Tel. +355 (0) 42 35 75 35    -    Kontakt    -               
American Hospital
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt
  • Shërbimet Mjekësore
  • Stafi Mjekësor
  • Degët
  • Të Reja
  • Pacientët
  • Rreth Nesh
    • Chairman
    • Burimet Njerëzore
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Kontakt

Spitali Amerikan, gjithmonë e më shumë, një zgjedhje e pacientëve të huaj

By Spitali Amerikan - Të Reja

Raporti cilësi-çmim dhe shërbimet inovative që ofron kanë bërë që gjithmonë e më shumë, pacientë të huaj të zgjedhin Spitalin Amerikan.

E fundit është shtetasja maqedonase Ljupka Avramovikj, e cila iu nënshtrua një operacioni në stomak të quajtur “sleeves”. Kjo ndërhyrje ndihmon në humbjen e peshës, duke zvogëluar stomakun dhe rrjedhimisht aftësinë dhe kapacitetin e tij për të mbajtur ushqimin. Operacioni u realizua me sukses përmes teknikës laparoskopike, nga kirurgu i mirënjohur italian, Prof. Dr. Antonio Catona, në Spitalin Amerikan 3.

“Problemi nuk është vetëm estetik, sepse obeziteti jep edhe probleme kardiake, pulmonare, të artikulacioneve, të diabetit, pra është një sëmundje gjenerale. Operacioni konsiston në faktin e shndërrimit të stomakut në një “mëngë” apo “sleeves” siç quhet në anglisht. Stomaku mban rreth 2l përmbajtje likidesh, e cila pas operacionit reduktohet në 150ml. Ky operacion suportohet shumë mirë nga ana e pacientit, i cili më pas mund të konsumojë të gjitha llojet e ushqimeve, por në sasi më të vogla”, sqaroi Prof. Dr. Antonio Catona, kirurgu i përgjithshëm, i pari në botë që ka realizuar me laparoskopi këtë lloj ndërhyrje.

Gërshetimi i eksperiencës mjekësore me teknologjinë inovative ka bërë që emri i Spitalit Amerikan të kalojë kufijtë shqipfolës, dhe qindra pacientë të huaj të konsiderojnë Spitalin Amerikan, si destinacionin mjekësor që u jep zgjidhje të suksesshme të gjitha patologjive; nga ato më të thjeshta deri edhe kirurgjitë më të komplikuara.

“Kisha dëgjuar fjalë të mira për Spitalin Amerikan dhe kirurgun e shkëlqyer Prof. Dr. Antonio Catona që këtë lloj ndërhyrje e kryejnë me laparoskopi përmes tubash dhe jo me kirurgji klasike, ndaj dhe vendosa. Referencat në këtë rast ishin të drejta”, u shpreh 30-vjeçarja.

E ardhur për një kontroll post operativ ajo rrëfeu se koha e shkurtër e hospitalizimit që mundëson teknika mini-invazive laparoskopike, i dha shansin të kthehej shpejt në përditshmëri. Ndërsa vlerësoi dhe falënderoi kirurgun, pacientja nënvizoi edhe punën e palodhur të stafit mjekësor të Spitalit Amerikan.

“Qëndrova rreth 5 ditë në Spitalin Amerikan dhe shpreh vlerësimet më të mira për të gjitha kushtet dhe në veçanti dua të falënderoj Prof. Dr. Antonio Catona-n dhe stafin infermieror të cilët ishin të gatshëm në çdo moment”, theksoi Ljupka Avramovikj.

 

Vlen të theksohet se te pacientët me diabet është vërejtur se pas kësaj ndërhyrje kjo patologji është zhdukur në 90% të rasteve. Gjithashtu përmirëson frymëmarrjen, duke hapur ato fusha pulmonare të cilat më parë ishin të mbyllura.

Në harkun kohor të një viti, në Spitalin Amerikan janë kryer me sukses të plotë pa asnjë komplikacion rreth 20 operacione të tilla.

Për më shumë informacion ose vizitë me kirurgun e përgjithshëm Prof. Dr. Antonio Catona kontaktoni në 042357535 ose klikoni në:

rezervime.spitaliamerikan.com

Kujdesi për bebet në verë Spitali Amerikan, këshilla të vlefshme për prindërit

By Spitali Amerikan - Të Reja

Ka vetëm një gjë me të cilën nuk mund të bëni kompromis, me atë çfarë është pa diskutim më e mira për fëmijën tuaj. Ju do zgjidhni mjekun më të mirë për të ndjekur shtatzëninë tuaj, do ndiqni rigorozisht këshillat e specialistit, do ushqeheni sipas dietës ideale e që u shërben ju dhe bebit tuaj, do zgjidhni ku do bëni lindjen dhe pasi të keni në krahë krijesën tuaj të shtrenjtë, do këshilloheni në vazhdim me më të mirët.

Spitali Amerikan është zgjedhja juaj për të gjithë hapat dhe ju sigurojmë se rrugëtimi juaj që nga fillimi i familjes dhe prindërimi do të jetë më i bukur , pa frikë apo dyshime dhe me më shumë siguri.

Stina e verës shtron pyetjet më të shpeshta e ngre dilemat për prindërit e rinj dhe jo vetëm, për kujdesin ndaj foshnjave dhe fëmijëve. Nga dr. Niketa Kolici, mjekja specialiste neonate vijnë disa këshilla të vlefshme dhe që shuajnë kuriozitetit dhe të panjohurat sidomos për sjelljen e prindërve të rinj.

Sipas dr. Niketa Kolici, mjeke pediatër neonatologe në Spitalin Amerikan 3, ekspozimi në diell, si faktor i rëndësishëm në rritjen e shëndetshme të bebit tuaj, kërkon një vëmendje të veçantë. Ka gjithmonë një diskutim të gjerë se kur duhet të përdorni krem mbrojtës kundra diellit. Kremi këshillohet të përdoret duke filluar nga muaji i 6 i jetës. Duhet të aplikohet gjysmë ore para se bebi të ekspozohet në diell. Ndiqni rregullin e artë: “ Sa më i vogël fëmija dhe e gjatë koha e ekspozimit, aq më i lartë duhet të jetë faktori SPF mbrojtës. Sipas mjekes, këshillohet evitimi i produkteve mbrojtëse në kombinim me ato kundër insekteve.

Rrezet e diellit janë shumë të dobishme pasi nxisin prodhimin e vitaminës D, por ekspozimi duhet të bëhet në mënyrë graduale. Prindërit duhet të shmangin oraret e pikut të vapës 10.00 deri në 16.00 të pasdites; pasi intensiteti i diellit dhe rrezatimi është i dëmshëm, Kështu evitohet dehidrimi, skuqjet apo djegiet e lëkurës dhe në vazhdim ulni rrezikun e shfaqjes së formave të kancerit të lëkurës.

Praktika të tjera që i vijnë në ndihmë fëmijës tuaj janë veshja me rroba të lehta (lino ose pambuk) dhe e rëndësishme të jenë ngjyra të çelëta, të cilat nuk i thithin rrezet e diellit.

Freskojini shpesh kokën ose të gjithë trupin me ujë në një temperaturë normale Hidratimi është rregulli i artë që duhet ndjekur me përpikmëri për të zëvendësuar lëngjet e humbura nëpërmjet djersitjes. Në rast të temperaturave të larta, për nënat që ushqejnë bebet me gji këshillohet një rritje e intensitetit të gjidhënies sa herë që fëmija e kërkon apo për rastet e ushqyerjes me qumësht formule të kontrollohet dhe ruhet në kushte të përshtatshme. Në moshat mbi një vjeç, të dobishme mund të jenë edhe pijet të cilat përmbajnë kripëra minerale. Ajrosja e ambientit në mënyrë konstante dhe përdorimi i kondicionerit në temperatura normale 23-24 gradë ndihmon në mirëqenien tuaj dhe të bebit tuaj.

Këto këshilla me siguri do ta bëjnë ta shijoni më shumë stinën e verës.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë pediatër kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

 

Kirurgjia moderne e këmbës, vetëm në Spitalin Amerikan!

By Spitali Amerikan - Të Reja

Prof. Dr. Ernst Orthner, kirurgu ortoped austriak, eminent në kirurgjinë ortopedike, që nga muaji Qershor 2018 ju shërben pacientëve në Spitalin Amerikan, me metodat më të avancuara të trajtimit të problemeve me këmbën.

Kirurgjia ortopedike ka evoluar me hapa të mëdha këto 20-30 vitet e fundit. Spitali Amerikan, pararojë në shërbimet dhe teknologjitë më të avancuara në fushën e mjekësisë në vend dhe rajon, ka përqafuar me sukses çdo metodë inovative të përdorur në shërbim të përmirësimit të cilësisë së jetës, reduktimit të dhimbjes, si dhe zgjidhjes përfundimtare të patologjive të ndryshme.

Pacientët në Spitalin Amerikan tani do të ketë fatin dhe mundësinë të njihen nga afër dhe të përfitojnë shërbim të specializuar nga një prej eminencave të fushës së kirurgjisë ortopedike, kirurgut ortoped austriak Prof. Dr. Ernst Orthner, që solli 20 vite më parë sistemin e ri të kirurgjisë së këmbës, duke përdorur metoda specifike si; vendosja e pllakave ose vidave, përdorimin e metodave minimale invazive, protezën e kyçit të këmbës, operacionet e tendinit dhe deformimeve të tij, trajtime të specializuara sidomos për këmbën diabetike, si edhe rikonstruktimin e këmbës për të shmangur amputimin.

Problemet me këmbën shfaqen në forma të ndryshme, duke shkaktuar dhembje kronike, vështirësi funksionale, si në ecje, shpesh shqetësim edhe estetik.

Në jo pak raste, për këto shqetësime që sjell këmba dhe shputa e këmbës, pacientët nuk janë të mirinformuar. Dhembja e tabanit të këmbës (shputës), deformimet post-traumatike, artriti, deformimet e këmbëve te foshnjat, këmba diabetike etj; janë patologjitë më të zakonshme.

Për trajtimin e këtyre patologjive zgjidhja e parë e rekomanduar është përdorimi i këpucëve ortopedike apo medikamentet e ndryshme. Në skenarët më të komplikuar dhe patologjitë më të rënda zgjidhja mbetet amputimi.

Prof. Dr. Ernst Orthner nga eksperienca e tij me më shumë se 15.000 operacione, është një prej kirurgëve më të famshëm të këmbës dhe shputës në të gjithë Evropën. Ai është ftuar si moderator në më shumë se 30 kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe i ftuar nderi në Kongreset e Kirurgjisë Moderne të Këmbës në Gjermani, Austri, Rumani, Greqi, Zvicër, Spanjë, Itali dhe Luksemburg. Ai ushtron profesionin e tij në dy spitale dhe 2 Qendra të Trajtimit të Këmbës në Austri.

Në eksperiencën e tij shumëvjeçare, Prof. Dr. Orthner trajton pacientë të ndryshëm në mbarë botën dhe idetë e tij të avancuara për trajtimin e patologjive të këmbës përdoren tashmë në nivel ndërkombëtar. Prof. Dr. Ernst Orthner i ka dhënë zgjidhje dhe rasteve më të komplikuara si:

* Problemet degjenerative dhe artritin

* Artritin e kyçit të këmbës, duke e ristrukturuar nga e para apo duke përdorur metodën e artroskopisë

* Këmbën diabetike, e cila mund të trajtohet me kirurgji mini invazive duke parandaluar amputimin e këmbës

* Deformimet e shputës së këmbës siç janë bunions (gungat në këmbë), tkurrja e gishtave të këmbës, kallot; si dhe keqformime të tjera që sjellin vështirësi në ecje

* Rikonstruktimin e funksionit të këmbës, duke përdorur implantet speciale

* Deformimet post traumatike dhe rikostruktimin post traumatik

* Dëmtimet akute të këmbës dhe frakturat komplekse

Prof. Dr. Ernst Orthner do të jetë në Spitalin Amerikan 3, në Qershor, për të sjellë këto metoda të avancuara për trajtimin e patologjive të këmbës, duke reduktuar dhembjet, rifituar funksionin e këmbës dhe për të shmangur amputimin e saj.

Për më shumë informacion ose vizitë me Prof. Dr. Ernst Orthner kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Keni dhembje dhe nuk dini cilit mjek t`i drejtoheni? Pa dilema! Mos humbni kohë të zgjidhni specialistin e duhur

By Spitali Amerikan - Të Reja

Në jo pak raste pacientët ndihen konfuzë për simptomat që përjetojnë dhe gabojnë për t’u drejtuar tek specialisti i duhur.

Kjo përkthehet në humbje kohe, në jo pak raste jetike, për patologji të ndryshme dhe aspak zgjidhje për shqetësimet e pacientit.

Konkretisht, në rastet e dhimbjes së kyçeve dhe shputave të këmbëve, pacientët nuk dinë se cilat janë patologjitë specifike që mund të prekin shputën dhe kyçin, si dhe cili është roli i mjekut specialist në këtë rast.

Për të gjithë ata që nuk janë mjaftueshëm të informuar, mjeku specialist që trajton këto simptoma; në këtë rast kirurgu ortoped; trajton të gjitha patologjitë e kyçit dhe shputës që prej “bunions” i njohur ndryshe dhe si Hallux; ligamentet, këmbën diabetike e deri te rimodelimi i kyçit të këmbës.

Nëse keni shqetësime në këto zona të këmbës, duhet të keni parasysh se është shumë e rëndësishme që të trajtohen në kohë. Patologjitë që prekin kyçin dhe shputën kanë tendencën të përkeqësohen në vazhdim; disa prej tyre trajtohen me ushtrime fizike apo duke ndërruar këpucët, ndërkohë që patologji të tjera kanë nevojë për kujdes më të avancuar.

Në qendrën tonë të ortopedisë, në një prej specialiteteve, si shërbimet diagnostike dhe kirurgjikale për zgjidhjen e patologjive të kyçit dhe shputës, i japim një rëndësi më të veçantë rasteve komplekse që kanë nevojë për kirurgji të specializuar apo për trajtime në një kohë të gjatë.

Këtu trajtohen të gjitha patologjitë si:

– frakturat e tendinave

– këputja e tendinave dhe ligamenteve

– dobësimin e muskujve nga dëmtimet sportive

– sëmundjen e artritit qe prek kyçin dhe shputën

– dëmtimet sportive

– gungat në këmbë ose ndryshe “bunion”

– dhimbjen e thembrës

– dëmtimet e thembrës

– çrregullimet post-traumatike

– deformimet e këmbës

– këmbën diabetike

– patologjitë që prekin fëmijët, etj

Vizita e parë gjinekologjike! Çfarë duhet të dimë?

By Spitali Amerikan - Të Reja

Adoleshenca është mosha në të cilën trupi i femrës pëson ndryshime të menjëhershme. Në këtë stad zhvillimi femrat fillojnë pjekurinë seksuale që ka të bëj dhe me zhvillimin e organeve riprodhuese, si rrjedhojë është e domosdoshme që një femër e kësaj moshe të filloj të kryejë vizitat te mjeku Obstetër–Gjinekolog.

Periudha kur një adoleshente duhet të paraqitet te mjeku gjinekolog është midis moshës 13-15 vjeç. Mjeku gjinekolog është i specializuar për kujdesin shëndetësor të grave. Shumë vajza fillojnë të kryejnë vizitat e para të mjeku gjinekolog në moshën e adoleshencës dhe e vazhdojnë këtë rutinë përgjatë gjithë jetës së tyre. Grave dhe vajzave i këshillohet që të bëjnë një check-up rutinë te mjeku gjinekolog çdo vit, si dhe të paraqiten pranë mjekut për çdo shqetësim që ato kanë.

Vizita e parë te mjeku gjinekolog dhe rutina e vizitave që do të pasojë do ti ndihmojë këto vajza të reja për të qënë gra të shëndetshme në të ardhmen. Vizitat e hershme te mjeku obstetër-gjinekolog i jep mundësinë mjekut të shpjegojë dhe sigurisht vajzave të kuptojnë se si po ndryshon trupi i tyre dhe se si ato të kujdesen për trupin e tyre, por jo vetem kjo, infeksionet e traktit urinar te femrat apo infeksionet vaginale janë një ndër sëmundjet më të shpeshta që prekin organet gjenitale femërore. Infeksionet vaginale jane infeksione të cilat nuk prekin një moshë të caktuar, kushdo nga femrat ditët e sotme mund të preket nga infeksionet vaginale ndaj një arsye e rëndesishme për të filluar vizitat te mjeku gjinekolog është dhe rreziku i prekjes prej tyre.

Akoma në ditet e sotme vërehet një hezitim i vajzave të grupmoshave nga 13-18 vjeç për tu paraqitur te mjeku gjinekolog, kjo për arsye se shumë prej tyre e kosiderojnë të turpshme apo të sikletshme këtë vizitë. Është e rëndësishme të kuptohet se konsulta me mjekun gjinekolog nuk është aspak e dhimbshme apo e sikletshme.

Në Spitalin Amerikan mjekët gjinekolog do të bashkëbisedojë me ju për të marrë një informacion më të detajaur rreth historisë tuaj shëndetësore, pyetjet që mund, tju drejtohen janë:

  • Periudha që ju kanë ardhur menstrulacionet dhe nëse ju vijnë në ditët e
  • caktuara apo keni një cikël të çrregullt
  • Pyetje rreth akneve në fytyrën tuaj, pasi ato kanë lidhje të drejtpërdrejtë me hormonet në trupin tuaj
  • Pesha juaj trupore
  • Mardhëniet seksuale etj.

Bashkëbisedimi është pjesa e parë e vizitës, në ekzaminimin fizik për vajzat adoleshente do të duhet të bëjnë një eko abdominale për të parë organet gjenitale nëse ka ndonjë anomali të mundshme. Përveç ekos do të duhet të kryhet dhe një analizë gjaku (check-up) ndërkohë që Paptest-i nuk është e këshillueshme të kryhet deri në moshën 21 vjeç ndaj ekzaminimet e lartpërmenduar do të mjaftojnë për të kryer konsultën e parë te mjeku gjinekolog.

Konsultat te gjinekologu nuk janë turp por janë një shenjë që tregon se ju tashmë po rriteni dhe trupi juaj po përgatitet për të qënë një grua. Të ndjekësh këshillat e mjekut si dhe të krijosh një mardhënie besimi me të do të thotë se tashmë ti je një e rritur e cila kërkon që të ketë një trup të shëndetshëm. Gjithashtu në këtë stad zhvillimi prindërit duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin shëndetësor të fëmijëve të tyre.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët gjinekolog të Spitalit Amerikan, kontaktoni në 042357535 ose në rezervime.spitaliamerikan.com

Page 7 of 7«‹567

Të Fundit

  • Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    Mario Karaj – CEO i Spitalit Amerikan, intervistë ekskluzive për prestigjozen “USA Today”
    05/03/2025
  • Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    Nga Dhjetori 2006, Spitali Amerikan prej 17 vitesh mundëson shërbimet bashkëkohore që dikur detyronin shqiptarët të dilnin jashtë vendit
    13/12/2023
  • Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    Masterklasi Ndërkombëtar i Imazherisë së Gjirit mbledh në Tiranë elitën e mjekësisë shqiptare dhe të huaj
    18/09/2023
  • Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    Kujdes shëndetin në stinën e nxehtë, Spitali Amerikan ofron paketat ekzaminuese për korrik-gusht 2023
    10/07/2023
  • Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    Prof.Dr. Perlat Kapisyzi FCCP: Pletismografia, është i vetmi ekzaminim i sistemit respirator që vlerëson shkëmbimin e oksigjenit në nivel alveolar
    15/05/2023
  • Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    Sindromi i Zorrës së Gjatë apo Dolichosigmoid Colon Syndrome
    06/03/2023
  • Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    Infeksionet Stafilokoksike, diagnostikimi, trajtimi dhe masat parandaluese
    06/03/2023
  • Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    Urtikariet, Dr. Shk.Alketa Bakiri: Ja çfarë duhet të bëni kur keni këto manifestime kutane në lëkurë të shoqëruara me skuqje dhe kruarje
    06/03/2023
  • Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    Doktor, kur je mbi 40 vjeç, duhet ta marrësh aspirinën e zemrës?
    06/03/2023
  • Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    Ad hominem “Protegas sanitas, diutius vivere” – Mbroni shëndetin, të jetoni gjatë.
    06/03/2023
© American Hospital sh.a. Të gjitha të drejtat e rezervuara. - Politikat e privatësisë