Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt

Çrregullimi Obsesiv-Kompulsiv: “Tortura e mendimeve shqetësuese dhe të padëshiruara te fëmijët”

By Spitali Amerikan - Të Reja

Çrregulimi Obsesiv-Kompulsiv karakterizohet nga prania e obsesioneve dhe kompulsioneve që ndikojnë negativisht në jetën e femijës. Obsesionet konsiderohen si mendime, imazhe apo ide të cilat konsiderohen nga fëmija si të padëshiruara, që nuk mund t’i largojë dhe shkaktojnë shqetësim dhe ankth. Kompulsionet konsiderohen sjellje qe fëmija ndihet i detyruar t’i realizojë në mënyrë të përsëritur për të çliruar ankthin e krijuar nga obsesionet.

Çrregullimi Obsesiv-Kompulsiv (OCD) shpesh shihet i lidhur me adultët, por në fakt statistikat tregojnë se rreth 4% e fëmijëve dhe adoleshentëve mund të zhvillojnë OCD. Mosha mesatare e fillimit te kjo grupmoshë është 10 vjeç ndonëse mund të diagnostikohet që në moshën 5-6 vjeçare.

Obsesionet mund të jenë të fushave të ndryshme dhe ndryshojnë nga njëri fëmijë te tjetri. Obsesionet më të shpeshta te fëmijët mund të prezantohen si:

• Mendime të padëshiruara dhe shqetësuese apo imazhe të dhunshme, mendime se do ndodhi diçka e keqe apo të dëmtojë të tjerët.

• Shqetësim ekstrem se diçka e keqe do ndodhi, do bëj diçka gabim, mendime katastrofike.

• Shqetësime të lidhura me mendime për rregullin, simetrinë, renditjen.

• Shqetësime të lidhura me fatin e mirë apo të keq, apo me natyrë religjioze.

• Shqetësime rreth infektimit, sëmundjeve, pastërtisë etj.Kompulsionet janë zakonisht të lidhura me natyrën e obsesioneve, për shembull një fëmijë që ka mendime të përsëritura në lidhje me pastërtinë, bakteret do përfshihet në sjellje kompulsive përsëritëse si larja e përsëritur e duarve.

Kompulsionet më të zakonshme te fëmijët janë:

• Numërimi i sendeve/objekteve në mënyrë të përsëritur

• Përsëritja e aktiviteteve të përditshme në të njëtën mënyrë, me të njëjtën radhë (psh rituali i gjumit)

• Larje e tepërt e duarve, bërja e dushit apo larja e dhëmbëve• Vendosja e sendeve/objekteve në një mënyrë të caktuar

• Kontrollimi i përsëritur (psh kontrollimi i përsëritur nëse është mbyllur dera, nëse ka bërë detyrat etj)

• Pyet në mënyrë të përsëritur familjarët apo prindërit për t’u risiguruar per të njëjtën pyetjeShpesh fëmijët e kanë të vështirë të tregojnë për praninë e mendimeve obsesive apo nuk munden t’i shpjegojnë ato dhe kjo bën që tek ata të mbizotërojnë veprimet kompulsive.

U takon pikërisht prindërve, familjarëve që të jenë vigjilentë ndaj këtyre shqetësimeve te fëmijët dhe adoleshentët dhe të kërkojnë ndihmën e specializuar sa më shpejt.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjeken psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë Dr.Elona Dashi kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Mjekja onkologe Daniela Bega: “Njerëzit janë ndërgjegjësuar ndaj kancerit të gjirit, por jo mjaftueshëm. Kontrollet periodike shpëtojnë jetë”

By Spitali Amerikan - Të Reja

Kanceri i gjirit është një ndër tumoret më të shpeshtë që prek gratë. Studimet tregojnë se 1 në 9 gra do të zhvillojë kancer gjiri gjatë jetës së saj.

Kanceri i gjirit është rezultat i bashkëveprimit të një sërë faktorëve të cilët i ndajmë në dy grupe: të kontrollueshëm (obeziteti, aktiviteti fizik, alkooli, terapi hormonale) dhe të pakontrollueshëm (gjinia, mosha, histori familjare për kancer gjiri, predispozita gjenetike, mutacionet në genet BRCA1 dhe BRCA2, faktori endokrin) si dhe histori personale për kancer gjiri ku studimet tregojnë që risku për tu shfaqur kanceri në gjirin tjetër është 10-15 %.

Ndërgjegjësimi ndaj kancerit të gjirit është shumë i rëndësishëm dhe ka si qëllim që popullata të informohet se kush janë faktorët e riskut dhe cilat janë mënyrat për ta parandaluar duke ulur kështu shkallën e vdekshmërisë nga kjo sëmundje serioze, pra duke shpëtuar sa më shumë jetë.

Njerëzit janë ndërgjegjësuar, por jo mjaftueshëm.

Situata e pandemisë ka patur ndikimin e saj dhe në konsultat lidhur me problemet e gjirit, numri i vizitave është ulur dhe kjo ndikon dhe në parandalimin e kancerit të gjirit pasi duke mos u paraqitur në kohë te mjeku sjell pasoja në shkallën e zbulimit të sëmundjes dhe ecurisë së saj.

Diagnostikimi i kancerit të gjirit përfshin vizitën te mjeku specialist si dhe vlerësimin e gjirit me mamografi dhe ekografi të gjirit. Mamografia është një ekzaminim i rëndësishëm pasi e zbulon kancerit e gjirit në fazë të hershme kur sëmundja nuk ka dhënë shenja të dukshme duke ulur në këtë mënyrë shkallën e vdekshmërisë nga kjo sëmundje.

Nëse mjeku dyshon për prani të kancerit të gjirit në vizitë klinike si dhe duke u bazuar në rezultatin e mamografisë dhe ekografisë, rekomandohet biopsi për ta konfirmuar apo përjashtuar. Ekzaminimet e tjera si skaner, etj, rekomandohen për të përcaktuar shtrirjen e sëmundjes.

Trajtimi i kancerit të gjirit përfshin trajtimin kirurgjikal, trajtimin me radioterapi, trajtimin me kimioterapi si dhe një sërë terapish të tjera sistemike si hormonoterapi, terapia biologjike si dhe së fundmi dhe imunoterapia. Plani i trajtimit vendoset duke u bazuar në disa faktorë, por sa më herët të zbulohet sëmundja dhe mundësitë e mjekimit janë më të mëdha dhe trajtimi po ashtu ka kosto më të ulët psikologjike dhe ekonomike.

Dieta duhet të jetë e shëndetshme si dhe rekomandohet sa më shumë aktivitet fizik dhe sa më pak stres në jetën e tyre.

Diagnoza e kancerit të gjirit është jetëkërcënuese dhe shkakton shok emocional dhe reagimi psikologjik i të prekurave dhe familjarëve të tyre është i ndryshëm. Transmetimi i diagnozës është i vështirë dhe për mjekun dhe duhet të bëhet me profesionalizëm duke iu siguruar pacienteve dhe familjarëve të tyre kujdesin dhe mbështetjen e duhur mjekësore, duke i ndihmuar ata të ruajnë shpresën dhe dinjitetin si dhe duke respektuar vlerat dhe parimet e tyre.

Komunikimi duhet të jetë me mirësi, i thjeshtë dhe në një gjuhë të kuptueshme dhe me empati, pra të kuptojmë si ndihet pacientja. Gjithashtu pacientja ka të drejtë të jetë e informuar lidhur me sëmundjen e saj dhe kjo realizohet nëpërmjet një komunikimi të mirë midis mjekut dhe pacientes.

Në Spitalin Amerikan në Qendrën e Gjirit ato mund të informohen dhe të konsultohen nga stafi ynë multidisiplinar. Mesazhi im është kanceri i gjirit është një sëmundje që mund të kurohet nëse diagnostikohet herët ndaj mos neglizhoni kontrollet rutinë. Jeta është e shtrenjtë, kujdesuni për veten!

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Sëmundjet alergjike në kohë COVID-iane

By Spitali Amerikan - Të Reja

Nga Dr.Alketa Bakiri, Alergologe-Imunologe

Ka qenë një periudhë stresante, e ngarkuar me problematika e frikëra nga më të ndryshmet, duke përfshirë këtu dhe hezitimin për tˈju drejtuar spitalit për të kërkuar çfarëdo ndihme mjekësore. Duket sikur infeksioni i shkaktuar nga Covid-19 është kudo, dominant dhe i vetëm. Por në fakt nuk duhen neglizhuar aspak sëmundjet e tjera, edhe ato me natyrë alergjike, të cilat duke ju referuar situatës aktuale, stresit të shtuar, stilit të ri të jetesës, apo dhe rënies në kontakt të shpeshtë dhe të shtuar me materiale të tjera jo të zakonta për përditshmërinë si doreza dhe maska, kanë bërë që sëmundjet alergjike këtë vit të shfaqen edhe në persona që nuk kanë patur me parë simptoma të natyrës alergjike. Kjo nga njëra anë është një fenomen i natyrshëm pasi nga viti në vit mund të shfaqen patologji të reja, por nga ana tjetër është nën influencën e faktorëve stres dhe stil jetese, të cilët pësojnë ndryshime me kohën.

Për të ndihmuar në përcaktimin e shkakut të patologjive me natyrë alergjike, në këtë kohë kur vjeshta ka hyrë, për të qënë më të qetë se shqetesimet nuk kanë shkak tjetër, në Spitalin Amerikan është menduar të ofrohen së bashku konsulta dhe ekzaminime, në ndihmë të pacientëve që vuajnë nga patologji me natyrë alergjike, duke kërkuar një vlerësim të një paneli më të gjerë alergenësh.

Meqënëse shpeshherë manifestimet alergjike respiratore mund të bashkëshoqërohen dhe me alergji ushqimore është menduar të ofrohen këto paketa që përfshijnë gjithë gamën e alergenëve me të zakontë sensibilizues, siç janë alergenët e ajrit dhe ato ushqimore.

Në lidhje me ekzemën do të aplikohen patch teste, të cilat përcaktojnë nëse bizhuteritë, parfumet apo detergjentët e të tjera janë nxitësit e alergjisë kutane. Është e rëndesishme që të drejtohesh te mjeku alergolog për një vlerësim të situatës edhe në rastin e pickimit nga insektet hymenopterë si bleta dhe grerëza, për të mos jetuar me frikën e reaksionit të rradhës, por për tˈu informuar plotësisht në lidhje me patologjinë dhe mundësitë e trajtimit.

Këto paketa janë hartuar për të qenë pranë pacientëve me shqetësime të natyrës alergjike respiratore, por dhe ato kutane (urtikarie, angioedema, ekzema, etj.), apo manifestime të lidhura me pickimin e hymenopterëve (bletë, grerëza), të cilat përfshijnë:

1. Konsulta me mjekun alergolog dhe testet kutane të alergjisë (paneli i plotë për skin prick teste me alergenë ushqimorë dhe inhalatorë)

2. Konsulta me mjekun alergolog dhe testet kutane të alergjisë (paneli i plotë për skin prick teste me alergenë ushqimorë dhe inhalatorë), si dhe spirometri e thjeshtë apo me salbutamol

3. Konsulta me mjekun alergolog dhe patch teste

4. Konsulta me mjekun alergolog dheIgE specifike për hymenopterë (test serologjik)

Ne rekomandojmë, veçanërisht nëse vini nga larg, të informoheni më parë duke kontaktuar me informacionin e spitalit për medikamentet që duhet të shmangni gjatë ditëve të fundit para paraqitjes për t’u ekzamininuar, apo për kohën që kërkohet për marrjen e rezultatit përfundimtar, në mënyrë që të programoni kohën tuaj në lidhje me procedurën përkatëse.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Drejtori i Spitalit Amerikan zbulon vizionin për të ardhmen: e keqja e vetme në Shqipëri… shantazhet!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Spitali Amerikan është një realitet i mjekësisë në Shqipëri dhe në harkun e më shumë se një dekade ka bërë një progres të vazhdueshëm, duke sjellë një imazh të ri për spitalet e një komoditet për pacientët, që kurën për jetën tashmë e kanë gjetur brenda kufijve të vendit. Një investim kolosal, që ka shërbyer për zhvillimin e gjithë vendit në tërësi, përmes një strukture të mirëorganizuar e një strategjie largpamëse, që po rezulton më shumë se e suksesshme.

Prej 9 vjetësh në krye të këtij institucioni është Mario Karaj, i specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kthyer në Shqipëri, i joshur nga një sfidë e re dhe tepër interesante. Botëkuptimi i tij është bashkuar me konceptin e Spitalit Amerikan duke e bërë një bashkëpunim efikas. Në një intervistë të detajuar, Karaj ka folur për momentin në të cilin zgjodhi të përqafonte projektin ambicjoz, vështirësitë me të cilat është përballur, arritjet dhe vizionin mbi të ardhmen e Sptalit Amerikan.

Intervistë me z. Mario Karaj, Drejtor i Përgjithshëm Spitalor, Spitali Amerikan

Ju jeni kthyer nga SHBA-ja për të punuar në Spitalin Amerikan. Ç’mund të thoni për këtë hap dhe për Spitalin Amerikan në përgjithësi?

Po, është e vërtetë, unë jam kthyer nga SHBA në vitin 2010-të. Pas një periudhe 10-vjeçare në Amerikë, ku studiova për Menaxhim Biznesi dhe fitova eksperienca të ndryshme në punë, u ktheva në Tiranë për të punuar në stafin drejtues të Spitalit Amerikan. Vendosa të kthehem pasi Projekti Amerikan për Zhvillimin e Mjekësisë në Shqipëri ishte tepër sfidues dhe interesant. E unë jam nga ata njerëz që më pëlqejnë sfidat. Spitali Amerikan është një investim i Fondit Amerikan të Investimeve SEAF, në partneritet me Agjencinë Amerikane të Investimeve OPIK, Bankën Europiane të Rindërtimit dhe Zhvillimit EBRD, si dhe Fondit të Pensioneve në Danimarkë. Që nga fillimet e deri tani, duhet përmendur, që investimi në tërësi ka qenë kolosal dhe ka shërbyer për pacientët shqiptarë, si dhe për zhvillimin e vendit në tërësi.

Çfarë avantazhesh ka sjellë Spitali Amerikan për pacientët?

Një nga avantazhet kryesore, të ngritjes së një strukture të tillë, është që pacientët shqiptarë për diagnoza të vështira dhe specifike, nuk kanë më nevojë të shkojnë në spitalet jashtë Shqipërisë, ku më parë përveç kostove tepër të larta përballeshin edhe me shumë probleme të tjera, duke filluar nga komunikimi me mjekët e huaj, udhëtimet e gjata dhe vështirësitë e ndjekjes post-operatore, që kërkojnë rikontrolle të herëpashershme. Që të jemi të qartë, në princip të qenit i huaj është e vështirë, imagjino të qenit një pacient i huaj sa sfilitëse dhe rraskapitëse është. Spitali Amerikan ka sjellë në Shqipëri, jo vetëm teknologjinë e fundit mjekësore, por edhe mjekë shumë profesionistë që çdo institucion mjekësor në botë do t’i dëshironte.

Qendra e dializës ka nisur Spitali Amerikan në vitin 2008, në atë kohë në Shqipëri numri i pacientëve që merrnin dializë ishte me pak se 40 persona. Këta persona merrnin këtë shërbim të vyer për jetën e tyre me disa pajisje që ishin mbetje nga lufta e Kosovës.

Pjesa tjetër ishin të destinuar ose të humbnin jetën ose të emigronin jashtë vendit për të patur këtë shërbim.

Sot, në sajë të këtij projekti dhe të mbështetjes nga shteti, trajtohen mbi 1200 pacientë pranë vendbanimeve të tyre, të shtrira në gjithë Shqipërinë, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe duke shtuar jetëgjatësinë. Janë mbi 1200 jetë të shpëtuara.

Gjithashtu marr rastin të them se në lidhje me partneritetin publik-privat të laboratoreve, që do të jetë një risi shumë e madhe për shëndetësinë shqiptare, as Spitali Amerikan dhe as z.Klodian Allajbeu personalisht, nuk ka patur dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë projekt, as me bashkimin operator, që ka fituar këtë partneritet si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Çdo aludim tjetër është thjesht një gënjeshtër.

Progresi i Spitalit Amerikan në më shumë se një dekadë është evident, por çfarë do të cilësonit si problem…?

Në anën e zezë të medaljes dua të përmend një nga gjërat, që është tronditëse si fakt dhe që është një ngërç i përgjithshëm në zhvillimin e biznesit në Shqipëri: faktin që Spitali Amerikan është përballur dhe vazhdon të përballet në mënyrë të vazhdueshme me presione dhe shantazhe, që arrijnë deri në gjobëvënie nga media të ndryshme. Sulmi ndaj bizneseve po shndërrohet në një mënyrë funksionimi nga disa media dhe do të dëshiroja të ndërgjegjësoheshin e të mos humbasin besueshmërinë e tyre, duke keqpërdorur lirinë e fjalës, të ruajnë profesionalizmin dhe integritetin, duke mos keqinformuar publikun.

Përveç kësaj, të kënaqur me çfarë keni arritur?

Pavarësisht këtyre vështirësive, strategjia e konceptit amerikan për të ngritur një institucion të qëndrueshëm, ka funksionuar deri tani për ne. Përgjigjia jonë ndaj këtyre fenomeneve është vetëm puna e përkushtuar dhe rritja e vazhdueshme e kënaqësisë së pacientëve. Kjo ka bërë që Spitali Amerikan të ketë një kërkesë mjaft të madhe nga pacientët duke u “detyruar” në kuptimin e mirë të fjalës, të zgjerohet vazhdimisht.

Cilat janë planet për të ardhmen?

Për vite me radhë Spitali Amerikan ka qënë i fokusuar në shërbimin e pacientëve vendas. Rekordet dhe historitë e suksesit të Spitalit Amerikan kanë kapërcyer edhe kufijtë e Shqipërisë, duke bërë që, gjithmonë e më shumë, pacientë të huaj të na besojnë. Prej rreth 5 vjetësh, Spitali Amerikan pret dhe përcjell pacientë të huaj, të cilët vijnë dhe shpenzojnë në Shqipëri, duke e kthyer kështu turizmin mjekësor në një pikë të nxehtë të zhvillimit të ekonomisë edhe për vitet në vazhdim. Me zgjerimin e rrjetit spitalor në gjithë Shqipërinë, kapaciteti e teknologjia kanë avancuar dhe stafi drejtues tani synon tërheqjen e udhëtarëve mjekësorë “Health Tourism” si prioritet për pesë vitet e ardhshme.

“Kanceri kolorektal, muaji i ndërgjegjësimit”

By Spitali Amerikan - Të Reja

Marsi kudo në botë është muaj sensibilizimi kundër kancerit kolorektal apo tumorit të zorrës së trashë. Për të pestin vit radhazi Spitali Amerikan 1 i bashkohet “Colorectal Cancer Alliance” në një fushatë informuese, ndërgjegjësuese, sensibilizuese, diagnostikuese, për të përcjellë informacionin e duhur në popullatë për moshat e rrezikuara, në mënyrë që sëmundja të kapet në kohë dhe të parandalohet. Shumë raste të diagnostikuara në stadet e hershme, kurohen plotësisht.

‘Locus praeventioni melior quam rememdium”, më  mirë të parandalosh sesa të kurosh…

Po çfarë është kanceri i zorrës së trashë?

Kanceri kolorektal është formacion tumoral me qeliza atipike që rritet në paretin e zorrës së trashë dhe duke u zhvilluar prek gradualisht murin e saj duke u përhapur lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit. Gjenetikisht është vërtetuar se kanceri i kolonit dhe ai i rektumit janë të njëjtë, kjo ndodh për shkak të mutacioneve gjenetike kryesisht në genin APC, TGF-b, DCC,  TP53, të cilat e shndërrojnë adenomën në karcinomë.

Kanceri i zorrës së trashë prek mbi 180,000 raste të reja në vit në Amerikë.

Është sëmundja e tretë më e diagnostikuar ndër sëmundjet tumorale dhe zë vendin e dytë për vdekjet nga tumori në burra dhe gra, ndërsa kanceri anal përbën rreth 4% të rasteve të diagnostikuara me kancer të zorrës së trashë. Incidenca rritet me rritjen e moshës dhe është pak më e lartë te meshkujt se te femrat.

Reth 72 % të rasteve i përkasin kancerit të kolonit dhe 28% atij anorektal. Rreziku i zhvillimit të këtij kanceri gjatë jetës është mesatarisht një në 20 persona (5-6%), rreth 1.22 meshkuj dhe 1.23 femra, por kjo e fundit në fakt varet dhe nga faktorët e riskut individual.

Çdo vit në botë diagnostikohen mbi 1 milion raste të reja dhe vdesin reth 600.000 njerëz. Në vendet në zhvillim diagnostikohen 60% e rasteve të reja çdo vit.

Reth 20% e pacientëve në kohën që diagnostikohen kanë metastaza në distancë dhe 25% e tyre kanë metastazë solitare potencialisht në mëlçinë e zezë, e cila duhet të hiqet pasi e rrit mbijetesën e këtyre pacientëve. Në Shqipëri në momentin kur pacientët diagnostikohen, përqindja e tumorit metastatik është më e lartë dhe shkon deri në 40%. Kjo për faktin se pacientët vijnë vonë, nuk ka program kombëtar të “screening” për kancerin kolorektal, i cili është i detyrueshëm mbi moshën 50 vjeç siç e kanë vendet e zhvilluara dhe se konsulta për këtë kategori pacientësh akoma është tabu dhe konsiderohet e sikletshme. Sigurisht ndikon dhe fakti që Shqipëria ka numër të paktë specialistësh të profilizuar në kirurgjinë kolorektale, të cilët kanë më tepër eksperiencë në diagnostikimin dhe trajtimin adekuat të kësaj patologjie.

Më tepër se 80% e kancerit të zorrës vjen nga polipet adenomatoze, të cilat identifikohen nga kolonoskopia dhe nëse ato kapen 2-3 vjet para se të shfaqet kanceri simptomatik, vdekjet nga tumori ulen deri në 60%.

Kryerja e testit imunologjik të enzimës M2-PK, biomarkeri kyç në kancerin kolorektal dhe polipet, e cila lidhet me metabolizmin tumoral dhe joprezencën e gjakut në feçe ndihmon në diagnozën e tij të hershme. Kjo bëhet me anë të ekzaminimit të feçes dhe nëse është pozitive, atëherë pacienti i nënshtrohet kolonoskopisë.

Reth 95% e rasteve të kancerit kolorektal janë adenokarcinoma dhe pjesa tjetër limfoma dhe karcinoma skuamoze qelizore. Adenokarcinoma e merr origjinën nga epiteliumi glandular i mukozës së zorrës, në varësi të arkitekturës glandulare, pleomorfizmit dhe mukosekrecionit. Adenocarcinoma ka tre shkallë të diferencimit që janë: e mirë diferencuar, mesatarisht e diferencuar dhe e padiferencuar.

Në zorrën e trashë zhvillohen lloje të ndryshme polipesh, por është adenoma që njihet si prekanceroze, ato janë të shpeshta në meshkujt mbi 50 vjeç.

Nën moshën 40 vjeç zhvillohen më pak se 2% e tumoreve të zorrës së trashë. Duhet të përjashtohet predispozicioni gjenetik i trashëguar si polipozat adenomatoze familjare ose kancerin jopolipoz të trashëguar, që është vetëm në 4% e tumoreve kolorektalë. Testet gjenetike laboratorike të gjakut janë shumë ndihmëse për të parë se cili pjesëtar i familjes është i rrezikuar dhe ndihmojnë në përcaktimin e riskut. Vitet e fundit konstatojmë që në Shqipëri është rritur numri i rasteve me tumor të zorrës së trashë nën moshat 50 vjeç dhe nën moshat 40 vjeç, madje kemi diagnostikuar dhe trajtuar raste edhe nën moshat 30 vjeç

Nga mosha 50-75 vjeç rekomandohet të bëhet çdo vit feçe gjak okult, sigmoidoskopi çdo 5 vjet, kolonoskopi çdo 10 vjet. Në rastet me rrezik të lartë ekzaminimi duhet të fillojë pas moshës 40 vjeç. Pas moshës 75 vjeç kontrollet rekomandohen në varësi të situatave problematike që mund të paraqiten. Kolonoskopia, sigmoidoskopia fleksibile, feçe gjak okult ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të polipeve dhe formacioneve potencialisht displazike. Sot aplikohet dhe kolonoskopia virtuale via CT, por kjo e fundit ka kosto më të lartë, ka rrezatim nga skaneri dhe nuk mund të bëjë polipektomitë që i realizon kolonoskopia standarde.

OBSH në studimet që ka bërë sugjeron që nga ekzaminimi çdo dy vjet ose çdo vit të feçes, pas 10 vjetësh, mund të ketë një reduktim deri në 20% në vdekshmërinë e kancerit kolorektal. Parandalimi ofron strategjinë më të sigurt dhe afatgjatë për kontrollin e kancerit. Politikat dhe programet kombëtare duhet të zbatohen për të rritur ndërgjegjësimin, për të zvogëluar ekspozimin ndaj faktorëve të rrezikut të kancerit dhe për të siguruar që njerëzit të kenë informacionin dhe mbështetjen që ata kanë nevojë për të adoptuar mënyra jetese të shëndetshme.

Faktorët kontribues

Pse është rritur numri i kancerit te të rinjtë?

Nuk dihet pse ka ndryshuar gjenetika, mbase stili dhe mënyra e ushqyerjes, konsumimi me tepricë i mishit të kuq dhe produkteve të zgarës, obeziteti, jeta sedentare, alkooli dhe duhani janë faktorët kontribues të këtyre tumoreve.

Aktiviteti fizik, faktorët dietetikë, mbipesha

Aktiviteti fizik i rregullt dhe mbajtja e një peshe të shëndetshme të trupit, sëbashku me një dietë të shëndetshme, zvogëlojnë dukshëm rrezikun e kancerit. Ekziston një lidhje midis mbipeshës dhe obezitetit ndaj shumë llojeve të kancerit, si ezofagut, kolorektumit, gjirit, endometrit dhe veshkave. Ushqimi i lartë në fruta dhe perime të pasura me fibër mund të ketë një efekt mbrojtës të pavarur kundër kancerit të zorrës së trashë, sikundër konsumimi i mishit të kuq është akuzuar si faktor kontribues në zhvillimin e kancerit kolorektal.

Alkooli 

Është një faktor rreziku për shumë lloje të kancerit duke përfshirë kancerin e gojës, faringut, laringut, ezofagut, mëlçisë, kolorektumit dhe gjirit. Rreziku i kancerit rritet me sasinë e alkoolit të konsumuar. Për disa lloje të kancerit, pirja e alkoolit të rëndë të kombinuar me përdorimin e duhanit rrit ndjeshëm rreziqet e kancerit. Në vitin 2010, kanceret që i atribuohen alkoolit vlerësoheshin të jenë përgjegjës për 337,400 vdekje në mbarë botën, kryesisht në mesin e meshkujve.

Duhani

Në mbarë botën, përdorimi i duhanit është faktori më i madh i shmangshëm i rrezikut për vdekshmërinë e kancerit dhe vret rreth 6 milionë njerëz çdo vit nga kanceri dhe sëmundjet e tjera. Tymi i duhanit ka më shumë se 7000 kimikate, të paktën 250 janë të njohur të jenë të dëmshme dhe më shumë se 50 janë të njohur për të shkaktuar kancer. Pirja e duhanit shkakton shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e mushkërive, ezofagut, laring gojën, fytit, veshkës, fshikëzës, pankreasit, stomakut dhe qafës së mitrës.

Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës me kimikate kancerogjene kontribuon në ngarkesën e kancerit në nivele të ndryshme varësisht nga mjedisi gjeografik. Ndotja e ajrit në natyrë është klasifikuar si kancerogjen ose kancer-shkaktar, për njerëzit ekspozimi ndaj kancerogjenëve gjithashtu ndodh nëpërmjet kontaminimit të ushqimit, siç janë aflatoksinat ose dioksinat.

Ka studime që lidhin rreziqet e OMGJ-ve në shëndetin e njeriut, kryesisht me çrregullime metabolike, diabeti, reaksione alergjike,  komprimim të  imunitetit të njeriu, rezistencë ndaj përdorimit të antibiotikëve dhe sëmundjet tumorale. Ekspertët në vende të ndryshme  mendojnë se duhet moratorium mbi përdorimin e OMGJ-ve në bujqësi dhe industrinë ushqimore. Këshillohet konsumimi i sa më shumë produkteve bio, fruta dhe perime, por jo gjithmonë prezente nëpër markete. Ajo që duket e bukur, jo gjithmonë është e dobishme për shëndetin.

Një grup shkencëtarësh nga 13 vende kanë mbështetur thirrjet për një moratorium për bllokimin e ushqimeve të modifikuara gjenetikisht pas miratimit të hulumtimeve të pabotuara që kanë ngritur frikën e rreziqeve të mundshme shëndetësore.

Diagnoza e hershme

Diagnoza e hershme e kancerit rrit shanset për trajtim të suksesshëm duke u fokusuar në zbulimin e pacientëve simptomatikë sa më shpejt të jetë e mundur. Diagnoza e hershme ka për qëllim zvogëlimin e përqindjes së pacientëve të cilët janë diagnostikuar në fazën e vonshme. Pasojat e kujdesit të vonuar të kancerit mbartin gjasat më të ulëta për mbijetesë, morbiditet më të madh të trajtimit dhe kosto më të lartë të kujdesit, duke rezultuar në vdekje të shmangshme dhe paaftësi nga kanceri. Diagnoza e hershme përmirëson rezultatet e kancerit duke siguruar kujdesin në fazën më të hershme të mundshme dhe prandaj është një strategji e rëndësishme e shëndetit publik në të gjitha mjediset.

Trajtimet moderne në Spitalin Amerikan të kancerit kolorektal përfshijnë protokollet e trajtimit kirurgjikal i cili realizohet me kirurgji tradicionale të hapur, laparaskopike (me sondë) dhe kirurgjinë robotike e cila është shumë efikase sidomos në tumoret e rektumit. Trajtimit kirurgjikal i bashkangjitet trajtimi neoadjuvant (para operacionit) me kemioradioterapi në varësi të vlerësimit bashkarisht me mjekun onkolog dhe trajtimi postoperator me kemioradioterapi, po përsëri në konsulencë me mjekun onkolog. Trajtimi i kancerit kolorektal është trajtim multidisiplinar dhe përfshin disa specialistë të fushës, si kirurg, onkolog, radiolog, gastroenterolog, anatomopatholog, staf për kujdesin ndaj kolostomisë dhe rehabilitimit të pacientit etj.

Shoqëria shqiptare duhet të ndërgjegjësohet dhe informohet më tepër mbi këtë sëmundje të rrezikshme, të mposhten barrierat e turpit, frikës, neglizhencës që sëmundja të diagnostikohet dhe trajtohet në stade më të hershme, trajtimet të jenë më shumë kurative dhe sa më pak paliative.

Dr.Shk.Mjk Lindita Shosha

Spitali Amerikan  1, TIRANË

Çfarë ofron Shqipëria për turizmin mjekësor

By Spitali Amerikan - Të Reja

Shqipëria ende nuk njihet si një destinacion për turizmin mjekësor, ndonëse disa spitale private në vend po investojnë shumë në shumëllojshmërinë e shërbimeve, për të tërhequr pacientët e huaj drejt Shqipërisë.

Maria D. Georga, menaxherja rajonale e “LaingBuisson”, ka vizituar Shqipërinë për të zbuluar pse pacientët ndërkombëtarë duhet të zgjedhin Shqipërinë, jo vetëm si atraksion turistik, por edhe si zgjidhje për probleme të ndryshme shëndetësore.

Sipas disa statistikave në vitin 2017 ishte një numër i vogël personash të cilët i drejtoheshin Shqipërisë për problemet e tyre shëndetësore, e gjtha kjo, sepse Shqipëria ishte vendi më i lirë në Ballkan për kujdesin shëndetësor. Këta pak pacientë, që i drejtoheshin Shqipërisë ishin në të shumtën e rasteve nga Mali i Zi dhe Kosova.

Trajtimet më të zakonshme ishin kirurgji kozmetike, kirurgjinë dentare dhe ortopedike, ndonëse spitalet private në Shqipërisë ofrojnë për pacientët e huaj edhe kirurgji kardiovaskulare, operacione laparoskopike dhe trajtime për fertilitetin dhe obezitetin.

Shumica e institucioneve të kujdesit shëndetësor në Shqipëri janë ende shtetërore, megjithatë spitale dhe klinika të reja private kanë ngritur shërbime ambulatore në qytetet kryesore. Të gjithë këto institucione kanë tendencë të ofrojnë shërbime të teknologjisë së lartë dhe shërbime diagnostikuese dhe janë të mirëorganizuara dhe mirëfinacuara. Përsa i takon klinikave dentare përgjithësisht janë në pronësi private dhe kohët e fundit një pjesë e konsiderueshme e këtyre klinikave kanë vërejtur një rritje të pacientëve italianë.

Spitali i parë privat, i cili do të hapej në Shqipëri ishte Spitali Amerkian në vitin 2006, me mbështetje financiare nga një sërë organizatash Amerikane, Europiane dhe Ndërkombëtare, që atëherë Spitali Amerikan ka ndërtuar një reputacion si një lojtar kryesor në zhvillimin e sektorit privat të kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

Në nëntor 2018, Spitali Amerikan ishte organizatori kryesor i Kongresit të 4-të Ndërkombëtar Multidisiplinor Mjekësor në Tiranë. Ky kongres mblodhi profesionistë të kujdesit shëndetësor nga të gjitha anët e globit për të shkëmbyer njohuri dhe risitë në kujdesin shëndetësor, përmirësimin e sigurimit të cilësisë dhe zhvillimin e turizmit mjekësor në vend.

Dr. Klodian Allajbeu, Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, shtoi: “Si spitali i parë privat në Shqipëri, ne duhet të rekrutonim mjekë nga vende të tjera. Arritëm në këtë vendim, jo se nuk mund të gjenim mjekë në vendin tonë, por sepse donim të sillnim ekselencën e mjekësisë nëpër botë “.

Për vite me radhë Spitali Amerikan ishte i fokusuar në shërbimin e pacientëve vendas. Me zgjerimin e rrjetit spitalor në gjithë Shqipërinë, kapaciteti, teknologjia  ka avancuar dhe stafi drejtues tani synon tërheqjen e udhëtarëve mjekësorë “Health Tourism” si prioritet për pesë vitet e ardhshme.

Sipas Dr. Allajbeu, qeveria shqiptare është mbështetëse e institucioneve private të kujdesit shëndetësor dhe legjislacioni i kujdesit shëndetësor është fleksibël, veçanërisht në fushat si trajtimit të fertilitetit.

Potenciali i turizmit mjekësor

Ndonëse ka një profil të ulët në kujdesin shëndetësor ndërkombëtar, Shqipëria është tërheqëse për turistët. Fluturimet ndërkombëtare lidhin aeroportin e Tiranës me të gjitha qytetet e botës. Tirana është transformuar në një qytet modern, ku fliten gjerësisht gjuhët e huaja, infrastruktura e turizmit është e mirë dhe vizitorët e huaj do të kenë një qëndrim të qetë dhe të sigurt.

Potenciali më i afërt i turizmit mjekësor janë fëmijët e emigrantëve, të cilët mbajnë kontaktet me vendin e tyre të origjinës dhe e vizitojnë shpesh.

Ndonëse nuk ka inisiativa nga shteti për të promovuar turizmin shëndetësor, sektori privat është shumë aktiv në këtë fushë. Shqipëria po transformohet në një destinacion tërheqës mjekësor për pacientët, veçanërisht për ata që kërkojnë zgjidhje profesionale me shpenzime të reduktuara.

A keni probleme me tiroiden?

By Spitali Amerikan - Të Reja

A keni probleme me tiroiden?

Simptomat e problemeve të tiroides mund të ngatërrohen me ato të patologjive të tjera, ndaj ekzaminimet mjekësore janë të domosdoshme për të vendosur diagnozën. Gjëndra tiroide rregullon shumë procese metabolike dhe prishja e funksionit të saj shfaqet klinikisht me një sërë simptomash. Disa pacientë mund të ndjejnë lodhje, shtim në peshë, pamundësi për të dalë jashtë, të kenë shumë ftohtë ose të ankojnë rënie të flokëve. Të tjerë mund të ndihen anksioze, të shqetësuar, me rrahje të forta të zemrës, bien në peshë ose djersiten shumë më tepër se zakonisht. Të gjitha këto janë simptoma të zakonshme të çrregullimeve të tiroides. Veçanërisht gratë janë të prirura të kenë anomali të funksionit te kësaj gjëndre të rëndësishme. Njohja dhe trajtimi i patologjive të tiroides është e domosdoshme për një shëndet të mirë dhe parandalimin e problemeve afatgjata shëndetësore.

Gjëndra tiroide

Gjëndra tiroide ndodhet në pjesën e përparme të qafës. Ka dy lobe, të djathtë dhe të majtë, që i japin strukturës formën e fluturës. Hormonet e prodhuara nga kjo gjëndër kontrollojnë metabolizmin e trupit dhe proceset me të cilat ai përdor energjinë si: rrahjet e zemrës, Sistemin nervor qendror dhe periferik, frymëmarrjen, peshën e trupit, muskujt, ciklin menstrual, temperaturën trupore, nivelet e kolesterolit dhe shumë të tjera. Anomalitë e funksionit të tiroides mund të përshpejtojnë ose të ngadalësojnë këto procese metabolike, të cilat mund të çojnë në një gamë të gjerë simptomash.

Simptomat e Hipotiroidizmit dhe Hipertiroidizmit:

Luhatjet në Peshë

Ndryshimet në peshë mund të sinjalizojnë një funksion jo normal të gjëndrës tiroide. Nivelet e ulëta të hormoneve tiroide (hipotirozë) mund të shkaktojnë shtim në peshë, ndërsa rënia e papritur në peshë mund të vijë si pasojë e prodhimit të shtuar të hormoneve të tiroides (hipertirozë). Hipotiroza haset më shpesh se hipertiroza.

Qafa e fryrë (Struma, Gusha)

Një strumë është një zmadhim i gjëndrës tiroide. Një tiroide e zmadhuar shfaqet në formën e ënjtjes në pjesën e përparme të qafës. Një strumë mund të shoqërojë hipotirozën ose hipertirozën. Ndonjëherë mund të jetë si pasojë e tumoreve ose noduseve që zhvillohen brenda gjëndrës tiroide.

Ndryshimet në Ritmin e Zemrës

Hormonet e prodhuara nga gjëndra tiroide ndikojnë pothuajse në çdo organ të trupit, duke përfshirë edhe zemrën. Hipotiroza mund të shkaktojë rrahje të ngadalta të zemrës, ndërsa hipertiroza rrahje të shpeshta të saj. Nivelet e larta të hormoneve tiroide gjithashtu mund të rrisin presionin e gjakut dhe të shkaktojnë rrahje të forta të zemrës (palpitacione).

Ndryshimet në sistemin nervor

Çrregullimet e tiroides mund të ndikojnë në gjendjen emocionale, energji dhe humor. Hipotiroza mund të shkaktojë simptoma si depresion, lodhje dhe ndjesinë e këputjes. Hipertiroza shoqërohet me çrregullime të gjumit, nervozizëm, ankth dhe shqetësim.

Rënia e flokëve

Rënia e flokëve është një shenjë e zakonshme e një problemi të tiroides. Të dyja gjendjet, nivelet shumë të larta dhe shumë të ulëta të hormoneve të tiroides mund të çojnë në rënien e flokëve.

Temperatura e Trupit

Tiroidja ndikon në rregullimin e temperaturës së trupit, ndaj personat me hipotirozë shpesh ankohen se kanë ftohtë. E kundërta ndodh me ata që vuajnë nga hipertiroza të cilët priren të kenë vapë dhe djersitje të shtuar.

Simptoma të tjera

Simptoma të tjera të hipotirozës përfshijnë:

  • Kapsllëk
  • Ndryshime ose anomali në ciklin menstrual
  • Lëkurë të thatë dhe thonj të brishtë
  • Ndjeshmëri dhe mpirje në duar ose gishta

Simptoma të tjera të hipertirozës janë:

  • Probleme me shikimin
  • Diarre
  • Parregullsi në ciklin menstrual
  • Dridhje të duarve
  • Dobësi muskulore

Është menopauza apo çrregullimi i tiroides?

Çrregullimet e tiroides mund të shkaktojnë simptoma që janë të ngjashme me ato të një gruaje që i afrohet menopauzës. Si ndryshimet e ciklit menstrual ashtu edhe ndryshimet e humorit mund të rezultojnë nga tranzicioni menopausal ose nga problemet e tiroides. Testet e gjakut mund të përcaktojnë se cila prej patologjive është përgjegjëse për simptomat. Është gjithashtu e mundur që të ketë një kombinim të dy shkaqeve.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Mjeku mund të rekomandojë ekzaminimet përkatëse të gjëndrës tiroide, nëse keni simptoma ose faktorë rreziku për sëmundjet e tiroides. Autoimuniteti është shkaku më i shpeshte i çrregullimeve të funksionit të tiroides dhe haset më shpesh te femrat pas pubertetit dhe në periudhën pas menopauzës. Një histori familjare e sëmundjes së gjëndrës tiroide rrit rrezikun e zhvillimit të patologjive të tiroides.

Kontrolloni qafën për çrregullime të strukturës së tiroides

Ekzaminimi i qafës në pjesën e përparme në zonën e mollës së Adamit ndërsa gëlltiteni mund të zbulojë nëse gjëndra tiroide është zmadhuar. Gëlltisni ndërsa përkulni kokën mbrapa, dhe shikoni qafën dhe zonën mbi klavikula. Nëse shihni ndonjë gungë ose fryrje, drejtohuni te mjeku.

Testet e çrregullimeve të tiroides

Testet e gjakut mund të diagnostikojnë shumë patologji të tiroides. Hormoni stimulues i tiroides (TSH) është një hormon që sekretohet në kokë dhe që kontrollon aktivitetin e gjëndrës tiroide. Nëse TSH-ja është e lartë, kjo zakonisht sinjalizon që funksioni i tiroides është i ulët (hipotirozë ). Në të kundërt, nivelet e ulëta të TSH sugjerojnë hipertirozë. Mjeku gjithashtu mund të kërkojë kryerjen e ekzaminimeve për të përcaktuar nivelet e hormoneve FT3 dhe FT4 që sekreton vetë gjëndra tiroide. Janë pikërisht këto 3 analiza gjaku që vërtetojnë diagnozën dhe sugjerojnë për shkakun e hipo dhe hipertirozës. Ekzaminimet imazherike dhe biopsia janë teste të tjera që përdoren për të vlerësuar strukturën dhe funksionin e tiroides dhe ndihmojnë për të përcaktuar diagnozën.

Hipotiroza shkaqet:

Sëmundja e Hashimotos

Sëmundja e Hashimotos, një patologji autoimune, është shkaku më i zakonshëm i hipotirozës. Në sëmundjen e Hashimotos, sistemi imunitar gabimisht sulmon dhe dëmton gjëndrën tiroide, dhe kjo e fundit nuk prodhon hormone mjaftueshëm aq sa i nevojiten organizmit. Sëmundja e Hashimotos mund të jetë e trashëgueshme, sepse faktorët gjenetikë kanë influencë të madhe, sepse faktorët gjenetikë kanë influencë të madhe.

Sëmundjet e Hipofizës

Gjëndra e Hipofizës gjendet në bazën e trurit. Ajo kontrollon funksionet e shumë gjëndrave të tjera në trup, duke përfshirë edhe tiroiden. Gjëndra e Hipofizës prodhon TSH, e cila sinjalizon gjëndrën tiroide që të prodhojë hormonet e tiroides. Nëse ka një problem me gjëndrën e Hipofizës dhe nuk prodhohet TSH në sasinë e duhur, kjo mund të shkaktojë hipotirozë që në gjuhen mjekësore njihet si sekondare.

Shkaqe të tjera të hipotirozës janë: Inflamimi i tiroides dhe marrja e medikamenteve të caktuara, që mund të shkaktojnë nivele të ulëta të hormoneve të tiroides.

Hipertiroza shkaqet:

Sëmundja “Graves”

Sëmundja e “Graves” është shkaku më i shpeshtë i sekretimit të niveleve të shtuara të hormoneve të tiroides. Kjo është një tjetër sëmundje autoimune në të cilën sistemi imunitar sulmon gjëndrën tiroide.

Çfarë është sëmundja “Graves”?

Në sëmundjen “Graves” sistemi imunitar nxit prodhimin në nivele të larta të hormoneve të tiroides. Një ënjtje dhe një dalje përpara e  syve është një nga shenjat karakteristike të sëmundjes “Grave”.

Noduset e tiroides

 Noduset e tiroides janë deformime të strukturës, kokrra që rriten brenda gjëndrës tiroide. Këto kokrra mund të nxisin një prodhim të shtuar të hormoneve te tiroides, që shfaqen klinikisht me simptoma të hipertirozës. Kokrrat e mëdha mund të jenë të dukshme me sy të lirë, ndërsa më të voglat mund të diagnostikohen me anë të ekzaminimit ekografik të tiroides.

Ndërlikimet e tiroides

Hipotiroza e patrajtuar mund të rrisë nivelin e kolesterolit, rrezikun e atakut në zemër ose goditjes në tru. Nëse prodhimi i hormoneve të tiroides zbret në nivele ekstreme, personi mund të bjerë në gjendje kome dhe të ketë një temperaturë shumë të ulët trupore e cila mund të jetë fatale për jetën. Komplikacione të tjera të hipertirozës të patrajtuar përfshijnë një humbje të densitetit të kockave, rritje të rrezikut për fraktura dhe probleme të zemrës.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

 

Spitali Amerikan realizon për herë të parë në Shqipëri dhe rajon ndërhyrjen e rrallë

By Spitali Amerikan - Të Reja

Në Spitalin Amerikan është realizuar për herë të parë në Shqipëri dhe rajon një ndërhyrje e rallë. Torakotomi e djathtë me Sleeve pneumonektomi dhe disekim të limfonodulave është kryer me sukses nga drejtuesi i Departamenti për Kirurgjine Torakale, në Bad Nauhein të Gjermanisë Prof.Safet Beqiri dhe ekipi i talentuar i mjekëve të Spitalit Amerikan 1.

Duke qenë se ky operacion nuk ishte kryer më parë në vend, mjekët me të cilët kishte kontaktuar më herët, i kishin rekomanduar pacientit të shkonte jashtë Shqipërisë. Por pas konsultave me Prof.Safet Beqiri dhe ekipin e mjekëve të Spitalit Amerikan 1, pacienti vendosi t’i besojë ekipit vendas. Falë eksperiencës së çmuar të Prof.Safet Beqiri dhe punës së mrekullueshme të stafit të Spitalit Amerikan 1 gjithçka ka përfunduar me sukses, me pacientin që gëzon shëndet të plotë.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm që Spitali Amerikan hedh në shërbim të jetës, duke konfirmuar se mbetet një lider i mjekësisë jo vetëm në vend, por edhe në Ballkan.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

 

Analiza e gjakut, shumë më e rëndësishme se e kolesterolit në përcaktimin se sa i moshuar dukeni

By Spitali Amerikan - Të Reja
  • Studimet e fundit zbuluan se nivelet e larta të glukozës janë të lidhura me një perceptim më të madh të moshës; e shprehur ndryshe sa më të larta nivelet e glukozës aq më i moshuar dukeni.
  • Testi i insulinës esëll tregon nëse nivelet e larta të glukozës kanë çuar në rezistencë insulinike , moshim të përshpejtuar dhe në një numër të madh sëmundjesh kronike.
  • Trupi juaj e përdor glukozën për energji, por ushqimet të cilat çojnë në nivele të larta të glukozës përtej kapacitetit të trupit për t’i përdorur ato dhe në rezistencë insulinike gjithashtu janë  ‘Toksike’ – veçanërisht kur konsumohen në mënyrë të tepruar dhe për një periudhë të gjatë kohe.
  • Shmangia e sheqerit/ fruktozës, drithërave dhe aktiviteti i rregullt fizik, do të ndihmojnë në mbajtjen e niveleve të ulëta të glukozës dhe insulinës.

Kjo është formula me e afërt e “burimit të rinisë” e cila njihet deri më tani.

Shumë persona mbi moshën 50 vjeç dëshirojnë të kthejnë kohën pas jo vetëm për t’u ndjerë, por edhe për t’u dukur më të rinj. Por pak e vlersojnë faktin se ndryshimet në dietën ushqimore, veçanërisht sa i përket sheqerit dhe drithërave është formula më afër “burimit të rinisë” e cila njihet deri më tani.

Me fjalë të tjera, sa më të larta nivelet e glukozës aq më i vjetër dukeni. Kjo ka mjaft kuptim në vetvete pasi mënyra se si trupi e përpunon glukozën është e lidhur ngushtë me plakjen e lëkurës.

Ndërsa shumë njerëz janë mjaft të kujdesshëm (madje deri në ekstrem) për testimin e nivelit të kolesterorlit, shumë prej tyre nuk e njohin rëndësinë e matjes së niveleve të insulinës esëll.

Kjo matje shumë e nënvlerësuar është tejet e rëndësishme, pasi mund të na informojë nëse jemi duke konsumuar sasi të dëmshme të glukozës, tregon nëse trupi është në gjendje ta përpunojë siç duhet glukozën dhe gradën me të cilën po ndodh përshpejtimi i plakjes në trupin tuaj.

PSE ËSHTË E RËNDËSISHME TË NJOHËSH NIVELET E INSULINËS?

Insulina është mjaft e rëndësishme për jetën. Shumica e adultëve kanë rreth 4-5 litra gjak në trupin e tyre. Befasues është fakti se në 4-5 litra gjak sasia e sheqerit është sa një lugë çaji! E shprehur ndryshe, trupi i njeriut është programuar për të pasur vetëm një lugë çaji sheqer në gjak gjatë gjithë kohës. Nëse niveli i sheqerit është më i madh se kjo sasi, kjo do të shkaktonte koma hiperglicemike e madje edhe vdekjen.

Por trupi punon fort për të parandaluar nivelet e larta të sheqerit duke prodhuar insulinë. Çdo vakt me nivele të larta të karbohidrateve zakonisht gjeneron një ngritje të shpejtë të glukozës në gjak.

Fatkeqësisht, nëse konsumoni vazhdimisht një dietë ku nivelet e sheqerit dhe drithërave janë vazhdimisht të larta, nivelet e glukozës në gjak do jenë të larta dhe me kalimin e kohës trupi do të desensibilizohet ndaj insulinës dhe do të duhen sasi më të mëdha të saj për të kryer të njëjtin volum pune. Kështu, krijoni rezistencë insulinike dhe pastaj kaloni në diabet.

Për të mësuar nivelet tuaja të insulinës, kërkojini doktorit t’ju përshkruajë analizën ku të matet insulina esëll. Është një nga testet që na ndihmon të marrim kontrollin mbi shëndetin tonë. Niveli i insulinës në gjak esëll duhet të jetë nën 5, por vlera ideale është nën 3.

Ju mund të përdorni edhe matjen e glicemisë esëll, por edhe nëse kemi një glukozë esëll të ulët mund të kemi nivele mjaft të larta të insulinës esëll.

Në këtë rast, jeni para-diabetik dhe duhet të merrni masa për të përmirësuar ndjeshmërinë ndaj insulinës. Mënyra më e mirë për ta arritur do të ishte pakësimi ose eliminimi i sheqerit, sidomos i fruktozës, nga dieta ushqimore.

Një glukoz esëll nën 100 mg/dl tregon që nuk keni rezistencë insulinike, ndërsa një nivel midis 100-125 tregon që mund të jeni lehtësisht rezistent ndaj insulinës ose të keni tolerancë të dëmtuar ndaj glukozës (shpesh referohet si prediabet).

A ËSHTË E MUNDUR QË ELIMINIMI I SHEQERIT NGA DIETA TË RRISË JETËGJATËSINË ?

Shumica e dinë që trupi ka nevojë për glukozë, të cilën e përdor për energji. Pa të nuk do të mbijetonit, por, ndërsa glukoza në vetvete nuk është toksike, ushqimet që rrisin dhe i mbajnë të larta nivelet e sheqerit në gjak janë në thelb toksike, pasi aktivizojnë proçese me efekte shkatërruese për shëndetin, veçanërisht kur konsumohen me tepricë dhe për një periudhë të gjatë kohore.

Pijet e gazuara, karamelet, makaronat, buka, ëmbëlsirat dhe lëngjet e frutave janë të gjithë shembuj të ushqimeve, të cilat shpërbëhen shpejt pasi konsumohen në glukozë, duke çuar në një pikë të nivelit të glukozës në gjak dhe çlirim të insulinës të nevojshme. Është mjaft e qartë se jetëgjatësia është e lidhur ngushtësisht me këtë cikël dhe duke modifikuar dietën, pra  duke konsumuar  më pak sheqerna dhe drithëra, ju mund të ngadalësoni shpejtësinë e lëvizjes së akrepave të orës tuaj biologjike dhe ndoshta ta ktheni pak mbrapa atë.

Një studim i publikuar vitin e kaluar vlerësoi efektet e ushqimit në shenjat biologjike tipike të plakjes. Ato përfshijnë ngritjen e niveleve të glukozës, insulinës dhe triglicerideve.

Në këtë studim, pjesmarrësve iu dha një dietë e lartë në yndyra dhe  e varfër në karbohidrate dhe me sasinë adekuate të proteinave. Kjo dietë përmisoi të gjithë faktorët e matur të lidhur me procesin e plakjes duke ulur:

  • Insulinën me 48%
  • Glukozën esëll me 40%
  • Trigliceridet me afërsisht 8%
  • Leptinën në serum me mesatarisht 8%

Vlerësim i duhur i rolit të insulinës në shëndetin human dhe sëmundje është një nga faktorët më të rëndësishëm, i cili mund ta mirëmbajë ose shkatërrojë shëndetin tuaj.  Kujtojmë se testi për matjen e nivelit të insulinës është relativisht i lirë dhe gjendet kudo, ndërsa hapat që duhen ndjekur për ta përmirsuar atë janë mjaft të kuptueshme dhe të lehta për t’u zbatuar.

KONSUMIMI I KARBOHIDRATEVE “FIK” GJENET E JETËGJATËSISË

 Kërkimet shkencore zbuluan se karbohidratet ndikonin direkt në dy gjene kyçe në organizëm, të cilat lidhen me jetëgjatësinë dhe rininë. Të dy gjenet në diskutim mund të aktivizohen ose të fiken nga mënyra e konsumimit të karbohidrateve.

Për të qëndruar i shëndetshëm ju duhet të eliminoni kaloritë nga një burim, të cilat janë karbohidratet nga sheqeri dhe drithërat. Shumë prej nesh konsumojnë shumë patate, oriz, bukë dhe makarona, sigurisht që ne dëshirojmë t’i shmangim të gjitha sheqernat dhe ushqimet e përpunuara, por ka prova të qarta se shumica e drithërave dhe bishtajoreve mund të kontribuojnë në problemet e shëndetit sepse:

  1. Ato transformohen shpejt në glukozë, duke rritur nivelet e saj në gjak.
  2. Ndërsa rriten nivelet e glukozës, si pasojë në gjak rriten dhe nivelet e insulinës dhe leptinës. Ky mekanizëm është i dizenjuar për të përmirësuar mbijetesën afatshkurtër, kjo nuk është e shëndetshme për jetëgjatësinë afatgjatë. Efektet e menjëhershme të pikut të insulinës përfshijnë vakokonstriksion, inhibimi i djegies së yndyrave dhe reduktimi i nivelit të substrateve të glicerolit për forminim e glukozës, etj.
  3. Ngritjet e përsërituara të niveleve të insulinës dhe leptinës do të çojnë në rezistencë ndaj insulinës dhe leptinës, të cilat janë treguese të shëndetit të dëmtuar dhe përshpejtimit të plakjes.

CILA ESHTE DIETA MË E MIRË PËR T’U DUKUR DHE NDJERË MË TË RINJ?

Për ta thjeshtuar, kur ju nuk ushqeni trupin tuaj me karbohidrate në formë sheqernash dhe amidoni, trupi fillon të përshtatet për të djegur acidet yndyrore dhe trupat ketonikë. Ketonet prodhohen kur trupi konverton yndyrat në energji, një proçes mjaft i dobishëm, i cili duket se promovon jetëgjatësinë.

Nga ana tjetër, konsumimi i sheqernave dhe drithërave do të rrisë nivelet e sheqerit në gjak dhe sa më i lartë niveli i glukozës, aq më shumë dëme bëhen.

Në një studim të ri, kërkuesit gjetën se mosha e perceptuar rritet me afërsisht gjysmë viti për 1 mmol/L rritje në nivelin e glukozës në personat jo diabetikë.

Pra, a ekziston burimi i rinisë? Mund të thuhet se ekziston dhe në sensin simbolik 3 gurët themelorë janë:

  1. Shmangni sheqerin/fruktozën dhe zëvendësojini me yndyra
  2. Shmangni drithërat
  3. Ushtrohuni rregullisht dhe në mënyrë efikase

Të treja kanë një faktor të rëndësishëm të përbashkët, ndihmojnë në përmisimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës, që është çelësi i jetëgjatësisë dhe i paraqitjes më të re.

 

 

Trendet e fundit të kirurgjisë plastike në Shqipëri dhe në botë

By Spitali Amerikan - Të Reja

Në vitet ’80-’90 pacientët e kirurgjisë plastike dëshironin të ndryshonin pamjen për t’i ngjarë një aktori apo këngëtareje të caktuar. Tashmë trendi ka ndryshuar dhe shumica duan të duken si vetvetja, por një version më i mirë. Për shembull në vitet ’90 synohej një gjoks i madh dhe një dekolte mjaft e ekzagjeruar, ndërsa sot kërkohet më shumë forma e bukur sesa numri i madh. E njëjta gjë vlen edhe për vithet. Tjetër gjë që vihet re sot është që mosha e procedurave ka ardhur duke u ulur. Procedura si ngritja e vetullave, heqja e dhjamit të fytyrës (bichectomy) dhe tërheqja e syve tashmë po kryhen në mosha mjaft të reja.

Intervistë e Kirurges Plastike Rezarta Kapaj mbi trendet e fundit të kirurgjisë plastike në Shqipëri dhe në botë.

  1. Cili është ndryshimi midis procedurave minimal invazive dhe invazive? Cilat janë procedurat që preferohen më shumë?

Procedurat minimal invazive janë procedurat që kryhen me anestezi lokale ose pa anestezi. Pas këtyre procedurave në shumicën e rasteve pacienti mund të vazhdojë aktivitetin normalisht. Kjo nuk do të thotë që nuk ka fare periudhë shërimi, sigurisht që pas çdo procedure duhet njëfarë kohe për të marrë veten dhe të stabilizohet efekti. Për shembull rezultati i mbushjes së buzëve dallohet mirë rreth një javë pas injeksionit.

Megjithëse duken mjaft tërheqëse për fat të keq jetëgjatësia e këtyre procedurave nuk është shumë e gjatë. Për rrjedhojë shumë pacientë i janë kthyer procedurave invazive, pra operacioneve që kanë një efekt shumë më dramatik dhe një jetëgjatësi që nuk krahasohet me minimal invazivet. Një ngritje e fytyrës me fije mund të zgjasë maksimumi 2 vjet dhe efekti është shumë më i limituar se “face lift”-i i cili zgjat të paktën 10 vjet dhe ju kthen 15 vite pas në moshë.

  1. Cilat janë elementet e një hunde të bukur? Si mund të arrihen?

Në fakt hunda nuk është një organ i bukur. Hunda dhe veshi kanë shumë dritëhije, hyrje dhe dalje të cilat nuk janë tërheqëse për syrin. Pikërisht për këtë shkak, artistët e filmave të animuar nuk e vizatojnë fare hundën. Hunda atraktive nuk duhet të tërheqë vëmendje në fytyrë. Nuk duhet të jetë asimetrike, me kurriz apo të ndërhyjë në lëvizjen e buzës së sipërme, por duhet të sfumohet në fytyrën e mesme. Gjithashtu problemet e funksionalitetit përkthehen si zhurmë për syrin. Për shembull një hundë që shikon poshtë asnjëherë nuk mund të na duket e bukur, pasi një hundë që shikon poshtë nuk merr frymë mirë.

Në ditët e sotme një nga procedurat më në modë është mbushja e hundës me acid hialuronik e cila reklamohet si rinoplastikë jokirurgjikale. Është një reklamim mjaft i bukur, por totalisht i pasaktë. Në radhë të parë duhet theksuar se kjo procedurë duhet të zhvillohet vetëm nga kirurgë që e njohin shumë mirë anatominë e zonës. Së dyti, kjo procedurë vlen vetëm për një kategori të caktuar hundësh dhe për fat të keq shumë pak shqiptarë i përkasin kësaj kategorie. Gjithashtu duhet sqaruar që kjo ndërhyrje nuk korrigjon problemet funksionale.

  1. Sa mund të ruhet natyraliteti pas kirurgjisë plastike?

Një operacion i suksesshëm plastik nuk duhet të dallohet nga syri joprofesionist. Duhet të ruhet indi sa më tepër dhe të zëvendësohet me diçka shumë të ngjashme nëse nevojitet diçka e tillë.  Në operacionin e hundës më parë destruktohej komplet anatomia e hundës dhe rindërtohej nga e para. Sot me zhvillimin e rinoplastikës ruajtëse, mund të ruajmë zonën e kurrizit të hundës dhe ta zbresim poshtë, pra ta afrojmë me fytyrën duke ruajtur anatominë dhe krijuar kështu hundë supernatyrale të cilat është shumë e vështirë t’i kuptojë edhe syri profesionist.

Për fat të keq në ditët e sotme janë shtuar shumë injektorët pa eksperiencë dhe rezultatet katastrofike mund t’i shohim çdo ditë rreth nesh. Kjo është një fatkeqësi e madhe për kirurgët plastikë në përgjithësi, është një lloj antireklame e pamerituar.

  1. A mendoni që media sociale e ka rritur numrin e procedurave estetike dhe pse?

Po, media sociale ka patur një rol fantastik në kirurgjinë estetike. Zhvillimi i “selfie”-ve bëri që çdokush ta shohë veten shumë më me vëmendje. Gjithashtu bumi informativ ka bërë që pacientët të kenë shumë më tepër njohuri mbi procedurat dhe ndërhyrjet. Ka shumë pacientë që kanë përdorur fotoshop dhe kanë zhvilluar një model të fytyrës që dëshirojnë. Sigurisht duhet ndarë ajo që mund të arrihet me kirurgji dhe ajo që është fiktive. Gjithashtu nuk duhet harruar që çdo procedurë ka një periudhë shërimi gjatë së cilës ndoshta mund të dukesh shumë më keq se përpara procedurës, ndryshe nga filtri i Instagramit i cili është i menjëhershëm. Sidoqoftë ky zhvillim në përgjithësi është konsideruar si pozitiv nga shumica e kirurgëve plastikë.

  1. Cilat janë procedurat më të kërkuara përpara verës?

Në përgjithësi procedurat që kanë të bëjnë me trupin. Trupi i shëndetshëm, i cili pasqyron një jetesë të shëndetshme është ai që

kërkohet. Nga meshkujt trupi i palestruar, nga femrat trupi me forma, por jo të ekzagjeruara. Sot preferohet gjoksi me formë të

bukur edhe pse jo shumë i madh, vithet e rrumbullakëta, por jo super të mëdha. Beli i këputur dhe barku i sheshtë nuk kanë kohë të caktuar, janë elemente të estetikës universale. Tani me zhvillimin e “liposuction”-it dhe me modernizimin e procedurave të anestezisë kemi mundësi të krijojmë një trup me bel të hollë, bark të sheshtë dhe forma të rrumbullakëta atje ku duam, thjesht duke përdorur dhjamin e hequr.

  1. Cila është oferta për muajin shkurt në Spitalin Amerikan?

Gjatë muajit shkurt, Spitali Amerikan ka menduar të ofrojë një çmim preferencial për kirurgjinë e gjoksit. Në këtë paketë përfshihen të gjitha ndërhyrjet estetike të gjoksit, si zmadhimi, ngritja ose zvogëlimi me qëllim estetik.

Spitali Amerikan, përqafoje  jetën!

Page 2 of 7‹1234›»

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë