Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
Arresti kardiak, çfarë bëhet në raste urgjente kur dikujt i ndalon zemra!

Arresti kardiak, çfarë bëhet në raste urgjente kur dikujt i ndalon zemra!

By Spitali Amerikan - In Të Reja - 17/10/2018

 

 

 

 

Nga Dr. Edjon Hajro

Arresti kardiak është një humbje e menjëhershme e papritur e funksionit të zemrës dhe bashkë me të dhe e frymëmarrjes dhe vetëdijes. Në përgjithësi ndodh për shkak të një problemi elektrik të zemrës gjë që çon në ndërprerjen e pompimit të gjakut duke e ndaluar atë të shkojë në pjesën tjetër të trupit. Arresti kardiak ndryshon nga ataku kardiak. Ataku kardiak ndodh kur kemi ndërprerje të furnizimit me gjak të një pjese të muskujve të zemrës, kjo mund të shkaktojë dhe problemet elektrike të zemrës që çon në arrest kardiak.

Arresti kardiak është një emergjencë mjekësore. Nëse nuk trajtohet menjëherë shkakton vdekje të menjëhershme. Me një ndërhyrje të shpejtë dhe të duhur mjekësore mbijetesa është e mundur. Administrimi i resusitacionit kardiopulmonar CCPR, trajtimi me defribilator ose dhe vetëm masazhi në gjoks rrit shanset e mbijetesës.

Simptomat

Simptomat e arrestit kardiak janë të menjëhershme dhe drastike si dhe përfshijnë:

  • Humbje të menjëhershme të vetëdijes
  • Mungesë të pulsit
  • Mungesa e frymëmarrjes

Arresti kardiak shpesh ndodh pa simptoma paraprake, por në një pjesë të rasteve janë disa simptoma që paraprijnë. Ato janë: lodhje të fikët, marrje mendsh, paqartësi, marrje fryme, dhembje kraharori, rraje të shpejta.

Kur duhet të konsultohemi me mjekun

Nëse një person ka episode të shpeshta të dhembjes së kraharorit, rrahje zemre të shpejta ose të çrregullta, marrje fryme, të fikët ose ndjesi të kësaj gjendjeje, marrje mendsh ose paqartësi, atëherë duhet të konsultoheni sa më shpejt me mjekun tuaj.

Kur zemra ndalon së punuari mungesa e gjakut të oksigjenuar (të pastër) mund të shkaktojë dëmtim të trurit vetëm në disa minuta. Vdekja ose dëmtimi permanent i trurit ndodhin brenda 4-6 minutash. Koha është vendimtare kur një person humbet vetëdijen dhe nuk merr frymë, në këtë moment duhet ndërhyrë patjetër.

Si duhet të veprojmë

  1. Telefononi menjëherë urgjencën nëse shikoni dikë që ka humbur vetëdijen dhe nuk i përgjigjet asnjë stimuli.
  2. Bëni masazh kardiopulmonar (CPR). Kontrolloni me shpejtësi nëse personi jokoshient merr frymë. Nëse vëreni se ai nuk merr frymë filloni CPR. Shtypni në të dyja duart shpejt dhe fort në kraharorin e personit në një frekuence 100-120 shtypje numerike vazhdoni të kryeni masazhin kardiak derisa të paraqitet personeli mjekësor.
  3. Përdorni defribilatorin portabël. Ekzistenca e defribilatorit portabël është shumë e rëndësishme. Defribilimi ose dhënia e goditjes elektrike është gjëja më e rëndësishme që duhet t’i bëhet një personi me arrest kardiak. Nëse kjo goditje kryhet brenda 3 minutave të para të arrestit kardiak rreth 75% e personave mbijetojnë, në rastet kur goditja elektrike kryhet pas 3 minutave të arrestit kardiak mundësia e mbijetesës ulet në 30-40%

Shkaqet e arrestit kardiak

Shkaqet e menjëhershme të arrestit kardiak është në përgjithësi prishja e ritmit normal të zemrës (aritmia), shkaktuar nga probleme të sistemit elektrik të zemrës. Ndryshe nga muskujt e tjerë të trupit të njeriut të cilët kanë lidhjet nervore nga ku marrin stimulin që u duhet për funksionin e tyre, zemra ka stimuluesin e vet elektrik një grup qelizash të specializuara të quajtura nodi i sinusit. Nodi i sinusit është i vendosur në një nga dhomat e zemrës dhe prodhon elektricitet që më pas shpërndahet në të gjithë zemrën dhe koordinon punën e zemrës në një mënyrë të rregullt duke e sinkronizuar. Nëse ndodh një problem në nodin e sinusit në rrugën e shpërndarjes së elektricitetit në zemër kjo rezulton në një çrregullim të ritmit. Jo të gjitha aritmitë janë malinje, një pjesë e tyre janë serioze dhe mund të çojnë në ndalimin e funksionit të zemrës (arrest kardiak).

Shkaku më i shpeshtë i arrestit kardiak është një aritmi që quhet “Fibrilacioni Vartikular”, ku impulse elektrike të shpejta dhe të çrregullta bëjnë dhomat e zemrës vetëm të dridhen dhe jo të kryejnë funksionin e tyre të pompimit të gjakut. Ndër shkaqet e tjera janë dhe brakikarditë (ulja e rrahjeve). Në 10% të rasteve këto janë aritmi ku ritmi i zemrës është shumë i ulët .

Sëmundjet kardiake që mund të çojnë në arrest kardiak

Aritmitë që rrezikojnë jetën në përgjithësi ndodhin në personat me probleme kardiake të mëparshme si:

  1. Sëmundja e arterieve koronare
  2. Ataku kardiak ose infarkti i miokardit
  3. Zmadhimi i zemrës
  4. Patologjitë Vaskulare
  5. Sëmundjet e lindura të zemrës
  6. Problemet elektrike të zemrës

Faktorët e rrezikut

Për shkak se arresti kardiak është shumë i lidhur me sëmundjet koronare të zemrës, faktorët e rrezikut që shtojnë rrezikun për sëmundje koronare shtojnë dhe rrezikun për arrest kardiak

Ato janë:

  • Historia familjare
  • Hipertensioni
  • Kolesteroli i lartë
  • Obeziteti
  • Diabeti
  • Standardii jetesës
  • Përdorimi i alkoolit

Kurse faktorët e tjerë që e shtojnë më tepër rrezikun për arrest kardiak janë:

  • Arrest kardiak i mëparshëm
  • Mosha
  • Të qenit mashkull
  • Përdorimi i drogave
  • Historia familjare me problem kardiake

Parandalimi

Nuk ka një mënyrë të sigurt për të ditur rrezikun e arrestit kardiak por ndryshimi i stilit të jetesës, kontrolli i vazhdueshëm te mjeku ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

  • infeksionet e veshkave dhe rrugëve urinare
  • infeksionet e organeve gjenitale
  • problemet e ereksionit dhe ejakulimit
  • sterilitetin mashkullor
  • llojet e kancereve (të prostatës, veshkave, vezikës urinare, testikulit), etj

Laboratori i kateterizimit të Zemrës 24/7 në Spitalin Amerikan

Që prej vitit 2012 Spitali Amerikan ka hapur Laboratorin e kateterizimit të zemrës, 24 orë në 7 ditë të javës për trajtimin emergjent të infarktit akut të miokardit duke realizuar funksionimin e të ashtuquajturit programit 24/7.

 

 

 

  • arresti kardiak
  • ataku kardiak
  • CPR
  • Humbje e vetëdijes
  • masazh kardiopulmonar
  • Mungesa e frymëmarrjes
  • Mungesë e pulsit te zemres
  • Spitali Amerikan
  • SpitaliAmerikan
  • zemra
  • zmadhimi i zemres
← ERCP, teknika që diagnostikon dhe trajton patologjitë e rrugëve biliare dhe pankreatike
Problemet funksionale dhe estetike të fytyrës dhe nofullave tani kanë një zgjidhje në Spitalin Amerikan →

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë