Onkologji
Departamenti i onkologjisë kujdeset për diagnostikimin dhe përpilimin e planit të trajtimit të pacientëve që vuajnë nga sëmundja e kancerit. Departamenti i onkologjisë në Spitalin Amerikan ka në bazë të punës së tij bashkëpunimin, punën në ekip që është edhe çelësi i suksesit në luftën kundër kësaj sëmundjeje. Një ekip multidisiplinar i përbërë nga mjekët onkologë, patologë, radiologë, kirurgë dhe mjekë të specialiteteve të tjera sipas nevojës, punojnë së bashku për të përcaktuar trajtimin e duhur për çdo pacient.
Diagnostikimi i kancerit
Diagnostikimi, hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm në trajtimin e kësaj sëmundjeje bëhet duke përdorur metodat më të fundit, sa më pak invasive për pacientin, duke përfshirë “stereotactic core biopsy” dhe procedurat kirurgjikale laparoskopike, si dhe analizat gjenetike që ndihmojnë për të parë tendecën që ka pacienti për trashëgimin e kancerit si dhe vendosjen e terapive të personalizuara për çdo pacient.
Kimioterapia
Kimioterapia është thjesht administrimi i disa medikamenteve për të luftuar kancerin. Shumica e pacientëve pasi marrin kimioterapinë largohen nga spitali (terapi ditore), por ka edhe skema kimioterapie që e kanë të domosdoshme qëndrimin në spital. Në disa raste mund të vendoset edhe një port-cut që është një facilitet i konsiderueshëm në marrjen e disa skemave të kimioterapisë. Trajtimet më të fundit me terapi të kombinuar me radioterapi e shoqëruar me kimioterapi.
Në Spitalin Amerikan trajtohen:
- Kanceri i Traktit Gastrointestinal
- Kanceri i Gjirit
- Kanceri i Mushkërive
- Kanceri i Sistemit Genitourinar
- Kanceri Gjinekologjik
- Limfoma
- Sarkoma
- Melanoma