Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt

Agjërimi dhe diabeti

By Spitali Amerikan - In Të Reja - 08/05/2020

Nga Dr. Etleva Gjoshe, mjeke endokrinologe pranë Spitalit Amerikan 1.

Agjërimi është një praktikë e shpeshtë e besimtarëve, pavarësisht llojit të besimit që kanë.

Besime të ndryshme kanë praktika të ndryshme agjërimi, por në përgjithësi ka si parim ndryshim të rëndësishëm të praktikave të përditshme (një ushqyerje-periudhë e gjatë esëll, ndërsa aktiviteti fizik dhe ritmi gjumë-zgjuar është i modifikuar).

Numri i personave të diagnostikuar me diabet është gjithnjë në rritje të ndjeshme duke sjellë rrjedhimisht dhe shtimin e personave me diabet që agjërojnë.

Diagnoza e diabetit jo detyrimisht është një pengesë për agjërimin, por ështe një problem shëndetësor që meriton vëmendje dhe përkujdesje të veçantë gjatë kësaj periudhe.

Agjërimi mund të shoqërohet me ndërlikime të rëndësishme si: hipoglicemia (rënia e nivelit të sheqerit); hiperglicemia (rritja e nivelit të sheqerit), acido-ketoza diabetike, dehidrimi.

Në fokus të veçantë janë pacientët me diabet të tip 1, apo tip 2 por të trajtuar me insulinë të aplikuar disa herë në ditë dhe pacientët e moshuar.

Për të parandaluar apo ulur shfaqjen e ndërlikimeve duhen marrë disa masa:

  • Vlerësim i situatës shëndetësore para agjërimit dhe përllogaritja e rrezikut për ndërlikime

Pacientët mund të jenë me rrezik të ulët apo të lartë për ndërlikime dhe kjo varet nga më shumë faktorë:

  • tipi i diabetit; lloji i mjekimit; faktorë të tjerë personal që mund të favorizojnë hipoglicemitë, sëmundje të tjera shoqëruese, gjendja sociale e pacientit (kushtet familjare apo të punës)
  • historiku si ka toleruar më parë agjërimin
  • Edukimi i pacientit

Edukimi, informimi apo sqarimi i pacientit është baza në parandalimin e ndërlikimeve.

Ushqimi duhet të ruajë të njëjtat karakteristika dhe rekomandime (për kaloritë ditore, sasinë e karbohidrateve, proteinave, yndyrnave, fibrave, evitimi i ëmbëlsirave).

Hidratimi është element i rëndësishëm i cili nuk duhet neglizhuar në intervalin e lejuar. Duhen shmangur lëngjet e ëmbëlsuara. 

Aktiviteti fizik nuk duhet neglizhuar, por gjatë intervalit esëll rekomandohet të jetë me intensitet të ulët apo të mesëm.

  • Matja  personale e shpeshtë e glicemive

Monitorimi i glicemive është ndihmë sepse ankesat apo shqetësimet e pacientit mund të jenë të pamjaftueshme për të kuptuar luhatjet e glicemisë (ka pacientë, sidomos moshat e thyera, që nuk i kuptojnë si shenja të një problemi).

Ka vlera të glicemisë kur rekomandohet të ndërpritet agjërimi

  • Vlerat më të ulta se 70mg/dl (mund të shoqërohen me dridhje, djersitje, palpitacione)
  • Vlerat > 300mg/dl (mund të shoqërohen me etje, uri, konfuzion, dhimbje barku, të përziera).
  • Modifikim dhe përshtatje e skemës së mjekimit

Përshtatja e skemës së mjekimit është e rëndësishme si dhe informimi i pacientit për efektet dhe mënyrën si vepron mjekimi që ka.

Grupe të ndryshme mjekimi mund të kenë nevojë për modifikim të dozës apo skemës.

Me shpesh të përdorurat jenë sulfonilurete dhe metforminë.

Sulfonilurete (glibenklamid, glimepiride, gliklazid) është një grup që meriton vëmendje të veçantë pasi favorizon hipoglicemitë.

Gjatë agjërimit do ishte e rekomanduar që nga kjo klasë të mos përdorej glibenklamid ndërsa glimepiride dhe gliclazid janë të preferuara, por duke modifikuar dozat.

Metforminë: Rreziku për hipoglicemi me këtë mjekim është i ulët ndaj në përgjithësi nuk ka nevojë për ndryshim të dozave.

Ka dhe klasa të tjera të mjekimit oral të diabetit, por dhe këto nuk paraqesin një rrezik të shtuar për hipoglicemi (mund të rekomandohet thjesht ndryshimi i vaktit të marrjes në funksion të praktikës së agjërimit).

Përkujdesje e veçantë duhet me pacientët të trajtuar me insulinë, sidomos ata që aplikojnë insulinën me shumë se një herë/ditë. Ky është grupi i pacientëve ku majtja e shpeshtë e glicemive është pothuajse e detyruar për të modifikuar sipas rastit dozat e insulinës.

Për këta pacientë është më e vështirë dhe e këshillueshme të mos agjerojnë, por nëse dëshirojnë gjithsesi, duhet të kenë njohuri të qarta për llojin e insulinës që përdorin dhe mënyrën si ajo vepron, si dhe të sqarohen për efektet anësore.

Insulina me veprim të gjatë (NPH/Detemir/glargine/deglutec)

Dozat e insulinës me veprim të gjatë (NPH/Detemir/glargine/deglutec), që në përgjithësi aplikohet në darkë, duhet të ulen me 10-30% sipas rastit.

Në rast se skema e zakonshme e pacientit është me aplikim 2 herë në ditë, atëherë dhe doza e mëngjesit mund ë ulet deri në 50%.

Insulinë me veprim të shkurtër

Kjo insulinë, nëse ka qenë në skemën e pacientit, është e rekomanduar në lidhje me vaktin e ushqimit,  pasi aplikohet para ushqimit, për këtë arsye doza e darkës shpesh nuk ndryshon, por doza e mëngjesit ulet me 25-50%.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com


Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

  • Agjerim
  • diabet
  • endokrinolog
  • Klodian Allajbeu
← Qendra e Stroke në Spitalin Amerikan. Çdo minutë vlen jetë!
Prof. Asc. Rudin Domi – Qendra e Stroke në Spitalin Amerikan 3 →

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë