sëmundshmërinë tuaj. Neurologët dhe neurokirurgët tanë punojnë me radiologë që përdorin teknologji inovative dhe të avancuara të imazhit, duke përfshirë MRI, elastografinë me rezonancë magnetike, DSA, skanimet PET dhe diagnostikimin molekular.
Trajtim neurokirurgjik i avancuar
Spitali Amerikan është lider në rajon në fushën e neurokirurgjisë me pajisje moderne, duke përfshirë një sallë BiPlan, endoskop, mikroskop, kirurgji të drejtuar nga imazhi, dhe salla moderne me reanimacion të kompletuar. Spitali ynë është një nga qendrat e pakta mjekësore në vend që ofron kirurgji të zgjuar të trurit. Kjo qasje mund t’u japë njerëzve me një tumor kompleks një mënyrë të sigurt për ta hequr atë duke minimizuar rrezikun ndaj të folurit dhe funksioneve të tjera jetësore.
Qendra e vetme mjekesore ku ofrohet trajtimi endovascular per trombozat intracerebrale, aneurizmat, malformacionet arterio-venoze, fistulat arterio-venoze dhe nje sere patollogjive te tjera vazale.
Neurokirurgët dhe neurologët tanë vazhdimisht marrin njohuri të reja për të përmirësuar diagnozën, terapitë dhe rezultatet për njerëzit me çrregullime të trurit, shtyllës kurrizore dhe sistemit nervor.
Kujdes bashkëpunues, ekip multidisiplinar
Neurokirurgët në Spitalin Amerikan janë pjesë e një ekipi multidisiplinar. Ata punojnë me ekspertë në shumë specialitete për t’ju ofruar kujdes të plotë. Këto ekipe përfshijnë mjekë të trajnuar për gjendjet e trurit dhe sistemit nervor; tumoret e trurit dhe sistemit nervor; imazhe të trurit dhe sistemit nervor; gjendjet muskuloskeletore; sëmundjet e veshit, hundës dhe fytit; gjendjet e gjëndrave endokrine; mjekësi fizike dhe rehabilitim; medikamente kundër dhimbjeve dhe neuroonkologji.
Neurokirurgët pediatër ofrojnë kujdes neurokirurgjik me cilësi të lartë për fëmijët. Ata bashkëpunojnë me specialistë të tjerë për të ofruar kujdes gjithëpërfshirës dhe të koordinuar për fëmijët dhe adoleshentët me kushte serioze dhe komplekse, duke përfshirë epilepsinë, paralizën cerebrale, spina bifida dhe defektet e fetusit.
Spitali Amerikan ofron shumë procedura neurologjike dhe neurokirurgjikale, më kryesoret janë të listurara më poshtë. Jo të gjitha shërbimet janë të listurara, kështu që ju këshillojmë të telefononi dhe të lini një takim me mjekët tanë për patologjinë tuaj.
- Kirurgjia e gliomave
- Kirurgjia e meningiomave
- Kirurgjia e neuromes akustike
- Kirurgjia e keqformimit arteriovenoz
- Kirurgjia e trurit të zgjuar
- Kirurgjia e aneurizmës së trurit
- Radiokirurgjia stereotaktike e trurit
- Kirurgjia e tumoreve te ndryshem të trurit
- Angioplastika karotide dhe stentimi
- Endarterektomia e karotides
- Kirurgjia e keqformimit Chiari
- Biopsia mininvazive e masave te trurit me neuronavigacion
- Bypass EC-IC (Kirurgjia e bypass ekstrakraniale-intrakraniale)
- Procedurat endoskopike
- Trajtimi endovascular per te gjithe gamen e patollogjive vazale
- Kirurgjia e epilepsisë
- Kirurgjia e spazmës hemifaciale
- Kirurgjia e hydrocefalise
- Trajnim lokomotor për dëmtimin e shtyllës kurrizore
- Trajtimi endovaskular minimal invaziv
- Neurokirurgji minimalisht invazive
- Kirurgjia pediatrike e shtyllës kurrizore
- Neurokirurgji pediatrike
- Kirurgjia e tumorit të nervit periferik
- Kirurgjia e tumorit të hipofizës ne rruge miniinvazive endoskopike
- Kirurgjia e skoliozës
- Menaxhimi i seksualitetit dhe fertilitetit pas dëmtimit të shtyllës kurrizore
- Procedurat endoskopike transkraniale
- Procedurat endoskopike transnazale
- Kirurgjia e neuralgjisë trigeminale
- Mikrokirurgjia e hernies diskale
- Kirurgjia e stenozes spinale
- Vertebroplastika
- Stabilizimet e kolones
Neurologët, neurokirurgët dhe radiologet neurointervencionues te Spitalit Amerikan kanë përvojë në trajtimin e të gjitha llojeve të gjendjeve të trurit, shtyllës kurrizore dhe sistemit nervor. Ata punojnë me një ekip mjekësh të trajnuar në shumë fusha për të përcaktuar trajtimin më të përshtatshëm për ju.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan